Tifozët e Barcelonës duhet të presin edhe të paktën 20 ditë të tjera për të parë në fushë brazilianin Coutinho. Blerja më e shtrenjtë në historinë e skuadrës katalanase do të qëndrojë jashtë fushe për shkak të një problemi muskualar.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, menjeherë pas vizitave mjekësore, Barcelona ka konfirmuar dëmtimin e fantazistit brazilian. “Coutinho vuan një problem muskular në këmbën e djathtë. Koha e rikuperimit mendohet të jetë rreth 20 ditë”, shkruhet në komunikatën që ka shpërndarë klubi i Barcelonës.

Mesfushori brazilian ka munguar në dy ndeshjet e para të Liverpool për vitin 2018, të fundit për të si futbollist i skuadrës së Liverpool.

Top Channel