Nga dietat te shpenzimet për karburantin/ Mbi 700 mijë euro për deputetët në korrik, u rimbursuan për qiratë edhe ata që deklaruan miliona euro 25/08 19:44
Lirimi nga detyra i Haki Çakos është komentuar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ishte në një deklaratë për gazetarët kur mësoi lajmin.
Basha e cilësoi si të vonuar largimin e Haki Çakos, por tha se ai është një “kokë turku”, pasi kupola e krimit drejtohet nga Rama.
“Është një tjetër tregues i krizës se thellë në të cilën e ka zhytur krimi institucionin e Policisë së Shtetit. Por padyshim që Haki Çako është siç ishte një “kokë turku” sepse kupola e drogës drejtohet nga Edi Rama, nga Saimir Tahiri, siç e di gjithë bota tani, natyrisht edhe nga Fatmir Xhafa”, u shpreh kreu i PD.
Top Channel