Xhevair Sukaj vuajti një gjysmë sezoni me oshilacione te Partizani duke zhgënjyer drejtuesit që prisnin më shumë nga reparti ofensiv, dhe ashtu siç pritej ka zyrtarizuar largimin. Shkodrani është rikthyer në shtëpi te skuadra e Vllaznisë, duke u bërë përforcimi i parë i kuqebluve në merkaton e janarit.

Sukaj firmosi një kontratë që e lidh atë me klubin shkodran deri më 31 maj të këtij viti. Ardhja e një lojtari të tillë me shumë vlera, do të jetë një plus i madh për Vllazninë ne gjysmës së parë të kampionatit. Sukaj do të udhëtojë bashkë me ekipin drejt Ulqinit për të vijuar me përgatitjet për nisjen e ndeshjeve zyrtare të këtij viti. Për 12 ditë, ekipi do të zhvillojë stërvitjen në qytetin shqiptar në Malin e Zi ku do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë trajnimit intensiv, taktik dhe profesional.

Është ende e paqartë ndërkohë situata rreth një prej sulmuesve më të kërkuar në merkaton e Superiores, kristal Abazaj. Futbollisti i Luftëtarit ka në parim një akord me Skënderbeun por asnjë prej klubeve nuk ka zyrtarizuar transferimin. Abazaj së bashku me Dejvi Bregun, janë dy lojtarët më të kërkuar në tregun shqiptar. Si për ironi të fatit në rinisjen e kampionatit në 27 janar Skënderbeu do përballet pikërisht me Luftëtarin.

Skuadra më aktive në treg ndërkohë rikonfirmohet Flamurtari. bregdetarët firmosën me mbrojtësin shqiptaro maqedonas Fisnik Zuka, që në muajt e fundit është aktivizuar me Shkupin.

Top Channel