Banorët e fshatit Daullas, të njësisë administrative Qendër në Fier protestuan për rrugën e dëmtuar.

Rruga e vetme qe i lidh me qytetin sipas banorëve është prishur edhe nga automjetet e rënda që kanë punuar për ndërtimin e Bypasit të Fierit që kalon pranë Daullasit.

“10 kilometra rrugë është pse nuk shtrohet”, thotë një prej protestuesve.

Banorët janë shprehur se do t’i përshkallëzojnë protestat, për më tepër tani, që punimet për ndërtimin e bybassit janë ndërprerë dhe nuk ka një informacion se kur do të fillojnë. Ata kërkojnë rehabilitimin e rrugës, e cila krijon vështirësi të shumta komunikimi me qytetin.

Top Channel