Koncerti në sheshin “Skënderbej”. Artistët më të mirë për të pritur Vitin e Ri në Tiranë

31/12/2017 13:41

Edhe Tirana është gati për ndërrimin e viteve.

Bashkia e kryeqytetit ka përgatitur një program festiv në të cilin është parashikuar koncerti me këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare dhe spektaklin e fishekzjarreve në mesnatë.

Festa do të nisë në orën 22.30 të mbrëmjes me muzikë dhe do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit.

Bashkia e Tiranës i fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e programit dhe të numërimit mbrapsht me kreun e bashkisë në sheshin “Skënderbej”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel