Laç, vrasja e 16-vjeçarit natën e ndërrimit të viteve; arrest me burg për dy kushërinjtë

05/01/2018 12:05

Gjykata ka vendosur arrest me burg për dy të rinjtë të cilët dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve kushëririn e tyre 16-vjeçar.

Gjykata vendosi arrest me burg për Alban dhe Ernis Likën, të cilët kanë qëlluar në ajër gjatë festimit të Vitit të Ri. Ndërsa për Arbër Likën është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.

Sipas njoftimit të policisë, Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika kanë qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonin në lagjen Sanxhak me automjet mesnatën e datës një janar 2018.

Top Channel