Allegri: Rëndësi ka fitorja, por Cagliari nuk meritonte humbjen

07/01/2018 09:24

Pas fitores në transfertë kundër Cagliarit, Allegri ka përgëzuar ekipin për 3 pikët e marra, por ka përgëzuar edhe kundërshtarin për lojën e luajtur.

“Mund të them se Cagliari nuk meritonte që të humbte”, u shpreh në përfundim të ndeshjes Allegri. Por pavarësisht lojës më të mirë të zhvilluar nga kundërshtari, trajneri i Juventus nuk ka kritika për lojtarët e tij, “E rëndësishme ishte fitorja, duhet t’i përgëzoj

Juventus iu fal një goli të Federico Bernardeschi çerek ore nga fundit për të marrë 3 pikë në transfertën e vështirë ndaj Kaljarit. Kampionët në fuqi të serisë A, mundën ishullorët në një ndeshje të luftuar fort, që u vendos nga ngulmimi i Douglas Costa dhe rrjeta e lehtë e sulmuesit pranë vijës fatale.

Top Channel