Nuk ka fitues në derbin e parë londinez për vitin 2018, ndonëse Arsenal dhe Chelsea dhuruan një paraqitje spektakolare në ‘Emirates Stadium’.

Megjithëse asnjëra prej skuadrave nuk lufton më për titull, në fushë u pa një grintë e jashtëzakonshme, ndërsa nuk munduan golat, rastet dhe pritjet spektakolare.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 vetëm falë aftësive të spikatura të portierëve të të dyja skuadrave, që realizuan pritje vendimtare.

45-minutëshi i dytë ishte fantastic, me Arsenalin që gjen avantazhin me anë të Wilshere, që shënon pas më tepër se 2 vitesh. Blutë e Antonio Contes kundërpërgjigjen me 2 gola dhe përmbysin gjithçka, por në minutat shtesë, është Hector Bellerin që rikthen baraspeshën edhe njëherë.

Pas javës së 22-të, Chelsea mban vendin e 3-të me 46 pikë, ndërsa Arsenali renditet I 6-I me 39 pikë. Premier League kryesohet bindshëm nga Manchester City me 62 pikë, me skuadrën e Guardiolës që ka fituar 20 nga 22 sfidat dhe ka barazuar 2 të tjerat.

Top Channel