E mërkurë, 10 Janar 2018
15:08
Nxënës të kequshqyer; në Kamëz të paushqyer, në Tiranë mbipeshë

Vëzhgimi i fëmijëve në klasë të dytë, në shkolla të qarkut të Tiranës tregon se një pjesë e mirë e fëmijëve janë të kequshqyer. Shifrat më të larta janë në Kamëz ku dhe zhvillimi fizik i 8 vjeçareve është i mangët sepse fëmijët hanë vetëm njëherë në ditë. Në kryeqytet është rritur numri i të miturve obezë. Probleme edhe me shikimin, aq sa fëmijët nuk ndjekin dot mësimin.

15:01
Sekuestrohen 148 kg marijuanë, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar nga Borizani i Fushë Krujës është vënë në pranga nga policia pasi i janë gjetur një sasi prej 148 kg marijuanë.

13:43
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Devoll, dy të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Devoll.

13:38
Veliaj: 2018, akoma më e mirë për Tiranën

2018 do të jetë një vit akoma më mi mirë për Tiranën, është shprehur kreu i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, teksa ka marë pjesë në mbjelljen edhe të 200 pemëve të tjera në zonën e Liqenit të Thatë.

13:21
Task Force Qendrore, bashkëveprim për “Forca e Ligjit”

Task Force Qendrore Ndërinstitucionale është mbledhur këtë të mërkurë për planin e veprimit kundër krimit të organizuar “Forca e Ligjit”.

12:52
Vlorë, gjendet një gomone në grykëderdhje të Vjosës

Një gomone është gjetur në vendin e quajtur “Delisuf”, në grykëderdhje të Vjosës, pas një njoftimi në Sallën Operative të Kufirit dhe Migracionit, ku u raportua se ndodhej i qëndruar mjeti lundrues.

12:17
Italia vlerëson Kadarenë me çmimin “Nonino 2018”

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është fituesi i çmimit prestigjioz “Nonino” për vitin 2018, në edicionin e 43-të të këtij evenimenti në Udine, e që u shkon personazheve të mëdhenj të kulturës.

10:13
Paditet Kryeprokurorja, prokurori Gina e kallëzon për shpërdorim detyre

Një ditë pasi u lirua nga detyra si prokuror i komanduar në Elbasan, Dritan Gina paraqiti sot te Krimet e Rënda një padi për shpërdorim detyre për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

09:50
Sarandë, arrestohen dy të rinj me 6 kg kanabis

Dy të rinj janë vënë në pranga pasi në mjetin që udhëtonin u është gjetur një sasi prej 6 kg kanabis sativa.

09:38
Shpërthimi në Volorekë, bombë vaskave të peshkut

Një shpërthim eksplozivi ndodhi këtë mëngjes ne Voloreke. Lënda plasëse ishte vendosur te vaskat e peshkut në pronësi të Renato Kadilli në Zagorçan.

09:13
Pas zjarreve, përmbytje. Viktima nga balta e gurët në Kaliforni

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në jug të Kalifornisë, ku shirat e dendur kanë shkaktuar edhe përmbytje.

08:48
I morën 7 mijë euro biznesmenit, ndalohen inspektorët tatimorë

Dy inspektorë tatimor të Fierit janë vënë në pranga për korrupsion pasiv, pasi i kishin kërkuar një biznesi si rryshfet 7 mijë euro.

08:26
Tërmeti 7.6 ballë shkund Karaibet, rrezik për cunam!

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë është regjistruar në Karaibe, duke nxitur një paralajmërim për cunam në ishujt e afërt me epiqendrën, por edhe në Porto Riko dhe Xhamajka ekziston rreziku.

E martë, 09 Janar 2018
22:54
City fiton në fund ndaj skuadrës së Championship-it

Sergio Aguero shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes golin e fitores 2-1 të Manchester City ndaj Bristol, ekip i Championship-it (kategoria e dytë e Anglisë).

22:24
Ish-kryestrategu i Trumpit dorëhiqet nga “Breitbart”

Stephen Kevin Bannon, i njohur edhe si Steve Bannon, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kreu ekzekutiv i “Breitbart News”.

21:29
“Fiks Fare”, garazhi pa leje prish dy shtëpi. IKMT-INUV sorollasin për 9 vite qytetarët

“Fiks Fare” denoncoi sorollatjet e dy familjeve në Vlorë nga IKMT-ja dhe INUV-i, të cilat i kanë lënë 9 vite “në pritje” për të prishur një ndërtim pa leje. Ndërtimi në lagjen “28 Nëntori” ka prishur dy banesa me leje.

21:29
Raporti gjeologjik për pallatin në Gjirokastër: Banorët të largohen menjëherë

Në raporti gjeologjik për pallatin e rrezikuar në Gjirokastër kërkohet largimi i menjëhershëm i banorëve të pallatit të rrezikuar për në mjedise të sigurta, deri në marrjen e masave inxhinierike stabilizuese, si dhe monitorimi i vazhdueshëm i rrëshqitjes për t’i paraprirë situatave të rrezikshme.

20:37
“Fiks Fare”, 65-vjeçari që jeton në tualetet publike

Një 65-vjeçar jeton në tualetet publike të qytetit të Vlorës. Prej 10 vitesh, Vladimir Tahiraj jeton në një sipërfaqe rreth 5 metra katrorë, vend i ftohtë dhe me lagështirë.

18:14
Me armë e maska, grabitet pika e këmbimit valutor në Fier

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur nga persona të armatosur në qytetin e Fierit.

16:16
“Vetting”-u kërkon bashkëpunëtorë; kush ka paguar rryshfet, merr mbrapsht paratë

Janë ankuar prej vitesh në anketa dhe studime për gjyqësorin dhe prokurorinë për korrupsion të lartë, por askush deri më tani nuk ka denoncuar me fakte kundër tyre.

15:31
Përkujtohet “9 janari”, familjarët kërkojnë drejtësi

Të afërmit e viktimave të tragjedisë së 9 janarit të vitit 2004 udhëtuan sërish nga Shkodra e Lezha për në Vlorë. Ata kanë kujtuar 28 viktimat e asaj dite, 8 prej të cilëve humbën në det.

15:31
Operacionet në zemër; Përmirësimi i shërbimit, 804 ndërhyrje në 2017-ën

Ndonëse para pak vitesh pacientët shqiptarë udhëtonin drejt spitaleve jashtë vendit duke shitur deri edhe shtëpitë për ndërhyrje kirurgjikale në zemër, tanimë duket se është rikthyer besimi te kardiologjia shqiptare.

15:26
Falsifikonte dokumente, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar që falsifikonte dokumenta.

15:22
Rekrutimet në administratë, qeveria bën një përjashtim për vitin 2018

Për 2018 do të jenë 15 zyrtarë të lartë në administratën që do të rekrutohen drejperdrejt jashtë shërbimit civil. Qeveria ka miratuar vendimin ku janë përcaktuar dhe procedurat e konkursit.

15:17
Protesta, reagon PS: Opozita, interesat e ditës, mbi ato kombëtare

Socialistët kanë vendosur të forcojnë radhët. Kryesia e partisë së vetme në pushtet, ka diskutuar për zgjedhjet e drejtuesve në bazë, ndërsa në asamble ishte shprehur pakënaqësia për disa prej drejtuesve. Në përfundim të mbledhjes zëdhënësja e kryesisë socialiste iu referua protestës së paralajmëruar nga opozita.

15:10
Ekonomia tkurr prodhimin; Biznesi shfrytëzon vetëm 72.7 % të kapaciteteve

Biznesi ka ulur për të dytin tremujor me radhë shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese duke sinjalizuar një tërheqje të aktivitetit ekonomik në muajt e fundit të 2017-ës. Banka e Shqipërisë raportoi se në tremujorin e katërt të vitit, që lamë pas norma e shfrytëzimit të kapaciteve ra në të gjitha sektorët e ekonomisë.

15:05
Itali e Gjermani, kapen 200 anëtarë të Ndranghetës

Rreth 200 pjesëtare të njërit prej grupeve mafioze më famëkeqe të Italisë, Ndrangheta, u arrestuan në kuadrin e një operacioni të gjerë policor të shtrirë në fqinjin tonë përtej Adriatikut dhe në Gjermani.

15:04
Drejtori i ri i policisë, emrat e përfolur dhe ata që plotësojnë kriteret

Në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit, pasuesi i Haki Çakos duhet të ketë gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues i parë”. Po ashtu ai nuk duhet të ketë dyshtetësi, por vetëm shtetësi shqiptare dhe të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat 10 vjet në pozita të larta drejtuese.

14:54
Fier, banorët në protestë për rrugën: U dëmtua nga bypass

Banorët e fshatit Daullas, të njësisë administrative Qendër në Fier protestuan për rrugën e dëmtuar.

14:52
Bisedimet për emrin, zëvendësi i Zaev takohet me Kotzias në Athinë

Athina dhe Shkupi kanë nisur një valë bisedimesh intensive direkte mes dy vendeve, lidhur me emërtimin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

14:45
Pallati në rrezik, në pritje të raportit gjeologjik

Në pritje të raportit të shërbimit gjeologjik banorët e pallatit të rrezikuar në Gjirokastër vijojnë të strehohen tek të afërmit.

14:39
Pengesat e integrimit në BE

Bashkimi Europian përgatitet të caktojë përfundimisht 2025-tën si afatin e valës së re të zgjerimit, por mosmarrëveshjet në Ballkanin Perëndimor mund ta pengojnë këtë proces.

14:19
Ministria e Brendshme, tryezë konsultimi me ambasadorët për Vettingun

Ministria e Brendshme, në vijim të tryezave konsultuese nisur dhjetorin e kaluar për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”, zhvilloi një takim me ambasadorët dhe oficerët e huaj të kontaktit, në vendin tonë.

13:52
Protesta në 27 janar, opozita takime me bazën për strategjinë politike

Mesditën e 27 janarit opozita do të udhëheqë përballë kryeministrisë protestën kundër qeverisë Rama. Pas takimeve me aleatët, kreu demokrat, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar dhe drejtuesit e PD-së në rrethe për organizimin e protestës. Prej muajsh opozita bashkohet rreth një kërkesë, largimin e qeverisë Rama, dhe krijimin e një qeverie antimafia

13:33
“Mirupafshim nënë, po shkoj në Shqipëri!”

Në një artikull prej 6 faqesh, italiania “L’Espresso” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë Shqipërisë, ku sjell për lexuesit e saj disa histori suksesi të dhjetëra italianëve që kanë zgjedhur të studiojnë, punojnë dhe jetojnë në vendin tonë, por ndalet në mënyrë të veçantë edhe te transformimi që po pëson kryeqyteti.

12:15
Mes pluhurit dhe baltës!

Në verë pluhuri dhe në dimër balta. Telashet për banorët e fshatit Ballagat në Lushnjë nuk kanë fund. Nuk është e para herë që ata dalin dhe ankohen para kamerave për rrugën e prishur.

11:54
Drogë dhe cigare në Itali, arrestohen trafikantët shqiptarë

Nëntë persona, 7 italianë dhe dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në provincat e Brindisit, Barit dhe Lecces, gjatë një operacioni të gjerë policor. Ata akuzohen për trafik droge dhe kontrabandë mallrash.

11:53
Shkarkimi, Prokurori Gina: Urdhri arbitrar, refuzoj ta zbatoj

Prokurori Dritan Gina ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të tij nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.

11:40
Marku largon njerëzit e Llallës, hiqen drejtuesit në 4 prokurori

Pa mbushur muajin në detyrë, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka firmosur ndryshime të tjera ndaj disa prokuroreve që siç duket ajo i shikon si rrethi i të besuarve të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla.

11:35
Basha: Largimi i Haki Çakos, pakt mafioz mes tij dhe Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim në Kamzë, ku është shprehur se largimi i Haki Çakos është veçse një pakt mafioz midis tij dhe Edi Ramës.

11:07
Shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina

Është shkarkuar ditën e sotme drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina.

11:02
Protestat e opozitës, Kryemadhi: Rezistencë në të gjitha frontet

Rezistencë në të gjitha frontet, në çdo familje dhe në çdo shesh është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me kreret e LSI-së në rrethe.

10:40
Prokurorja Gashi padit Kryeprokuroren Arta Marku

Prokurorja Rovena Gashi ka paditur ditën e sotme në Gjykatën Administrative Kryeprokuroren Arta Marku, për lirimin e saj nga detyra si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë.

10:27
Arda Turan pranë firmës me ish-skuadrën e Cikalleshit

Te Barcelona nuk ka më vend për të, sidomos pas riaftësimit të Dembele dhe Arda Turan nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të gjejë skuadrën e tij të re.

09:56
Haradinaj nuk merr vizën e SHBA, subjekt i procedurave për ish-ushtarët e UÇK

Zyra e Kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj pretendon se mospajisja e tij me vizën amerikane nuk i detyrohet ndonjë arsyeje politike, por thjesht një vonese në aplikim.

09:26
Sporti mund politikën. Koreja e Veriut dërgon ekip në Jug për Olimpiadën

Lojërat Olimpike të dimrit shkrijnë akullin mes dy Koreve. Peniani vendosi të dërgojë një delegacion në PyeongChang, i pari rezultat i prekshëm i dialogut mes përfaqësuesve të lartë të të dy vendeve fqinje, në armiqësi të hershme me njëri-tjetrin.

09:23
Vrasja e gazetares në Maltë, ish-hetuesi kërkon mbrojtje

Një ish-hetues antikorrupsion në Maltë deklaroi për BBC se druhet për jetën e tij pasi ndoqi akuzat e bëra nga gazetarja e vrarë Daphne Caruana Galizia.

09:15
Prokurori Special kërkon të marrë në pyetje Trump

Avokatët e Donald Trump po zhvillojnë negociata me hetuesit që duan të intervistojnë presidentin amerikan si pjesë e një hetimi të departamentit të drejtësisë.

09:05
Qeveria, borxh të verbërve. “Prej 2005-ës, për çdo person, 1 mijë euro”

Qeveria i ka sot çdo personi të verbër si dhe atij që e shoqëron 1000 euro borxh. Kreu i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj shpjegon se ky borxh është krijuar që nga viti 2005 dhe po rritet çdo ditë.

09:04
“Monstra” rus, mbi 900 akuza për përdhunime!

Më shumë se 900 akuza për përdhunim dhe veprime seksuale me dhunë rëndojnë mbi një 37-vjeçar rus.

08:54
Kanos me sëpatë nënën e tij, arrestohet

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasani, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë nënën e tij.

08:37
Zjarr i madh në veri të Londrës

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në orët e vona të së hënës në një fabrikë në veri të Londrës.

08:18
Anijet ruse në Kanalin e La Manshit, alarm në Londër!

Ministria e Mbrojtjes britanike ka dhënë njoftimin e se 4 anije ruse janë pikasur në Kanalin e La Manshit dhe menjëherë një anije e marinës britanike është nxjerrë në lundrim.

00:53
2 Koretë takohen në ‘Shtëpinë e Paqes’, shpresë për zbutje tonesh

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut do të takohen sot për bisedime të nivelit të lartë, për herë të parë midis vendeve, pas dy viteve.

00:30
Sabatini në Kinë, por ‘sy e veshë’ nga Barcelona

Interi ka nevojë për përforcime në merkaton e janarit dhe këtë e ka pranuar publikisht edhe trajneri Spalletti, menjëherë pas sfidës me Fiorentinën, e mbyllur në barazim 1-1.

00:16
Tommasi prezanton programin: Miratojmë krijimin e skuadrave B

Kandidati për kreun e Federatës Italiane të Futbollit, Damiano Tommasi ka premtuar se do të aprovojë menjëherë propozimin për krijimin e skuadrave B, nëse zgjidhet.

E hënë, 08 Janar 2018
23:29
Bashkëpunimi i mundshëm me Rusinë, Trump mund të merret në pyetje

Robert Mueller, prokurori i posaçëm që po heton bashkëpunimin e mundshëm të ekipit të Donald Trumpit me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale, i tha avokatëve të presidentit se me shumë gjasa do ta marrë në pyetje kreun e Shtëpisë së Bardhë.

20:55
Skandali në Vain–Kune: 500 mijë m2 në zonën e mbrojtur ndahet me ligjin 7501

Rreth 50 hektarë në zonën e mbrojtur Kune-Vain të Lezhës janë ndarë me 7501 në kundërshtim me ligjin dhe asnjë nga institucionet nuk kallëzon shkeljet në prokurori, por justifikohen me shkresa, duke hedhur përgjegjësinë tek njëri-tjetri. Fiks Fare denoncoi skandalin pas ankesës së qytetarit Ardian Mlika, i cili ka pesë vite që sorollatet zyrave dhe askush nuk i jep zgjidhje, pavarësisht se prej më shumë se dy vitesh, KLSH ka kërkuar që çështja të dërgohet në prokurori.

19:50
Bilanci ekonomik? Fshirje e burokracisë, pak investime të huaja

Nga premtimet e qeverisë për 100 ditët e para, që u shpallën nga kryeministri dhe ministrat gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste më 7 tetor, më shumë se gjysma e premtimeve kanë të bëjnë me ekonominë ose shërbimet në funksion të qytetarëve, përfshirë funksionimin e administratës.

19:47
Bilanci i rendit, Hashashi? Kultivimi ka rënë, por skafet vijojnë

Nga 25 pikat që në mënyrë të përmbledhur japin premtimet e qeverisë për 100 ditët e para të qeverisjes, 3 kanë të bëjnë me situatën e rendit: Përcaktimi i kornizës së Vetting-ut në Policinë e Shtetit, Lançimi i operacionit kombëtar kundër rrjeteve kriminale dhe Çrrënjosja e kanabisit dhe heqja përfundimisht e Shqipërisë nga harta e vendeve kultivuese.

19:33
Viti i Skënderbeut, çdo dokument zyrtar me logon e veçantë

Nga 1 janari, logoja e Gjergj Kastriot Skënderbeut printohet në të gjitha dokumentet shtetërore dhe do të vijojë gjatë të gjithë vitit, deri më 31 dhjetor 2018. Ky është vendimi i parë i Komisionit shtetëror kushtuar Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.

19:26
Ç’po ndodh me drejtësinë? Vendimet e gjykatave që tronditën besimin e publikut

Reforma në drejtësi ka ngjallur një pritshmëri pozitive. Por vendimet e fundit të gjykatave mund ta trondisin besimin e qytetarëve se në rrjetën e drejtësisë mund të bien një ditë edhe peshq të mëdhenj.

19:00
Nuk pajiset me vizë, Haradinaj anulon vizitën në SHBA

Ramush Haradinaj e ka anuluar vizitën e planifikuar për më 11 janar për në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi nuk ka mundur të marrë vizën. Kështu tha për “Radio Europa e Lirë” një zyrtar i Gardës Kombëtare në Iowa.

18:17
Oprah Winfrey mendon kandidimin për presidente të SHBA

Oprah Winfrey po mendon në mënyrë aktive të kandidojë për presidente. Kjo është konfirmuar për CNN-in nga dy miq të afërt të saj, që kanë kërkuar të mbeten anonim, në mënyrë që të flasin lirshëm.

18:05
Serie B, Bari huazon Ledian Memushajn nga Benevento

Flamurtari arriti ta joshë jo pak për t’u rikthyer në qytetin e origjinës dhe për t’u bërë pjesë e një revolucioni që do të lërë shenjë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

17:28
Britani, 11 vite burg për dy motrat trafikante të emigrantëve shqiptarë

Gjykata në qytetin bregdetar të Portsmouthit ka dënuar me 11 vite burg dy motra që tentuan të trafikonin në Britani 7 emigrantë shqiptarë.

17:19
Kukësi, Pacult e nis me fitore ndaj Kayserisporit në miqësore

Peter Pacult e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në krye të kampionëve në fuqi të Kukësit, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore në kuadër të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë.

16:14
“Kryeministri shkeli ligjin në fushatën elektorale”, LSI letër Kryeprokurores

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar zyrtarisht një letër ditën e sotme Prokurores së Përgjithshme, ku përcillet shqetësimi “mbi veprimet antiligjore dhe thirrje antikushtetuese të Kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral në Kuçovë” dhe kërkohet informacion mbi hetimin e kësaj çështje.

15:55
Gjykata Speciale e Kosovës nuk shfuqizohet. E mbrojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Përpjekjet për të ndaluar funksionalizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë duket se janë të kota, pasi ngritja e saj nuk mund të ndalet thjesht me shfuqizimin e ligjit, e kjo për shkak se ekzistojnë tri akte ndërkombëtare që qëndrojnë mbi ligjin: një marrëveshje e drejtpërdrejtë me BE-në dhe dy akte të tjera të lidhura me Holandën.

15:28
Miqësorja me Bursasporin, Skënderbeu “fut ujë” në dy minutat e fundit

Skënderbeu nuk ka mundur t’i rezistojë veçse një pjesë loje turqve të Bursasporit, në miqësoren e parë të zhvilluar në Turqi në kuadër të fazës përgatitore të “ujqërve të dëborës”.

15:20
Pylli orbital do mbështetet nga Italia, financim për 2 mln pemë

Kooperacioni italian do të financojë të gjithë pyllin orbital që do të rrethojë kryeqytetin. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka firmosur një marrëveshje. Projekti i pyllit orbital parashikon gjelbërimin në 23 zona në kryeqytet si periferi ashtu dhe në zona urbane.

15:17
Bie besimi në ekonomi, shkak ulja e kontratave

Viti i ri po nis me një ekonomi pesimiste. Të anketuar nga Banka e Shqipërisë, bizneset dhe konsumatoret kanë treguar një mungesë besimi në ekonomi në tremujorin e fundit të 2017. Treguesi i publikuar nga Banka Qendrore flet për një rënie prej 3,9 pikës përqindjeje dhe përfshin gati të gjithë sektorët e ekonomisë.

15:16
Valltarët Liljana Cingu e Rexhep Çeliku, “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi këtë të hënë artistët Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu me dekoraten e lartë “Nderi i Kombit”.

15:03
Ekskluzive/ Vettingu në polici, si do të pastrohen uniformat blu nga krimi

Ministria e Brendshme ka përgatitur një projektligj për Vettingun në polici, që ndonëse është shpërndarë për mendim te grupet e interesit, po mbahet tepër konfidencial.

14:52
Dy të plagosur nga zjarri në kullën “Trump”

Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut i është përgjigjur menjëherë situatës së befasishme në të cilën është gjendur kulla “Trump” mëngjesin e së hënës.

14:38
Shqiptarët, rekord kërkesash për azil në Francë

Gjatë vitit 2017, në Francë u regjistruan 100 mijë aplikime për azil. Rezultati, i përshkruar si “historik” nga mediet e huaja, i detyrohet në mënyrë të veçantë rritjes së numrit të kërkesave nga Shqipëria dhe Afrika Perëndimore.

14:34
Lirimi i Çakos, Vasili: Edhe i “suksesshëm” edhe e shkarkuan!

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka përdorur ironinë për të komentuar lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

14:08
Saharaja, “mbi” Europë. Rëra e shkretëtirës po shkon drejt Artikut

Në kohën kur i ftohti nga Spanja dërgon borë në kodrinat e Saharasë, mes Marokut dhe Algjerisë, fillimjava sjell në kontinentin e vjetër shirokun e madh saharian, i cili do të shtyjë pluhur e rërë nga shkretëtira e veriut të Afrikës drejt rrethit polar arktik.

14:03
Kukësi, sot miqësore me Kayserisporin

Skuadra e Kukësit teston ekipin ditën e sotme me kundërshtarin e parë, që është skuadra turke Kayserispor. Ekipi po stërvitet në Antalia dhe ndeshja fillon në orën 15:00.

13:55
Plagoset me mjete prerëse një gjimnazist në Gjirokastër

Dy nxënës të gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër janë konfliktuar fillimisht me fjalë e më tej njëri nga nxënësit ka goditur me një mjet prerës në gjoks shokun e tij, i cili gjendet në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

13:38
Coutinho i dëmtuar te Barcelona, mungon 20 ditë

Tifozët e Barcelonës duhet të presin edhe të paktën 20 ditë të tjera për të parë në fushë brazilianin Coutinho. Blerja më e shtrenjtë në historinë e skuadrës katalanase do të qëndrojë jashtë fushe për shkak të një problemi muskualar.

11:57
Kryeparlamentari kosovar, Veseli: Specialja do të bëhet

Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën, por do të ndodhë. “Ka qindra argumente kundër saj”, shkruan kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherazi kryeparlamentar i vendit, Kadri Veseli, në një artikull të botuar nga mediet vendase.

11:45
Opozita nis protestat, Basha: Krimi me pushtet, aksion për ujin

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në dy komunikime paralele për mediat, kanë njoftuar fillimin e një aksioni të përbashkët opozitar me protesta dhe marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Por data e protestës së parë pritet të shpallet nga zoti Basha të martën, pas një konsultimi të fundit me strukturat e partisë demokratike dhe grupin parlamentar.

11:45
Lirimi nga detyra i Çakos, Basha: “Kokë turku”. Kupola e krimit drejtohet nga Rama

Lirimi nga detyra i Haki Çakos është komentuar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ishte në një deklaratë për gazetarët kur mësoi lajmin.

11:38
Shkarkohet Haki Çako; Ikën bashkëpunëtori i ngushtë i Tahirit

Ndërkohë që ligji për Vettingun në polici është shpërndarë për mendim, proces që do të kalonte të parin në filtër Haki Çakon si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Këshilli i Ministrave e ka liruar atë nga detyra pas një propozimi të hershëm të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

11:34
Kryeprokurorja Marku takohet me ambasadorët e Austrisë dhe të Suedisë

Kryeprokurorja Arta Marku është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler dhe ambasadorin e Suedisë, Johan Ndisi.

11:06
Brenda burgut më të madh në Australi

Rreth 20 kilometra në perëndimit të Sidneit është i ndërtuar burgu më i madh në Australi.

11:03
Mbi 15.000 civilë të vrarë gjatë 2017-s

Më shumë se 15.000 civilë u vranë nga armët shpërthyese në botë gjatë 2017, një rritje me 42% nga një vit më parë. Shifrat publikohen në raportin e organizatës Aksion ndaj Dhunës me armë, e cila është e specializuar në studimin e pasojave të armëve shpërthyese ndaj civilëve.

10:59
“Makina e Zgjuar”, Byton prezanton të ardhmen

Ish punonjës të BMW dhe Apple shfaqën për publikun makinën e tyre elektrike, me të cilën pretendojnë që të ndryshojnë pikëpamjen e njerëzve për automobilin.

10:52
Juve në sulm për Emre Can, sytë edhe nga Ozil

Juventus nis zyrtarisht bisedimet me Liverpoolin për transferimin e Emre Can për në merkaton e verës. Bepe Marota dhe Fabio Paratici preferuan të prisnin javën e pushimit në kampionat për t’i bërë të ditur Liverpoolit se ai për Emre Can është më shumë se një interes.

10:43
Kryemadhi: Platformë politike me PD, objektiv është rrëzimi i Ramës

Në një bashkëbisedim ditën e sotme me gazetarët, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se partia që ajo drejton dhe PD do të ndërtojnë një platformë politike me objektiv rrëzimin e Edi Ramës.

10:42
Gjykata e Apelit ul dënimin për ish-deputetin Mark Frroku

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ulur me 1 vit e gjysmë dënimin që Gjykata e Shkallës së parë dha në prill të vitit të kaluar për ish-deputetin Mark Frroku.

10:06
Wesley Sneijder përfundon në Katar

Ka marrë fund, të paktën për momentin, karriera në Europë e mesfushorit holandez, Wesley Sneijder.

09:00
Evakuohen banorët në Gjirokastër, çarjet e reja çuan drejt vendimit zyrtar

Bashkia e Gjirokastrës dhe Shërbimi gjeologjik përplasen për rrëshqitjen e tokës dhe rrezikun e banorëve të një pallati 5-katësh. Ndërsa në mbrëmje banorët kanë dalë para pallatit të frikësuar dhe aty ka shkuar edhe kryetarja e bashkisë, Zamira Rami për të parë mundësinë e transferimit të tyre në një vend më të sigurt.

08:47
Bashkëpunëtorët e mbrojnë nga libri: Trump Jr., njeri i mirë

Zyrtarë të administratës “Trump” janë hedhur në ofensivë pas botimit të librit denigrues për presidentin amerikan. Te “Zjarr dhe tërbim”, gazetari Michael Wolff vë në pikëpyetje aftësitë mendore të shefit të Shtëpisë së Bardhë.

08:28
Shpërthim në Siri, dhjetëra viktima e të plagosur

Të paktën 23 persona u vranë dhe shumë të tjetër u plagosën si pasojë e shpërthimi të fuqishëm në qytetin rebel të Idlibit në veriperëndim të Sirisë.

08:24
Përplasja e anijeve, rrezik për dëm ambiental në Kinë

Autoritetet kineze thanë se i druhen një katastrofe të mundshme ambientale për shkak të një anije cisternë që vazhdon të derdhë naftë në det dy ditë pas përplasjes me një anije transporti mallrash.

E diel, 07 Janar 2018
22:49
PSG e nis vitin me goleadë, kualifikohet pa problem në Kupë

Paris Saint Germain e nis aty ku e la, duke regjistruar një tjetër goleadë, këtë herë në Kupën e Francës, ndaj Rennes.

22:38
Nuk mjafton 2-golëshi i Bale, Reali ‘ngec’ sërish

Reali i Madridit duket se i ‘lau duart’ me titullin kampion të Spanjës, teksa sot nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Celta Vigos në transfertë.

21:35
E përplas makina, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e mbrëmjes, pranë vendit të quajtur Kthesa e Arbanës.