E premte, 05 Janar 2018
16:35
Ambasada: Linjë direkte Tiranë-Tel Aviv

Shumë shpejt pritet të nisin fluturimet direkte Tiranë-Tel Aviv. Ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Izrael, ajo e cila nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit, ka bërë të ditur lajmin.

16:26
“Rraha të dashurin”, Era Rusi tregon të vërtetën

“Asnjëherë nuk kam qëlluar një mashkull”. Ka qenë kjo deklarata e këngëtares Era Rusi në “Pop Culture” në Top Channel, pas lajmeve të botuara në media se dikur ajo ka rrahur një të dashur sepse mendonte se e tradhtonte.

15:59
Amerikanët, në radhë për librin mbi Trump

Duke sfiduar përpjekjet e avokatëve të Donald Trump për të penguar hedhjen në treg të librit shpërthyes mbi “pas kuintave” e Shtëpisë së Bardhë, shtëpia botuese amerikane vendosi ta nxirrte në shitje përpara parashikimit.

15:34
Avni Mula 90 vjeç; Artisti feston ditëlindjen me muzikë

Baritoni i njohur Avni Mula festoi 90 vjetorin e lindjes në një festë me muzikë, mes miqsh dhe familjarësh. Një artist i madh, Nder i Kombit, nga i cili kemi kemi trashëgim disa nga këngët më të bukura të reportorit shqiptar, si “Nënë moj do pres gërshetin”, “Këngët e Atdheut tim”, “Valsi i lumturisë”, etj.

15:27
Gjykata Speciale; EUobserver: Do hetohet Thaçi dhe vëllai i Haradinajt

Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale, shkruan EUobserver, duke iu referuar deklaratës së shteteve të Quintit, media e pavarur qe mbulon zhvillimet e brendshme të bllokut europian nënvizon pasojat e rënda më të cilat do të përballet Kosova nëse tenton t’i largohet një organizmi mbi Krimet e Luftës.

15:17
Ndërtimi, 296 milionë euro; Në 2017 u dhanë 608 leje, shumica për banesa

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave paralajmërojnë një bum ndërtimesh të reja gjatë viteve në vijim. Vetëm në nëntë muajt e parë të 2017-ës autoritetet dhanë 608 leje ndërtimi në të gjithë vendin, ku do të investohen 296 milionë euro. Kjo shifër është 2.3 herë më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2016. Thuajse e gjithë kjo rritje vjen nga ndërtesat për qëllime banimi, apartamente dhe vila rezidenciale, me 170 milionë euro investim, ose 6 herë më shumë se viti 2016.

15:13
Nga baraka, në shtëpi; Familjet rome në Tiranë përfituan strehim

Familja Shahini është një nga 60 familjet rome që përfitoi nga banesat e ndërtuara në ish-repartin ushtarak në Lanabregas. Mbrëmja e ndërrimit të viteve ishte më e ngrohtë se kurrë për Gencin, Rovenën dhe 3 fëmijët e tyre.

15:13
Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, u denoncuan në Francë nga një 18-vjeçare shqiptare

Rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë ka zbuluar një rrjet trafikantësh të cilët janë nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali.

15:06
Drejtësi e mbartur; Në Gjykatën e Tiranës mbi 600 çështje nga 2017-a

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë është gjykata më e madhe në vend. Fluksi i çështjeve për një vit, bën që një pjesë e dosjeve të mbarten në vitin pasardhës. Kështu ka ndodhur edhe sivjet ku vetëm për çështjet penale janë mbartur nga viti i kaluar mbi 600 dosje.

14:47
Mandatet e Rakipit dhe Rehovicës; KQZ vendos: Nuk do jenë më deputetë

Nga sot, Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledion Rehovica i LSI-së nuk janë më deputetë të Parlamentit të Shqipërisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u hoqi mandatet pas kërkesës së Prokurorisë, në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

14:26
Skënderbeu i “rrëmben” Luftëtarit, Kristal Abazajn

Kristal Abazaj është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Klubi korçar ka sigurar firmën për sulmuesin 21-vjeçar, që do të mbetet me huazim në Gjirokastër deri në fund të sezonit.

13:53
Shkeljet në hipoteka, Gjonaj shkarkon 8 punonjës

Në kuadër të premtimit që Qeveria ka bërë në fillim të mandatit të saj, për “Qeverisje në koalicion me njerëzit e zakonshëm”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shprehet se institucioni që ajo përfaqëson mbetet i angazhuar maksimalisht për të trajtuar dhe zgjidhur ankesat e qytetarëve.

13:31
Meta, vizitë në Pustec

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkinë e Pustecit, ku u prit në qendër të Pustecit nga dhjetra banorë të minoritetit maqedonas dhe autoritetet vendore.

13:19
Conte larg Londrës, Simeone trajner te Chelsea

Chelsea dhe Antonio Conte do të kenë rrugë të ndarë, ndoshta që në fundin e këtij sezoni. Edhe pse italiani ka ende një vit kontratë të vlefshme me klubin londinez, e ardhmja e tyre nuk është aspak optimiste.

12:05
Laç, vrasja e 16-vjeçarit natën e ndërrimit të viteve; arrest me burg për dy kushërinjtë

Gjykata ka vendosur arrest me burg për dy të rinjtë të cilët dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve kushëririn e tyre 16-vjeçar.

11:08
Kryeprokurorja Arta Marku takon ambasadorin italian

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka pritur sot në një takim ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, ku kanë diskutuar mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

10:37
‘Dimri i Madh’, gjunjëzohet SHBA dhe Evropa

Në guidat turistike nuk tregohet kështu…sheshi ikonik i Nju Jorkut, është tërësisht i bardhë, pas goditjes nga stuhia dimërore që solli vdekje dhe shkatërrim në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara. Kryebashkiaku Bill de Blasio ka shpallur një emergjencë dimërore moti për qytetin ku banorët lokalë dhe turistët po bëjnë më të mirën e mundshme në mesin e acarit të madh.

10:10
Tiranë, zjarr në banesë; humb jetën një 85-vjeçar

Një i moshuar humbi jetën këtë mëngjes në Tiranë, si pasojë e zjarrit që ra në shtëpinë e tij.

09:05
Zuckerberg pranon defektet e Facebook-ut

Mark Zuckerberg e pranon se Facebook-u ka probleme, ndreqjen e të cilave, siç thotë, e ka kthyer në sfidën e vet personale të vitit 2018.

E enjte, 04 Janar 2018
22:56
Dy penallti dhe Mayoral vulosin kualifikimin e Realit

Edhe pa Ronaldon në fushën e lojës dhe me mungesa të tjera të rëndësishme, Reali i Madridit ka arritur të fitojë pastër 0-3 ndaj Numancias në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit.

22:49
Vendet e Kuintit, “kërcënim” Kosovës për Specialen

Përmes një deklarate publike, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Kosovë shprehën shqetësimin e thellë për përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

21:47
Kim Jong un bombardon qytetin e tij

Koreja e Veriut mund të ketë bombarduar aksidentalisht një qytet të sajin. Të paktën kështu pretendojnë zyrtarë amerikanë pasi kanë analizuar pamjet e reja satelitore të marra pranë një baze sekrete ushtarake të shtetit diktatorial.

20:52
Barcelona e nis me barazim 2018-ën! Rikthehet Dembele

Barcelona nuk ka mundur ta nisë vitin 2018 me fitore, megjithatë një barazim 1-1 në fushën e Celta Vigo-s në Kupën e Mbretit mund të cilësohet si një rezultat pozitiv.

20:45
Skandal/ Antidepresivët shiten pa kriter. Mjekët: “Xanax”-i krijon varësi

Sipas të dhënave të publikuara, importet e antidepresivëve si “Loram”-i, “Xanax”-i dhe “Citolex”-i janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit. Për vitin 2016, ato janë 7-17% më të larta sipas llojit të medikamentit. Me ritme shumë të shpejta, deri në 11-12% janë rritur importet vetëm për “Xanax”-in.

20:05
Top Channel, rekord audience natën e ndërrimit të viteve

“Abacus”, kompania që mat audiencën televizive, ka publikuar shifrat e matura në natën e ndërrimit të viteve. Shifrat e këtij viti konfirmojnë epërsinë e programacionit të pasur, që Top Channel i serviri publikut.

19:01
Tërmeti trondit San Franciskon

San Francisko është goditur nga një tërmet ditën e sotme, ndërsa ka edhe paralajmërime për të tjera lëkundje.

18:12
Vasili: Shëndetësia falas vdiq, rroftë militantizmi provincial

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, akuzon qeverinë Rama se po çon shëndetësinë drejt militantizmit dhe se po largohet gjithnjë e më tepër nga premtimi i shëndetësisë falas.

18:04
Spalletti: Pastore e Mkhitaryan? Nuk kemi 40 mln euro

Ndërsa tifozët e Interit numërojnë ditët që nga fitorja e fundit në kampionat kundër Chievos, plot një muaj më parë, trajneri Spalletti duket i qetë dhe beson se skuadra ka forcë që të rikthehet në formën e saj më të mirë.

18:01
Libri për Trump, avokatet duan të pengojnë botimin

Avokatët e presidentit amerikan Donald Trump po përpiqen të pengojnë botimin e një libri që përfshin deklarata shpërthyese mbi presidencën e tij.

17:26
Fëmija shpëton mrekullisht nga peshkaqenët – VIDEO

Disa pamje të filmuara me dron në Bahamas tregojnë se sa pranë rrezikut për jetën ka qenë një fëmijë, teksa një tufë me peshkaqenë është vërsulur drejt tij.

16:49
Elseid Hysaj: Më pëlqen futbolli që bën Napoli

Eliminimi nga Kupa e Italisë ka qenë një goditje e madhe për Napolin dhe këtë nuk e fsheh as mbrojtësi i shqiptar Elseid Hysaj. Në një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli, mbrojtësi i djathtë tregon situatën në skuadër.

16:39
KLSH kallëzim penal për ish-kryetarin e KPP, Gentian Kerri

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-Kryetarin e KPP-së z. Gentian Kerri si dhe dy prej ish-anëtarëve dhe dy prej anëtarëve aktual të këtij institucioni.

15:42
Parashikimi, moti ekstrem ‘fal’ Shqipërinë

Stuhia Eleonora që ka goditur Europën, duke shkaktuar deri tani tre të vdekur, nuk e prek Shqipërinë. Përkundrazi, këto ditë janë të ngjashme me një vjeshtë në fillim të janarit, pasi gjatë gjithë kohës do të kemi kthjellime, vranësira dhe reshje në sasi të pakta, pohon meteorologia Tanja Porja.

15:30
Paloka: Lirimi i Sotës tregon se Rama kontrollon sistemin e drejtësisë

Nënkryetari i Partisë Demokatike Edi Paloka akuzoi se lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë.

14:49
Kotzias: Të vendosur të zgjidhim problemet me fqinjët

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaron se Greqia është e vendosur për të zgjidhur sa më shpejt problemet e mbartura me fqinjët veriorë.

14:32
Faturat e papaguara/ OSHEE, skemë të re për pagesën me këste

OSHEE do të aplikojë edhe për 2018-ën skemat lehtësuese për klientët debitorë. Akt-marrëvshjet do të jenë funksionale për të gjitha kategoritë, duke nisur nga familjarët dhe shtresat në nevojë e deri tek bizneset.

14:05
Industria e bakrit, ndërtohet rafineria e pasurimit në Spaç

Miniera e bakrit në Spac, e cila gjatë regjimit komunist shfrytëzohej me punën e ish të burgosurve, është riaktivizuar sërish.

14:02
Festë me raki në qeli, pezullohen gardianët e burgut të Shën Kollit

Ministria e Drejtësisë ka proceduar për ndjekje penale 12 punonjës të burgut të Shën Kollit në Lezhë.

13:47
PS mbledh Asamblenë, analizohet 100-ditëshi i ‘Rama 2’

Të shtunën Asamblea e Partisë Socialiste mblidhet për një analizë të 100 ditëve të para të qeverisë Rama 2.

12:15
Tërmet në Malin e Zi, ndihet edhe në vendin tonë

Një tërmet me epiqendër në Malin e Zi është ndjerë edhe në vendin tonë.

11:35
Festë në burg, procedohen 12 policë

Pas publikimit në rrjetet sociale të një fotoje ku dukeshin disa të dënuar duke festuar brenda ambientit të burgut me sende të ndaluara, janë proceduar penalisht 12 punonjës të Policisë së Burgjeve.

11:22
Basha: Largimi i Edi Ramës, e vetmja kurë që i duhet vendit!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp deklaroi se “e vetmja kurë e plotë dhe përfundimtare për vendin është largimi i Edi Ramës”.

10:39
Moti i keq në SHBA, më ftohtë se në Mars

Pas reshjeve të pazakonta të borës në bregun juglindor, një stuhi e fuqishme dimërore do të godasë veri lindjen e kontinentit amerikan, me më shumë se 30 centimetra borë dhe erëra të fuqishme.

10:08
Mihajloviç shkarkohet, në Torino pritet Mazzarri

Mihajloviç nuk do të jetë më trajneri i Torinos. Vendimi për shkarkimin e trajnerit serb ka ardhur në orët e vona të mbrëmjes, pas humbjes që skuadra ‘Granada’ mori në derbi dhe eliminimit nga Kupa e Italisë.

10:03
Arratisje nga burgu grek, shqiptarët presin hekurat me sharrë

Tre shqiptarë dhe një gjeorgjian janë arratisur nga qelitë e paraburgimit në Athinë, pak pas mesnate.

08:52
Mot i keq në verilindje dhe juglindje

Verilindja dhe juglindja e vendit janë përfshirë gjatë natës nga reshje të dendura dëbore.

E mërkurë, 03 Janar 2018
22:52
Barazim spektakolar në derbin e Londrës

Nuk ka fitues në derbin e parë londinez për vitin 2018, ndonëse Arsenal dhe Chelsea dhuruan një paraqitje spektakolare në ‘Emirates Stadium’.

22:38
Juventus mposht Torinon dhe kalon në gjysmëfinale

Juventusi ka triumfuar me rezultatin 2-0 në derbin me Torinon, të vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

22:15
Trump për ish-ndihmësin: I iku mendja pasi u pushua nga Shtëpia e Bardhë

“Steve Bannon-it i iku mendja pasi humbi vendin e punës në Shtëpinë e Bardhë”, kështu u shpreh presidenti Donald Trump për ish-ndihmësin e tij, i cili në librin e ri të gazetarit Michael Wolf, citohet ta cilësojë si një tradhti takimin mes djalit të Trumpit dhe një grupi rusësh.

21:49
Cikloni “bombë” në SHBA, dëborë dhe reshje të shumta

Një ‘ciklon bombë’, siç e kanë pagëzuar meteorologët, do të godasë verilindjen e SHBA këtë javë, duke sjellë erëra shkatërruese në rajonin e prekur prej disa ditësh nga një i ftohtë vdekjeprurës.

20:37
Stuhia ‘Eleanor’ mbërthen Europën veriore

Stuhia dimërore Eleanor ka mbërthyer pjesën më të madhe të Europës veriore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ndërsa më herët u përplas në Britaninë e Madhe, duke lënë pa energji elektrike dhjetëra mijëra shtëpi, e duke shkaktuar probleme në qarkullim.

20:02
Dënimi i deputetëve, Vetëvendosje: I padrejtë, do apelojmë

Gjykata themelore e Prishtinës dhe një dënim me kusht prej 1vit e 6 muaj për Albin Kurtin e Donika Kadaj Bujupi, ndërsa Faton Topalli e Albulena Haxhiu u dënuan me 1 vit e tre muaj dënim me kusht, plus shpenzimet e Gjykatës.

19:48
Të tjera rrëshqitje dherash; Aksi Elbasan-Tiranë, lëvizja vijon përmes by-passit

Ka kaluar rreth një muaj nga shembja e një masivi të konsiderueshëm shkëmbor në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ndërkohë që ditët e para të Janarit këtu janë vërejtur rrëshqitje të tjera të përmasave më të vogla, çka tregon paqëndrueshmërinë e kësaj zone.

18:57
Punimet për sheshin, Bashkia: Ndryshime në qarkullimin e mjeteve

Për shkak se projekti i rikualifikimit urban të sheshit “Skënderbej” ka hyrë në fazën e dytë të punimeve, Bashkia e Tiranës njofton ndryshimin e planit të lëvizjes së automjeteve, për të mundësuar përfundimin e projektit brenda afatit të caktuar.

18:19
Dritan Shakohoxha rrëfen talentin e tij të pazbuluar

Përveç zërit të tij emblematik tanimë në komentet sportive në Supersport, Dritan Shakohoxha njihet edhe për sensin e tij të humorit dhe këtë më së shumti në rrjetet sociale.

17:33
Lojërat më të kërkuara për 2018-n (FOTO)

Ndryshimi i viteve për kompanitë e lojërave kompjuterike nuk është thjesht ndryshimi i një date, por edhe momenti për të lançuar projektet e saja më të reja.

17:20
Morgan sfidon Tesla-n

Morgan, prodhuesi britanik i njohur por prodhimet klasike të makinave, ka njoftuar planet e saj për të sfiduar Tesla-n, me një tjetër lloj makine elektrike.

16:11
Makinat më të shtrenjta të 2017-s

Prodhuesit e makinave nuk flenë kurrë pasi përpiqen të çojnë supermakinat përtej limiteve.

15:06
Bllokohen llogaritë e IRTC; Tatimet do verifikojnë transaksionet financiare

Administrata Tatimore do të verifikojë të gjitha transaksionet bankare të shoqërisë IRTC, e cila shfrytëzoi për më shumë se një vit rafinerinë e naftës në Ballsh duke krijuar mbi 50 milionë euro borxhe ndaj tatimeve.

14:33
Ministrja serbe për Ballist Morinën: Nuk e dimë kur do ekstradohet

Serbia nuk ka asnjë informacion se kur do ta ekstradojë Kroacia Ismail Morinën, e pohuar kjo nga vetë Ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviç.

13:35
Prishtinë, Gjykata dënon 4 deputetët e Vetëvendosjes

Më shumë se dy vjet nga ngritja e akuzës për gazin e hedhur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, 4 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mësuar sot vendimin e Gjykatës për ta.

13:04
Mandati i 2 deputetëve, KQZ kërkon informacione shtesë nga Prokuroria

Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica janë ende deputetë të paktën deri të premten. Përmes avokatit Ardian Vishaj, Rehovica mohoi gjithçka. Ndërsa i pyetur për një ndalim në policinë italiane, deputeti tha se nuk mbante mend se përse ka ndodhur.

12:55
Lezhë, plagoset me armë zjarri 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lagjen Gurras, në qytetin e Lezhës.

12:49
Komunikimi mes 2 Koreve/ Veriu komunist, ofertë Jugut për bisedime

Nga Koreja e Veriut vazhdojnë të mbërrijnë mesazhe pozitive. Vendi i izoluar komunist vendosi të hapë sërish komunikimin ndërkufitar me Korenë e Jugut, pavarësisht acarimit që njohën marrëdhëniet mes dy shteteve fqinje gjatë 2017-ës.

12:20
Lotaria amerikane, diskutohet zëvendësimi me një sistem me pikë

Pas sulmit terrorist të New York-ut, Donald Trump kërkoi t’i jepet fund lotarisë amerikane. Presidenti amerikan kritikon më së shumti kushtet që duhen plotësuar për të fituar lotarinë, të cilat i konsideron si tejet minimale dhe që mund të plotësohen nga kushdo.

12:09
Makinat e çregjistruara, në Gjirokastër mbeten në rrugë 15 mijë mjete

Rreth 4400 pronarë mjetesh në të gjithë territorin e qarkut të Gjirokastrës rezultojnë debitorë karshi Drejtorisë së Transportit Rrugor për shkak të taksave të pashlyera vjetore.

11:59
Gjirokastër, lagjet historike me shtëpi të rrënuara

Lagjet historike të Gjirokastrës kanë shumë shtëpi gjysmë rrënoja. Banorët thonë se degradimi ka ardhur prej mos investimit, braktisjes dhe largimit të pronarëve.

11:33
Fshati pa tokë e rrugë, banorët: Na kanë harruar

Fshati Narç është një fshat me rreth 1500 banorë që ndodhet në Bashkinë e Vaut të Dejës, në të cilin prej 20 vitesh fshatarët janë pa tokë dhe për të jetuar marrin me qira ose blejnë toka në zonën Lezhës.

11:22
Kombëtarja e nis me miqësoren ndaj Norvegjisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndaj Norvegjisë në datën e lirë të FIFA-s për muajin Mars. Kuqezinjtë e trajnerit Kristian Panucci zyrtarizuan më në fund rivalin për të cilin negocionin prej javësh, duke zgjedhur përfaqësuesen nordike për të testuar elementë të rinj.

10:52
Trump për Kim Jong-un: Butoni im bërthamor, më i madh

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se butoni i tij bërthamor është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se ai i liderit koreano-verior Kim Jong Un.

10:45
Statistikat në Gjermani, vendet e punës ‘në lulëzim’

Gjermania po njeh një bum të vendeve të reja të punës. Numri i personave që kanë punuar në ekonominë më të madhe të Evropës, në 2017-ën, nuk ka qenë asnjëherë më i lartë.

10:38
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën 6 persona

Një familje me 5 persona, përfshirë edhe dy fëmijë, dhe shoferi i një kamioni kanë humbur jetën në një autostradë në Italinë Veriore, në një aksident dramatik ku u përfshi një kamion, një makinë dhe një autocisternë e mbushur me benzinë.

10:30
Zaev dhe Tsipras, zgjidhje për emrin e Maqedonisë

Kryeministri i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, në një bisedë telefonike me homologun e tij grek Aleksis Tsipras, gjatë të cilës kanë shkëmbyer urime me rastin e vitit të ri, ka shprehur optimizmin e tij se brenda vitit 2018 do të ketë një zgjidhje për çështjen e emrit dhe pas këtij zhvillimi, fqinji verior i Greqisë do të mund të bëhet anëtar i NATO-s dhe të fillojë negociatat për integrimin e tij në BE.

10:19
Pasagjeri hap derën e emergjencës së avionit

Një pasagjer i Ryanair, i lodhur duke pritur për të dalë nga një avion në spanjë, u fut në telashe pasi hapi derën e emergjencës dhe u ul duke pritur në krahun e avionit.

10:13
Trump kërcënon palestinezët: ‘Do ndalim financimet’

SHBA mund të ndalë pagesat për palestinezët që nuk duan të vijojnë bisedimet për paqen. Në një postim në Twitter, presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA nuk merrte vlerësim dhe as respekt pavarësisht ndihmave të saj për palestinezët.

09:55
Peter Pacult në drejtimin e Kukësit

Nga një trajner i huaj, te një tjetër trajer i huaj. Pankina e Kukësit e lënë bosh nga largimi i serbit Milinkoviç do të plotësohet nga austriaku Peter Pacult.

E martë, 02 Janar 2018
22:46
Atalanta rrëzon Napolin dhe shkon në gjysmëfinale

Atalanta ka siguruar biletën e tretë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi ka mundur Napolin në shtëpi, me golat Castagne dhe Gomez. Goli i Mertens nuk mjaftoi për kryesuesit e Serie A.

19:28
Pas festave, rikthehen radhët në kufi

Ditët e para te këtij viti janë shoqëruar edhe me problemet e ngarkesës dhe pritjes në një prej pikave më të rëndësishmne kufitare në vend.

15:49
Korçë, gjendet pajetë pronari i pularisë. Dyshohet të jetë vetëvrarë

Një 67-vjeçar, pronar i një pularie në fshatin Porodinë të Korçës është gjetur i pajetë në ambientet e aktivitetit të tij privat.

15:26
Vrap pas festës në parkun e madh të Tiranës

Pas festës Tirana duket e përgjumur. Rrugët janë pothuajse bosh, por jo pistat e vrapimit në parkun e madh.

15:21
Bulqiza pa ujë, këputet linja kryesore e ujësjellësit

Tubi kryesor i ujësjellësit të qytetit të Bulqizës u këput nga rrëshqitje e gurëve në zonën D të minierave të kromit.

15:20
Ikën kreu i VV, Visar Ymeri: Sulm nga njerëz të Albin Kurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat e tij në parti. Në konferencën për shtyp gjatë së cilës nuk pranoi pyetje, Ymeri tha se këtë po e bën si shenjë mospajtimi për zhvillimet që kanë ndodhur në këtë parti së fundmi, por edhe si një akt zhgënjimi.

15:13
Me “plumba” kundër dritave, qëllohen linjat. Tirana sërish pa energji

Linja 110 kv e OST në Babrru është dëmtuar për të dytën natë rresht me plumbat armëve te zjarrit. Përcjellësi është këputur nga një plumb që ka depërtuar tej për tej duke sjellë sërish ndërprerje të energjisë elektrike në nënstacionin e uzinës së Traktorëve dhe zonës së Kinostudios.

15:06
Të dënuar të sëmurë, ligji i ri i “dënon” të vdesin në burg

Ndoc Marku prej 20 vitesh vuan dënimin për vrasje. Por tani po lufton vetë për jetën, pasi ndodhet në fazë terminale të sëmundjes.

15:04
Padi për vettingun, KSHH: Nuk ka transparencë

2018 sipas një vendimi të kabinetit Rama është shpallur si viti i Skënderbeut, por përveç kësaj ky vit pritet të jetë edhe viti i Vettingut.

14:39
Bulevardi i ri i Tiranës, Veliaj: Projekt i madh gjelbërimi

Punimet për pjesën e mbetur, të Bulevardit të ri, për pak kohë sipas Bashkisë së Tiranës do të mbërrijnë në fund. Sipas kryebashkiakut Veliaj hapja e segmentit të dytë të bulevardit, do të bëjë të mundur lidhjen e tij me rrugët dytësore të zonës.

14:31
Plumba për festë, policia arreston tre të rinj në Kurbin

Policia e Laçit arrestoi tre të rinj dhe shpalli në kërkim një të katërt, të cilët dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve.

14:09
Në rrugë kundër qeverisë, policia vret 22 demostrues në Iran

Nëntë persona u vranë gjatë natës ndërsa përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Iran vazhduan për ditën e gjashtë rresht. Episodi i fundit i dhunës në rajonin Isfahan e çon bilancin total të viktimave në rang vendi në 22.

14:06
Kalifornia legalizon marijuanën

Kalifornia nisi shitjen e marijuanës në dyqane me fillimin e vitit të ri në atë që shihet si një hap i rëndësishëm për zgjerimin e kësaj lëvizje në vend.

E hënë, 01 Janar 2018
15:50
Kim Jong Un kërcënon: Butoni bërthamor në tryezë

“Butoni i armëve bërthamore është gjithmonë në tryezën time!”. Në fjalimin e vitit të ri, udhëheqësi koreano-verior nuk hoqi dorë nga tonet kërcënuese duke paralajmeruar SHBA se nuk do të jetë asnjëherë në gjendje të nisë një lufte. Kim Jong Un tha se e gjithë Amerika e veriut është brenda rrezes së armëve bërthamore, e ky sipas tij është një realitet.

15:49
Protestat antiqeveritare, 10 të vdekur në Iran

Të paktën 10 persona u vranë gjatë natës, në protestat antiqeveritare që kanë përfshirë Iranin që prej ditës së enjte, duke e çuar në 12 numrin total të viktimave.

15:46
Shpërndahen ndihmat për të përmbyturit, nisma nga Top Media, Telekom, Balfin Group dhe Bashkia Tiranë

Pas përmbytjeve të dhjetorit fondacioni “Dritan Hoxha”, Telekom Albania, Balfin Group dhe Bashkia e Tiranës u bënë nismëtarë të një fushate mbledhje fondesh nëpërmjet mesazheve telefonikë, që së bashku me fondet e vënë në dispozicion nga partnerët, u konvertuan në ndihma. Të cilat u shpërndanë pranë banorëve të Darëzezës dhe Novoselës, me ndihmën e forcave të armatosura.

15:38
Policia kufitare, sekuestrohen 605 kg marijuanë

Afërsisht 605 kg marijuanë është sekuestruar në afërsi të Leçes, e lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit.

15:34
Incidentet, një viktimë dhe 700 thirrje për ndihmë mjekësore

Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve për kujdes, nata e ndërrimit të viteve nuk kalon thuajse asnjëherë pa incidente. Të tilla pati edhe nata e mbrëmshme.

15:29
Fëmija i parë 2018, në maternitetet publike 16 lindje

Bebja e parë në Tiranë është djale. Laeli, një beb i shëndetshëm, plot 4kg e 100 gr, lindi në 10 sekondat e para te vitit 2018, duke gëzuar dy prindër të rinj. Rastësia e solli që mami i Laelit, Silvana është edhe kolegia jonë, gazetarja Silvana Muça. Në 12 e 1 minute lindi Nadia në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

15:24
Festa në burgun e Peqinit, nata e ndërrimit të viteve pas hekurave

Nën tingujt e muzikës labe të dënuarit në burgun e Peqinit kaluan festën e vitit të ri, por ashtu sic do ditë tjetër të shënuar ose jo, si mundësia e vetme e argëtimit këtu.

15:21
Në punë për vitin e ri, me policët që festuan në krye të detyrës

“Ora shënon 11 e 45 minuta. Kanë mbetur edhe 15 minuta nga nderrimi viteve. Kemi lene qëndrën e qytetit larg zhurmës së fishekzjarreve për të kaluar Vitin e Ri i me njerëz që ndodhen ne pune. Për këte kemi ardhur në Piken Kufitare të Muriqanit për të pritur 2018 -tën së bashu me efektivët e policisë kufitare”,raporton korrespondenti i Top Channel, Ardi Hoti.

14:17
Seria A, tani garë dyshe

Ato që dukeshin si 5 rivalë të fortë për titullin duket se tani janë reduktuar në vetëm dy, për fronin e serisë A. Napoli mori titullin simbolik të kampionit të dimrit me vetëdijen se do të ketë Juventus si kërcënimin real për kreun deri në muajin maj.

13:38
Aksident në aksin rrugor Rrajcë-Prrenjas, përplasen tre makina

Një aksident i ndodhur paraditen e 1 janarit në aksin rrugor Rrajcë-Prrenjas ka bllokuar për disa mintua rrugën, duke sjellë radhë të gjata mjetesh.

00:05
GËZUAR 2018!!! Top Channel ju shoqëron në një javë festive me programacion të larmishëm

Në Tiranë, sheshi Skënderbej ishte epiqendra e festimeve, ku pjesëmarrësit në koncertin e organizuar nga Bashkia shijuan edhe spektaklin e fishekzjarreve dhe rrokën gotat në sekondat e para të këtij viti.