Pas publikimit në rrjetet sociale të një fotoje ku dukeshin disa të dënuar duke festuar brenda ambientit të burgut me sende të ndaluara, janë proceduar penalisht 12 punonjës të Policisë së Burgjeve.

Nga hetimet ka rezultuar se fotoja është kryer në ambientet e burgut të Shën Kollit, në Lezhë, dhe është publikuar nga vetë të dënuarit.

Për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, ka nisur ecuria disiplinore për 12 punonjësit, sipas shkeljeve të konstatuara.

Top Channel