Prag ndeshjet e së dielës; Në fushë Barcelona, Reali i Madridit dhe Arsenal

07/01/2018 14:56

Barcelona dhe Reali i Madridit janë skuadrat që do të marrin vëmendjen më të madhe këtë të diel me ndeshjet e tyre të radhës në kampionatin spanjoll.

Të parët që do të zbresin në fushën e lojës do të jenë pikërisht katalanasit që në Camp Nou do të presin Levanten. Barcelona që kryeson me autoritet të plotë në klasifikim do të kërkojë që t’i përgjigjet fitores së arritur nga Atletico e Madridit kundrejt Getafes 2-0.

Ndërsa Reali i Madridit do të luajë në Vigo ndaj Celtas me skuadrën madrilene që do të kërkojë që të evitojë një hap tjetër fals në La Liga që do të thotë praktikisht dorëzim i titullit të fituar sezonin e kaluar.

Në Angli, është Arsenali skuadra e njohur që do të luajë ndaj Notingam Forest për Kupën e Anglisë. për Londinezët, ajo me Notingamin e raundit të tretë është sfida me të cilën do të nisë mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e kaluar pasi mundi Chelsin në finale,

Top Channel