Emigrantët që kaluan festat në Shqipëri, po kthehen sërish në vendet ku jetojnë. Pika e kalimit kufitar e Kapshticës ka shënuar sot një fluks dhe radhë.

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës sërish ka regjistruar fluks dhe vonesa për emigrantët shqiptarë të cilët pasi kanë kaluar pushimet në vend i rikthehen vendeve të tyre të punës në shtetin grek.

Pavarësisht temperaturave të ulëta gra, fëmijë dhe të moshuar kanë qëndruar në pritje për të kaluar kufirin. Situata aspak normale sipas tyre përsëritet çdo herë që ata largohen pasi kanë kaluar disa ditë pranë familjeve të tyre

Kapshtica është një prej pikave me numër më të lartë lëvizjesh ku vetëm në 24 orët e fundit pala shqiptare ka punuar me 4 sportele në dalje ndërsa ajo greke ka punuar me 3 të tilla.

Top Channel