Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik të Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i kërkon Shqipërisë të ngrejë çështjen në institucionet ndërkombëtare dhe të reagojë ndaj Beogradit 15/07 10:56
Në ceremoninë e 27-vjetorit të gazetës “Rilindja Demokratike”, kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se festa e “RD” është festa e fjalës së lirë, festa e të gjithëve.
Basha u shpreh se gazeta “Rilindja Demokratike” do të ketë një vend të veçantë në historinë e Shqipërisë.
“Për lirinë dhe kontributet, RD do të ketë një vend të veçantë jo vetëm në Partinë Demokratike, por në historinë e Shqipërisë. Në këtë përvjetor përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë gazetë. Festa e RD është festa e fjalës së lirë, festa e të gjithëve”, u shpreh Lulzim Basha.
Top Channel