Trump i del në mbrojtje Hegseth pas lajmeve se presidenti po mendon ta zëvendësojë: Ai do vazhdojë të jetë pjesë e stafit tim

05/11/2026 17:49

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur qëllimin e tij për ta mbajtur Pete Hegseth si Sekretar të Mbrojtjes, pavarësisht raportimeve se ai po shqyrton zëvendësimin e tij pas humbjes së rëndë zgjedhore të republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Përmes një postimi në platformën X, ai kontaktoi presidentin amerikan, i cili i tha: “Kam çdo qëllim ta mbaj atë”.

Trump madje dukej i befasuar nga presioni që po merr në lidhje me Sekretarin e Mbrojtjes, duke thënë: “Po marr këto telefonata për të. Nuk e kuptoj pse”.

Këto deklarata vijnë pas informacionit të raportuar nga CBS News dje, duke cituar burime të shumta, sipas të cilave Trump kishte filluar t’i pyeste këshilltarët e tij nëse Hegseth duhet të qëndronte në pozicionin e tij në kabinet.

Në të njëjtën kohë, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ia atribuoi publikisht humbjet zgjedhore të republikanëve luftës me Iranin, duke e lidhur humbjen e partisë në zgjedhjet e së martës me pasojat e përfshirjes ushtarake amerikane.

Top Channel