Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin përjashtohen pasi futën fshehurazi celularë Pas përmbytjeve të dhjetorit fondacioni “Dritan Hoxha”, Telekom Albania, Balfin Group dhe Bashkia e Tiranës u bënë nismëtarë të një fushate mbledhje fondesh nëpërmjet mesazheve telefonikë, që së bashku me fondet e vënë në dispozicion nga partnerët, u konvertuan në ndihma. Të cilat u shpërndanë pranë banorëve të Darëzezës dhe Novoselës, me ndihmën e forcave të armatosura.
Ndihmat e magazinuara në ambjentet e brendshme të Top Channel u ngarkuan në kamionët e vënë në dispozicion nga Forcat e Armatosura.
Pas përmbytjeve të fundit bashkërendimi i ndihmës kombëtare dhe ndërkombëtare iu besua ushtrisë, që shpërndarjen e bëri sipas nevojave të paraqitura nga pushteti lokal. Njësoj u veprua edhe në këtë rast.
Kamionët u ndalën fillimisht në Novoselë, ku bënë edhe shpërndarjen e parë të ndihmave:
Ndihmat nuk do të ishin te mundura pa kontributin e mijëra qytetarëve që iu bashkuan nismës me anë të mesazheve telefonike, në numrin e vënë në dispozicion nga Telekom Albania, kompani e cila luajti një rol të rëndësishëm në këtë fushatë.
“Telekom Albania i bashkohet iniciatives se Fondacionit Dritan Hoxha jo vetem sepse duam qe t’i bejme keto familje te mbytura ne fshatin Novosele pak me te lumtura per festat e fundvitit, por edhe sepse telekom gjate gjithe vitit, prej 20 vitesh eshte shume aktive duke ndihmuar komunitetet ne nevoje, me vullnetin e mire per te permiresuar jeten e tyre dhe keto dhurime jane menyra jone per ti uruar gezuar vitin e ri 2018”, tha Sibela Pipa, Telekom Albania.
Pas Novoselës automjetet u drejtuan në Darëzezë, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet.
“Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel si gjithe rastet e tjera te ngjashme te ndodhura ne vendin tone jane solidarizuar edhe kete here per tu ardhur ndihme familjeve dhe qytetareve ne nevoje. Nje falenderim i vecante shkon per parteneret tane Balfin Group, Bashkia Tirane dhe Telekom por edhe te gjithe qytetareve qe me ane te sms-ve u bene ndihmes direkt ne kete fushate prej muajit dhjetor”, thotë Arjan Ymeri, Top Media.
Partnerë të nismës ishin edhe Bashkia Tiranë dhe Balfin Group, që e vleresoi maksimalisht nismen. Grupi Balfin, nëpërmjet kompanisë Neptun mundësoi pajisjen e një pjesë të familjeve të përmbytura me pajisje elektroshtëpiake BEKO, ndërkohë që SPAR ofroi tonelata me ushqime dhe pije.
Top Channel