FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Veç pasojave negative në buxhet, kriza energjetike ka dëmtuar edhe rritjen ekonomike. Instituti i Statistikave raportoi se pas dy tremujorësh me rritje 4 për qind, prodhimi kombëtar u rrit më ngadalë në tremujorin e tretë.
“Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë të vitit 2017 vlerësohet me rritje prej 3,55 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2016”, shprehet Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e INSTAT.
Përveç energjisë, sektorët e tjerë kanë shënuar rritje, veçanërisht turizmi, ndërtimit dhe sektori i shëndetësisë.
“Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,90 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,89 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,68 pikë përqindje”, thotë drejtoresha e INSTAT.
Nga krahu i kërkesës, ekonomia është ndihmuar nga rritja e konsumit, ndërsa rritja e investimeve është ngadalësuar nga nivelet dyshifrore në tremujorin e parë dhe të dytë.
“Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3,25 %”, shprehet Ibrahimaj.
Në total, si nëntë mujor prodhimi kombëtar është zgjeruar me 3.87 për qind krahasuar me vjet, një ritëm në linjë me objektivin e qeverisë dhe FMN për një rritje 3.9 për qind.
Top Channel