“Qelizat më frikësuan për një tumor”/ Aulona Musta rrëfen vitin më të vështirë: Fitoj para nga sharësit, politikën ua kam lënë influencerave
“Game of Thrones” është një prej serialeve më të ndjekur në botë, kjo për shkak të misterit, por edhe të kthesave të papritura, e të pabesueshme të ngjarjeve që zhvillohen.
Pjesë e shumë arsyeve pse ndiqet ky show janë edhe “fëmijët” e Daenerys Targaryen, mamasë së dragonjve që luhet nga Emilia Clarke.
E natyrshëm dragonjtë, e ndërhyrja e tyre në disa momente kyçe të serialit, e kanë bërë Daenerys Targaryen që të jetë një nga pretendentet kryesore për fronin e hekurt.
E ndërsa pritet që seriali të rifilloi vitin e ardhshëm, lajmet për “Game of Thrones” janë tepër diskrete, e janë dashur disa sezone para se HBO të tregojë edhe origjinën e klithmave të dragonjve.
Edhe pse duket e pabesueshme klithmat mësohet se ato janë regjistruar nga një breshkë.
Top Channel