PSG e nis vitin me goleadë, kualifikohet pa problem në Kupë

07/01/2018 22:49

Paris Saint Germain e nis aty ku e la, duke regjistruar një tjetër goleadë, këtë herë në Kupën e Francës, ndaj Rennes.

Skuadra e Emery triumfoi me rezultatin 1-6 në transfertë, duke siguruar kështu edhe kualifikimin më tej në Kupë.

Neymar, Mbappe dhe Di Maria, shënuan të 3 nga 2 gola, duke regjistruar goleadën e radhës për kryeqytetasit.

PSG-ja është shkëputur ndjeshëm në kampionat, ndërsa është pretendente kryesore për të fituar edhe Kupën e Francës.

Gjithsesi, objektivi kryesor i kryeqytetasve francezë, duket se është triumfi në UEFA Champions League, ku do të përballen me Realin e Madridit në fazën e 1/16-ave.

Top Channel