PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale, shkruan EUobserver, duke iu referuar deklaratës së shteteve të Quintit, media e pavarur qe mbulon zhvillimet e brendshme të bllokut europian nënvizon pasojat e rënda më të cilat do të përballet Kosova nëse tenton t’i largohet një organizmi mbi Krimet e Luftës.
Në artikull përmenden në mënyrë të veçantë kundërshtimet e Presidentit Thaçi dhe Daut Haradinajt, dy ish komandantë të UCK-së që siç theksohet aty, do të përballen me shumë gjasë edhe vetë me aktakuza. Në shkrimin-analizë, EUobserver sjell në vëmendje deklaratën që bëri javën e kaluar vëllai i Ramush Haradinajt se arrestimi i parë në kuadër të kësaj gjykate do të aktivizojë ish-luftëtarët e UÇK-së.
Presidenti Thaçi, thuhet më tej, iu bashkua debatit në dhjetor me vendimin e tij për të falur pesë persona të burgosur në Kosovë për vrasjen e familjes së një simpatizuesi serb në 2001-shin. Sipas autorit Andrew Rettman, me kundërshtimet që po i bëhen Gjykatës po rrezikohet dhe e ardhmja europiane e Kosovës.
BE-ja shkruan me tej ai, e krijoi këtë Gjykatë pasi senatori zviceran Dick Marty, nxori në 2010-tën një raport me ku UÇK-ja akuzohej për trafik organesh të të burgosurve serbë gjatë luftës. Mosmarrëveshjet mbi Gjykatën Speciale çelin një front të ri konfrontimi mes Kosovës dhe BE-së pas asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Top Channel