Foto/ NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse nga galaktika Messier 87 Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë Bashkimit Europian. Urat që e lidhin me të po forcohen çdo ditë e më tepër përmes komunikimit, teknologjisë dhe infrastrukturës digjitale.
Pak javë pasi Këshilli Europian i dha dritën jeshile nisjes së negociatave për heqjen e tarifave roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, One Albania prezantoi vizionin e grupit hungarez 4iG për të mbështetur këtë proces përmes investimeve në teknologji, infrastrukturë dhe shërbime që afrojnë qytetarët shqiptarë me eksperiencën europiane të komunikimit.
“Muajin e kaluar ndërmorëm hapin e prezantimit të planeve të para plotësisht gjithëpërfshirëse të roaming-ut për klientët tanë. Tani, pa asnjë regjistrim shtesë dhe pa asnjë kosto shtesë, ata mund të përfitojnë paketa për internet, thirrje dhe SMS. Kjo përfshin të gjitha vendet europiane dhe 87 operatorë në Europë.
Ne besojmë se një Shqipëri më e lidhur është një Shqipëri më konkurruese. Bizneset zhvillohen, sipërmarrësit operojnë me më shumë siguri dhe kontroll, studentët dhe profesionistët mund të marrin dhe të shpërndajnë informacion më shpejt, kudo që ndodhen, dhe familjet mund të qëndrojnë më pranë njëra-tjetrës edhe kur i ndajnë distancat.
Si pjesë e grupit hungarez 4iG, ne e shohim këtë edhe në një kontekst më të gjerë europian. Prandaj angazhimi ynë është afatgjatë. Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të investojmë në rrjet, në infrastrukturën mbarëkombëtare, në inovacion dhe në përvojat digjitale. Këto janë themelet e vërteta të progresit”, u shpreh CEO i One Albania, Barna Kutvolgyi.
Drejtoresha e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Irena Malolli u ndal te rëndësia e investimeve që mbështesin progresin e Shqipërisë drejt BE-së.
“Në këtë proces, MIE ka vendosur një urë bashkëpunim me kompanitë e telefonike në mënyrë që të kemi rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjen jo vetëm nga aspekti ligjor, por edhe përgatitjen operacionale të kompanive telefonike“, tha ajo.
Më herët këtë muaj, One Albania prezantoi planet e reja One EU, të cilat sjellin roaming të përfshirë në planin mujor. Klientët mund të përdorin internetin dhe të komunikojnë në vendet europiane ashtu si në Shqipëri, me deri në 50 GB internet në Roaming.
Investimet në infrastrukturën digjitale, zhvillimi i shërbimeve dhe afrimi i tregjeve të komunikimeve po e bëjnë Europën më të aksesueshme për qytetarët. Njëkohësisht, ato po e afrojnë Shqipërinë çdo ditë e më shumë me familjen europiane.
Top Channel