Milani e ka nisur me fitore startin në Serie A duke fituar në shtëpi kundër Crotones falë një goli të shënuar nga Bonucci.

Synimi i trajnerit kuqezi, Rino Gatuso është lënia pas e situatës së keqe tek Milani dhe futja e ekipit në shinat e duhura. Milani doli fitimtar nga San Siro falë golit të shënuar nga Leonardo Bonucci.

Napoli ruan ritmin dhe vazhdon serinë e fitoreve në kampionat. Të kaltrit e Sarrit pas eliminimit nga Kupa e Italisë rigjetën rrugën e suksesit pasi mposhtën 2-0 Veronën në javën e 20-të të Serisë A, duke u ngjitur në kuotën e 51 pikëve. Skuadra e Simone Inzaghit falë një super Ciro Immobile i cili realizoi një poker golash ndaj Spalit duke u ngjitur edhe në krye të listës së golashënuesve me dy finalizime më shumë se Icardi, arriti të fitonte lehtësisht me rezultatin 5-2 në transfertën ndaj Spal.

Top Channel