E hënë, 08 Janar 2018
10:43
Kryemadhi: Platformë politike me PD, objektiv është rrëzimi i Ramës

Në një bashkëbisedim ditën e sotme me gazetarët, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se partia që ajo drejton dhe PD do të ndërtojnë një platformë politike me objektiv rrëzimin e Edi Ramës.

10:42
Gjykata e Apelit ul dënimin për ish-deputetin Mark Frroku

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ulur me 1 vit e gjysmë dënimin që Gjykata e Shkallës së parë dha në prill të vitit të kaluar për ish-deputetin Mark Frroku.

10:06
Wesley Sneijder përfundon në Katar

Ka marrë fund, të paktën për momentin, karriera në Europë e mesfushorit holandez, Wesley Sneijder.

09:00
Evakuohen banorët në Gjirokastër, çarjet e reja çuan drejt vendimit zyrtar

Bashkia e Gjirokastrës dhe Shërbimi gjeologjik përplasen për rrëshqitjen e tokës dhe rrezikun e banorëve të një pallati 5-katësh. Ndërsa në mbrëmje banorët kanë dalë para pallatit të frikësuar dhe aty ka shkuar edhe kryetarja e bashkisë, Zamira Rami për të parë mundësinë e transferimit të tyre në një vend më të sigurt.

08:47
Bashkëpunëtorët e mbrojnë nga libri: Trump Jr., njeri i mirë

Zyrtarë të administratës “Trump” janë hedhur në ofensivë pas botimit të librit denigrues për presidentin amerikan. Te “Zjarr dhe tërbim”, gazetari Michael Wolff vë në pikëpyetje aftësitë mendore të shefit të Shtëpisë së Bardhë.

08:28
Shpërthim në Siri, dhjetëra viktima e të plagosur

Të paktën 23 persona u vranë dhe shumë të tjetër u plagosën si pasojë e shpërthimi të fuqishëm në qytetin rebel të Idlibit në veriperëndim të Sirisë.

08:24
Përplasja e anijeve, rrezik për dëm ambiental në Kinë

Autoritetet kineze thanë se i druhen një katastrofe të mundshme ambientale për shkak të një anije cisternë që vazhdon të derdhë naftë në det dy ditë pas përplasjes me një anije transporti mallrash.

E diel, 07 Janar 2018
22:49
PSG e nis vitin me goleadë, kualifikohet pa problem në Kupë

Paris Saint Germain e nis aty ku e la, duke regjistruar një tjetër goleadë, këtë herë në Kupën e Francës, ndaj Rennes.

22:38
Nuk mjafton 2-golëshi i Bale, Reali ‘ngec’ sërish

Reali i Madridit duket se i ‘lau duart’ me titullin kampion të Spanjës, teksa sot nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Celta Vigos në transfertë.

21:35
E përplas makina, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e mbrëmjes, pranë vendit të quajtur Kthesa e Arbanës.

21:02
Vijon operacioni antikanabis në Karaburun

Vijon operacioni antikanabis në zonën e Gadishullit të Karaburunit pas kapjes së gomones që dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike.

19:44
Tmerri që ripërsëritet/ Në pallatin që rrezikohet sot, u kompensuan të dëmtuarit e 2008-ës

Banoret e pallatit 5-katësh në lagjen “11 Janari” të Gjirokastrës, nuk do mund ta harrojnë kurrë shembjen e tij 9 vite më parë. Ergesti atëherë 7 vjeç, humbi në rrënoja nënën dhe motrën 13 vjeçe.

18:54
2 penallti kundër, Arsenal i jep lamtumirën FA Cup

Arsenali është eliminuar nga FA Cup, ndonëse përballë kishte modestët e Nottingham.

18:13
Në pritje të Coutinhos, Barça kalon pa problem Levanten

Transferimi i Philippe Coutinhos te Barcelona iështë lajmi i ditës në futboll, ndërsa festa nisi që sot në ‘Camp Nou’.

17:54
Përplasen anijet në Kinë, dhjetëra të humbur

32 njerëz janë shpallur të zhdukur dhe dyshohet të kenë humbur jetën pasi përplasjes së një anije cisternë me një anije transporti mallrash përballë bregdetit lindor të Kinës.

17:43
Ofensiva finale në Siri, shtohen sulmet ndaj rebelëve

Të paktën 17 civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e 24 orëve të fundit me bombardime në enklavën siriane të Gutas Lindore.

15:27
Komedia “Boeing boeing”, Teatri eksperimental hap dyert për këtë vit

Ndërsa skenat e tjera teatrore e kulturore në kryeqytet ende nuk kanë nisur shfaqjet për publikun, Teatri Eksperimental hapi dyert këtë fundjave me një shfaqje brilante, komedinë “Boeing boeing”.

15:25
Radhë në Kapshticë, pas festave emigrantët kthehen në Greqi

Emigrantët që kaluan festat në Shqipëri, po kthehen sërish në vendet ku jetojnë. Pika e kalimit kufitar e Kapshticës ka shënuar sot një fluks dhe radhë.

15:12
Kreditet e infermierëve, Urdhri: Tri kompanive u është hequr e drejta

Marrja e krediteve nga infermieret si kusht për të plotësuar 10 kredite në vit pasi në rast të kundërt nuk rinovohet licensa duket se është shndërruar në biznes.

15:08
Protesta në Arabi, arrestohen 11 princër

11 princër përfunduan në pranga pas një protestë në Pallatin Mbretëror në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.

15:00
Pallati që rrezikon shembjen; Gjirokastër, Bashkia përplaset me Shërbimin Gjeologjik

Bashkia e Gjirokastrës dhe Shërbimi gjeologjik përplasen për rrëshqitjen e tokës dhe rrezikun e banorëve të pallatit 5-katësh. Inxhinjeri i bashkisë thotë se nuk ka vend për panik, ndërsa për kreun e shërbimit gjeologjik çarjet janë thelluar gjatë natës dhe se situata po agravohet.

14:56
Prag ndeshjet e së dielës; Në fushë Barcelona, Reali i Madridit dhe Arsenal

Barcelona dhe Reali i Madridit janë skuadrat që do të marrin vëmendjen më të madhe këtë të diel me ndeshjet e tyre të radhës në kampionatin spanjoll.

14:47
Sulmi ndaj “Charlie Hebdo”; Ceremoni përkujtimore në nder të viktimave

Presidenti francez, Emmanuel Macron kryesoi ceremoninë përkujtimore të mbajtur në tre vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse islamike në Francë, ndër të cilat më i rëndi ishte ai mbi redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”.

14:03
“Vëllezërit Karamazov” në Pekin, romani i Dostojevskit përshtatet si balet

Balerinë nga Shën Peterburgu e portretizuan sharmin e kryeveprës klasike ruse “Vëllezërit Karamazov” me një koreografi inovative përpara publikut kureshtar te kryeqytetit kinez, Pekin.

13:39
Kukësi në Antalia, ka 3 sfida miqësore

Kukësi, nën drejtimin e trajnerit të ri, Pakult vijon punën në Antalia për pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë superiore.

13:33
Përvëlohet Australia; Temperaturat 47 gradë, dita më e nxehtë në histori

SHBA e disa pjesë të Europës bëjnë llogaritë me një të ftohtë arktik, por në Sidnej të Australisë njerëzit janë përballur me temperaturat më të larta në 79 vite.

13:15
Grabitja në Korçë, Policia: Shpërblim për këdo që jep informacion

Policia e Korçës ka vendosur një shpërblim prej 200 mijë lekësh të reja për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e makinës së grabitur këtë fundjavë apo identitetin e autorëve.

13:12
Ndërron jetë astronauti më me eksperiencë i NASA-s

John Young, astronauti më me eksperience i NASA-s, njeriu që fluturoi dy herë drejt Hënës dhe komandoi misionin e parë me një anije hapësinore, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.

12:06
Përçahet edhe BESA, kryesia shkarkon kryetarin

Pas Vetëvendosjes në Kosovë përçahet edhe Lëvizja BESA në Maqedoni. Kryesia ka shkarkuar kryetarin Bilal Kasami, per shkak të rezultatit në zgjedhjet lokale, ndërsa ai vetë e cilëson një vendim të paligjshëm. BESA lindi si lëvizje nga zhgënjimi me partitë tradicionale shqiptare në Maqedoni, por që nuk i rezistoi përplasjeve.

11:47
Tritan Shehu: Rama vijon ta “shkallmojë” shëndetësinë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar risinë që kryeministri Rama prezantoi një ditë më parë për përzgjedhjen e infermierëve në shëndetësi.

11:40
Starton Rally Dakar 2018

Rally Dakar zbarkoi në Amerikën e Jugut për të dhjetin vit radhazi. Në etapën e parë të edicionit të vitit 2018 dhe të 40 ata që shkëlqyen ishin Naser Al Attiyah në kategorinë e makinave dhe Sem Sunderland në motorë. Në këtë kompeticion marrin pjesë 525 pilotë në të gjitha kategoritë motorë, makina, motoquad dhe kamionë.

11:03
Kapen me kokainë, arrestohen 5 shpërndarës në Tiranë

Policia e Tiranës arrestoi pesë persona të cilët dyshohen se shpërndanin drogë në disa zona të kryeqytetit.

10:53
Gjermani, Merkeli në kërkim të zgjidhjes për qeverinë

Angela Merkel nis një raund të ri bisedimesh në përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit që ka paralizuar jetën politike të vendit.

10:23
“Shtegu i Gjelbër”, Veliaj: 2018-a, për Tiranën viti i biçikletave

Për të tretin vit radhazi në kryeqytet u zhvillua gara e “Shtegut të Gjelbër”. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, mbi 100 çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik.

10:17
Coutinho te Barcelona, Klopp: S’kishte asnjë mundësi që ta mbanim

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp, ka folur për largimin e bujshëm të merkatos së dimrit të Philippe Coutinho, nga Anglia në Spanjë, ku nga nesër do të veshë edhe fanellën e Barcelonës.

10:05
PSG nxjerr në shitje 2 lojtarë

Lucas Moura dhe Ben Arfa janë dy lojtarë që pritet të largohen gjatë merkatos së dimrit nga PSG.

09:47
Elbasan, 2 të arrestuar për dhunë në familje

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të dy personave, 57 dhe 62 vjeç.

09:42
Qëllon me armë, arrestohet 35-vjeçari në Fier

Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

09:24
Allegri: Rëndësi ka fitorja, por Cagliari nuk meritonte humbjen

Pas fitores në transfertë kundër Cagliarit, Allegri ka përgëzuar ekipin për 3 pikët e marra, por ka përgëzuar edhe kundërshtarin për lojën e luajtur.

00:15
Gjirokastër, 18 familje kaluan natën në makina

Për të dytën natë me radhë, disa familje të një pallatit pesë katësh në Gjirokastër po flenë larg banesave të tyre për shkak të rrëshqitjes së tokës. Gjeologët thanë se bëhet fjalë për një emergjence të kategorisë së lartë, por disa prej tyre kanë qëndruar në banesë e të tjerë nuk kanë pranuar strehimin e ofruar nga Bashkia, e cila nga ana e saj thotë se banorët duhet të presin ekspertizën.

E shtunë, 06 Janar 2018
23:56
Grabitje me maska në Korçë

Një grabitje me maska ndodhi mbrëmjen e së shtunës në periferi të Korçës.

23:34
Vlorë, shpërthim i fuqishëm në një dyqan – FOTO

Rreth orës 23:15 të mbrëmjes e së shtunës një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në të gjithë qytetin e Vlorës. Forca të shumta policie si dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, në lagjen “Lef Sallata”.

23:11
Ilda Bejleri në lidhje me deputetin e PD?!

Prej kohësh në portale të ndryshme përflitet një lidhje e moderatores së Digitalb, Ilda Bejleri me deputetin e PD, Klevis Balliu. E pikërisht kjo temë ka qenë edhe në ‘Shiko kush LUAN’,

22:54
Juventus fiton dhe ndjek Napolin

Juventus iu fal një goli të Federico Bernardeschi çerek ore nga fundit për të marrë 3 pikë në transfertën e vështirë ndaj Kaljarit. Kampionët në fuqi të serisë A, mundën ishullorët në një ndeshje të luftuar fort, që u vendos nga ngulmimi i Douglas Costa dhe rrjeta e lehtë e sulmuesit pranë vijës fatale.

22:40
Gjermania e Turqia, drejt përmirësimit të marrëdhënieve

Gjermania dhe Turqia kanë ndërmarrë një hap drejt përmirësimit të raporteve të tensionuara, me takimin mes diplomatëve më të lartë të dy vendeve.

22:31
Mesazhet e Athinës; Politikanët flasin për fqinjët ditën e festës fetare

Dita e Epifanisë ose e Ujit të Bekuar ka qenë e mbushur me mesazhet politike për unitet, optimizëm dhe vendosmëri të udhëheqësve të vendit që kanë marrë pjesë në ceremonitë e ndryshme të festes së madhe të Ortodoksisë në Greqi.

22:04
Dren Abazi e pranon Live, pëlqen Ilda Bejlerin

Dren Abazi pjesë e ekipit të Edi Manushit në “Shiko Kush LUAN” në mbrëmjen e sotme ka dhënë edhe pëlqimin e tij mes shumë femrave bukuroshe shqiptare.

21:27
Luana e hap emisionin duke folur “kinezçe” – VIDEO

Ashtu si të ftuarit, edhe hapjet e emisionit “Shiko kush LUAN” nga Luana Vjollca ndryshon çdo të shtunë.

21:08
Gjurmë shqiptare: Shqiptarët e vjetër të Venedikut

Cila është historia e shqiptarëve të vjetër të Venedikut. Çfarë ruhet ende edhe sot në këtë qytet?

20:40
Karaibet ulin çmimin e shtetësisë

Vendet e Karaibeve që u gjunjëzuan nga uraganet e kohëve të fundit po sheshin shtetësi me çmime dramatikisht të ulëta në një përpjekje për të mbledhur fonde, duke ndezur në të njëjtën kohë edhe shqetësimet se programi mund të jetë vulnerabël ndaj abuzimeve.

20:30
“Shiko kush LUAN” sonte me Luanën – FOTO

Ashtu si çdo të shtunë, edhe në të shtunën e parë të 2018-s në ekranin e Top Channel vjen “Shiko kush LUAN”, programi, i cili ka fituar zemrën e teleshikuesve shqiptarë duke vijuar me surpriza dhe të ftuar të veçantë.

20:17
Kapet gomonia “fantazmë”; U ndoq nga Vlora në Mal të Zi, trafikantët malazezë

Gomonia që u ndoq në Adriatik dhe arriti t’u shpëtonte për disa orë ndjekjes nga policia kufitare shqiptare dhe Guardia di Financa italiane është kapur më në fund nga malazezët.

20:13
Dorëzohet Liverpool, Coutinho tek Barcelona për 160 milionë euro

Liverpool është dorëzuar para superofertës së spanjollëve të Barcelonës, duke pranuar 160 milionë euro në këmbim të brazilianit Philippe Coutinho.

19:49
“Unë jam një gjeni”, Trump reagon për ‘Fire and Fury’

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë aludimet mbi shëndetin e tij mendor në librin bombastik, duke e quajtur veten një gjeni shumë stabël.

19:03
Çifti i pabesueshëm, rriten duke u “rinuar” – FOTO

Gjenetika është diçka e pashmangshme në formimin e trupit të njeriut ndërsa vitet kalojnë. ADN-ja e trashëguar nga prindërit ka ndikimin primar se si ne do të ndryshojmë me kalimin e viteve, nëse do të dukemi më të rinj, apo më të vjetër.

18:55
Dhuna ndaj hajdutit, bien akuzat ndaj efektivëve – VIDEO

Katër vite pasi u akuzuan për dhunë të tepruar në momentin e ndalimit të një personi të dyshuar se kishte vjedhur një dyqan, çështja kundër efektivëve ka rënë, e si provë kryesore janë përdorur pamjet e filmuara nga kamera njërit prej policëve.

18:31
Origjina e klithmave të dragonjve në “Game of Thrones”

“Game of Thrones” është një prej serialeve më të ndjekur në botë, kjo për shkak të misterit, por edhe të kthesave të papritura, e të pabesueshme të ngjarjeve që zhvillohen.

18:16
Basha: Rama ka frikë, emëroi kryeprokuroren pa Vetting

Për Lulzim Bashën frikë nga Reforma në Drejtësi ka kryeministri Rama. Nga Fieri kryetari i Partisë Demokratike tha se prova për këtë ishte emërimi nga socialistët i kryeprokurorit të përkohshëm pa vetting. Basha akuzon Ramën edhe për bllokimin e SPAK dhe BKH, organet që që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

17:37
Itali, humb jetën në aksident një 21-vjeçar shqiptar

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së dy makinave në autostradën “469” në Sarnico të Italisë paraditen e së shtunës.

17:17
Milani e nis mbarë, Bonucci i dhuron 3 pikë Gatusos

Milani e ka nisur me fitore startin në Serie A duke fituar në shtëpi kundër Crotones falë një goli të shënuar nga Bonucci.

16:45
Shtegu i Gjelbër, edicioni i tretë i garës “Cross Country”

“Shtegu i Gjelbër” arrin në edicionin e tretë në shtatë janar. Për të gjithë të apasionuarit kjo garë “Cross Country” do të bëjë bashkë një numër të madh çiklistësh që fillojnë që nga amatorë, profesionistë të grupmoshave të ndryshme.

16:38
AKU shkarkon 3 drejtorë rajonalë

Gjatë dy ditëve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasojë e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, ka marrë masën largim nga detyra për drejtorët rajonalë të AKU në Qarkun Korcë, Dibër dhe Lezhë.

15:45
Atentati në Kamëz, në kërkim autori, kishte tentuar edhe më herët

Personi që shihni në foto është Alfred Rrushi, 39-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Korab Peposhit, mesditën e premtes në Kodër Kamëz.

15:29
“Gangsterët shqiptarë”, “The Times”: Kthyen Shqipërinë në prodhues kanabisi

“Si e kthyen gangsterët Shqipërinë në një shtet prodhues të kanabisit”. Kështu e nis prestigjiozja “The Times”, materialin ku i përshkruan kriminelet shqiptarë si me të rrezikshmit në Europë.

15:04
“Ikni, po shembet pallati!”

Banorët e pallatit që rrezikon shembjen në Gjirokastër e kaluan natën jashtë duke fjetur nëpër automjete.

14:32
Dita e ujit të bekuar, ceremonitë fetare në gjithë Shqipërinë

Pagëzimi i shpëtimtarit është një ditë e shënuar në kalendarin e riteve të krishtera.

13:54
Reagon Vasili: Rama, bllokuesi i vetëm i reformës në drejtësi

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagoi ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama në Asamblenë e PS se reforma në drejtësi ndau rrugët e PS me LSI.

13:36
Gjelbërimi i Tiranës, mbjellje të reja nga Bashkia e Tiranës

2018-a ka nisur mbarë për kryeqytetin, të cilës i janë shtuar 110 pemë të reja, duke shtuar kështu sipërfaqet e gjelbra për qytetarët. Këtë herë, nismës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 2 milion pemëve të pyllit orbital, iu bashkuan një grup studentësh, të cilët lanë kafenetë dhe mbollën pemë.

12:46
Shpërthim tritoli në lagjen “3 heronjtë” në Shkodër

Policia njofton se një shpërthim tritoli ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “3 heronjtë” në Shkodër, në oborrin e një banese.

12:30
Basha: Rama, prokuror dhe gjykatës për të mbrojtur Tahirin

Lulzim Basha, në 27-vjetorin e themelimit të degës së PD në Fier, u shpreh se kjo parti është aleanca e vlerave më të mira të shqiptarëve.

12:19
Katedralja në Korçë përfshihet nga flakët pas meshës ku ndodhej Meta

Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët katedralja “Ringjallja e Krishtit” në qytetin e Korçës.

11:49
Rama: 2200 mësues do të largohen nga sistemi

Teksa foli për prioritetet e qeverisë për vitin 2018 në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Rama u shpreh se do të vazhdojë intensivisht puna për të thelluar edhe më tej reformën në e nisur në arsim.

11:30
Rama: Pas thertoreve, beteja e radhës ajo e qumështit

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e sotme, Kryeministri Rama vendosi si një ndër prioritetet për vitin 2018 edhe atë të qumështit.

11:28
Lufta e ftohtë e stolit, Mourinho-Conte, sërish shkëndija!

Ka vazhduar edhe këtë fundjavë përplasja e dy prej trajnerëve më të njohur të Premier League me Mourinho dhe Conten të përfshirë në një luftë fjalësh mes tyre, që është kthyer në diçka personale duke tejkaluar futbollin. Akuzave se është një kloun dhe demencës së rëndë, iu shtua edhe sulmi i fundit i portugezit që drejton Manchester United.

10:40
Rama, ftesë dhe akuza opozitës. Bën bilancin e qeverisjes në Asamblenë Kombëtare të PS

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria është në strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Europian që do publikohet në shkurt. Por, sipas kryeministrit vendi ynë mund të mos marrë hapjen e negociatave për anëtarësim nëse opozita PD –LSI bllokon zbatimin e reformës në drejtësi. Kryeministri i bëri thirrje Lulzim Bashës të punojë për Shqipërinë Europiane.

10:25
Berishën nuk e ndal askush në Australi – VIDEO

Besart Berisha ka arritur të gjejë sërish golin në kampionatin australian të futbollin ditën e sotme.

09:09
Përplasen avionët në aeroportin e Torontos!

Një avion me 168 pasagjerë në bord është përplasur me një tjetër avion pa pasagjerë në aeroportin e Torontos.

08:51
Çahet toka në Gjirokastër

Të paktën 15 familje të një pallati dhe disa shtëpive në Gjirokastër hynë në një situatë rreziku pas rrëshqitjeve të dheut që ndodhën në shpatin e kodrës në lagjen Zinxhira të qytetit.

08:41
Shembet tribuna e stadiumit në finale, dhjetëra tifozë të plagosur – VIDEO

Triumfuan në finale, por për pak për tifozët e tyre kjo ndeshje mund të mbyllej me një tragjedi.

E premte, 05 Janar 2018
22:45
Icardi “vrasës”, por nuk mjafton ndaj Fiorentinës!

Raste me pikatore për Interin, ndërsa Icardi thuajse nuk ishte ndjerë fare deri në minutën e 55 kur u bë i gjallë, madje u shndërrua në një “vrasës” për kundërshtarin, duke shënuar një gol ashtu siç di t’i bëjë ai.

22:06
Dorëheqjet në VV, Kurti kërkon kthimin e tyre

Albin Kurti theu heshtjen pas dorëheqjeve të vazhdueshme në Lëvizjen Vetëvendosje. Ish-kreu i kësaj force politike, përmes një postimi në “Facebook”, bëri thirrje për unitet të partisë, ndërsa shprehu një farë zhgënjimi për mungesën e diskutimeve brenda saj.

21:59
Erdogan në Francë, Macron: Turqia, ende jo në BE

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha homologut të tij turk Reccep Tayyip Erdogan se vendet demokratike duhet të respektojnë sundimin e ligjit në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shprehu shqetësimin e tij për fatin e studentëve, mësuesve dhe gazetarëve të arrestuar në Turqi.

21:28
“Tavarish” president, gjykata moldave e pezullon

Gjykata më e lartë në Moldavi pezulloi nga detyra presidentin Igor Dodon, pasi ky i fundit vuri veton ndaj një ligji që kishte si synim ndalimin e lajmeve në rusisht.

20:51
Denoncimi i Fiks Fare: “Biznesmeni” mashtron shqiptarët për në Suedi, paguajnë nga 800 euro

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së premtes mashtrimin që iu bëhet shqiptarëve për të emigruar për në Suedi. Një “biznesmen” ka publikuar në gazetën “Çelsi” disa njoftime, ku kërkon staf për në Suedi.

20:50
Operacion i gjerë për kapjen e një gomoneje, dyshohet se do ngarkohej me kanabis

Një operacion i gjerë, me pjesëmarrjen e Delta Forcë, Policisë Kufitare, D.V.P.Vlorë, më pas edhe GdF, por edhe policisë malazeze, është duke u zhvilluar për kapjen e një gomoneje, e cila dyshohet se do ngarkohej me kanabis pranë Sazanit.

20:41
Sukaj kthehet në shtëpi, merkato sulmuesish në Superiore

Xhevair Sukaj vuajti një gjysmë sezoni me oshilacione te Partizani duke zhgënjyer drejtuesit që prisnin më shumë nga reparti ofensiv, dhe ashtu siç pritej ka zyrtarizuar largimin. Shkodrani është rikthyer në shtëpi te skuadra e Vllaznisë, duke u bërë përforcimi i parë i kuqebluve në merkaton e janarit.

20:33
RD feston 27-vjetorin e themelimit, Basha shtrëngon duart me Patozin

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha media ka një rol të rëndësishëm për të kthyer besimin dhe për të parë nga e ardhmja.

19:34
Dekriminalizimi, procesi që vazhdon, emrat që mbeten pa mandat dhe historiku i votimit në KQZ

Dekriminalizimi i politikës dhe administratës është një proces që filloi 3 vjet më parë pas një marrëveshjeje politike dhe një ligji konsensual.

18:52
Meta nga Pusteci: Bashkëpunim i shkëlqyer Shqipëri-Greqi-Maqedoni

Në vizitën zyrtarë te zhvilluar këtë të premte në Bashkinë e Pustecit, Presidenti Ilir Meta paralajmëron bashkëpunim të shkëlqyer trilateral Shqipëri-Greqi-Maqedoni.

18:45
27-vjetori i gazetës, Basha: RD vend të veçantë në historinë e Shqipërisë

Në ceremoninë e 27-vjetorit të gazetës “Rilindja Demokratike”, kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se festa e “RD” është festa e fjalës së lirë, festa e të gjithëve.

18:20
Spiunët maqedonas, Athina bëhet gati t’i deportojë

Gjykata e Apelit në Selanik në një seancë me dyer të mbyllura ka vendosur të deportojë në Shkup dy ish-ushtarakët e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë që akuzohen se janë të implikuar në skandalin e përgjimeve të qeverisë Gruevski gjatë viteve të kaluara.

16:56
Heqja e mandatit të 2 deputetëve, SHBA: Provë pozitive

Ambasada e SHBA ka reaguar duke e vlerësuar si një provë pozitive heqjen e mandatit të deputetit nga ana e KQZ-së për Aqif Rakipin e PDIU dhe Gledion Rehovicën e LSI, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.

16:35
Ambasada: Linjë direkte Tiranë-Tel Aviv

Shumë shpejt pritet të nisin fluturimet direkte Tiranë-Tel Aviv. Ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Izrael, ajo e cila nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit, ka bërë të ditur lajmin.

16:26
“Rraha të dashurin”, Era Rusi tregon të vërtetën

“Asnjëherë nuk kam qëlluar një mashkull”. Ka qenë kjo deklarata e këngëtares Era Rusi në “Pop Culture” në Top Channel, pas lajmeve të botuara në media se dikur ajo ka rrahur një të dashur sepse mendonte se e tradhtonte.

15:59
Amerikanët, në radhë për librin mbi Trump

Duke sfiduar përpjekjet e avokatëve të Donald Trump për të penguar hedhjen në treg të librit shpërthyes mbi “pas kuintave” e Shtëpisë së Bardhë, shtëpia botuese amerikane vendosi ta nxirrte në shitje përpara parashikimit.

15:34
Avni Mula 90 vjeç; Artisti feston ditëlindjen me muzikë

Baritoni i njohur Avni Mula festoi 90 vjetorin e lindjes në një festë me muzikë, mes miqsh dhe familjarësh. Një artist i madh, Nder i Kombit, nga i cili kemi kemi trashëgim disa nga këngët më të bukura të reportorit shqiptar, si “Nënë moj do pres gërshetin”, “Këngët e Atdheut tim”, “Valsi i lumturisë”, etj.

15:27
Gjykata Speciale; EUobserver: Do hetohet Thaçi dhe vëllai i Haradinajt

Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale, shkruan EUobserver, duke iu referuar deklaratës së shteteve të Quintit, media e pavarur qe mbulon zhvillimet e brendshme të bllokut europian nënvizon pasojat e rënda më të cilat do të përballet Kosova nëse tenton t’i largohet një organizmi mbi Krimet e Luftës.

15:17
Ndërtimi, 296 milionë euro; Në 2017 u dhanë 608 leje, shumica për banesa

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave paralajmërojnë një bum ndërtimesh të reja gjatë viteve në vijim. Vetëm në nëntë muajt e parë të 2017-ës autoritetet dhanë 608 leje ndërtimi në të gjithë vendin, ku do të investohen 296 milionë euro. Kjo shifër është 2.3 herë më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2016. Thuajse e gjithë kjo rritje vjen nga ndërtesat për qëllime banimi, apartamente dhe vila rezidenciale, me 170 milionë euro investim, ose 6 herë më shumë se viti 2016.

15:13
Nga baraka, në shtëpi; Familjet rome në Tiranë përfituan strehim

Familja Shahini është një nga 60 familjet rome që përfitoi nga banesat e ndërtuara në ish-repartin ushtarak në Lanabregas. Mbrëmja e ndërrimit të viteve ishte më e ngrohtë se kurrë për Gencin, Rovenën dhe 3 fëmijët e tyre.

15:13
Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, u denoncuan në Francë nga një 18-vjeçare shqiptare

Rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë ka zbuluar një rrjet trafikantësh të cilët janë nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali.