Mesditën e 3 janarit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rikthehet në punë pas festave për të vendosur për mandatet e deputetëve Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledion Rehovica të LSI-së, për të cilët prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për shkak se kanë gënjyer në formularin e dekrimializimit për vepra penale për të cilat janë hetuar në Itali.

Sot kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili refuzoi të flasë gjatë për deputetin Rehovica, duke thënë se ai do ta sqarojë vetë pozitën e tij.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton dhe përgjigjet e prokurorisë për ish-deputetët Omer Mamo dhe Mhill Fufi, si dhe krytarin e bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri.

Mësohet se organi i akuzës për të tre këta emra ka deklaruar se nuk përfshihen në sferën e veprave që ligji i dekrimanalizimit i ndalon për t’u zgjedhur apo emëruar.

Top Channel