Transferimi i Philippe Coutinhos te Barcelona iështë lajmi i ditës në futboll, ndërsa festa nisi që sot në ‘Camp Nou’.

Ndonëse braziliani nuk ka mbërritur ende në Spanjë, nën sytë e më tepër se 56 mijë tifozëve, Messi me shokë triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Levantes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18 të Primera Division.

Ishte pikërisht argjentinasi që zhbllokoi rezultatin, ndërsa Suarez shënoi golin e dytë, po në 45-minutëshin e parë. Në minutën e 92-të ishte radha e brazilianit Paulinho, që të shënonte edhe golin e fundit të mbrëmjes.

Me këtë 3-pikësh, Barcelona vijon të ‘vrapojë’ drejt titullit kampion, ku pas 18 javësh ka 9 pikë më tepër se Atletico Madrid e vendit të dytë.

Top Channel