Haradinaj nuk merr vizën e SHBA, subjekt i procedurave për ish-ushtarët e UÇK

09/01/2018 09:56

Zyra e Kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj pretendon se mospajisja e tij me vizën amerikane nuk i detyrohet ndonjë arsyeje politike, por thjesht një vonese në aplikim.

Burime pranë saj insistojnë se shefi i ekzekutivit po kalon nëpër një procedurë të cilën duhet ta kalojnë të gjithë aplikuesit e vizës amerikane që kanë qenë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tre deputetë të Kosovës, ndërkohë Blerta Deliu-Kodra, Armend Zemaj e Sllobodan Petroviq janë pajisur me viza të cilat mund t’i shfrytëzojnë deri në mesin e 2019-tes.

Procedura e përmendur nga zyra e Haradinajt, sipas shtjellimit që i bën situatës shtypi vendas, ndiqet vetëm në vizitën e parë të një ish-luftëtari të UÇK-së në SHBA e paskësaj, ai i nënshtrohet procesit si normalisht.

Kjo dhe të tjera arsye kanë nxitur disa analiste vendas ta shohin shtyrjen apo zvarritjen e dhënies së vizës për Haradinajn si sinjal për atë që do të priste Kosovën nëse do të rrëzohej ligji për gjykatën speciale.

Albert Krasniqi i Institutit Demokratik të Kosovës mendon se shtetet që e kanë pavarësinë e vendit mund edhe t’i ngrijnë raportet e tyre nëse deputet nuk ia vënë veshin apeleve të ndërkombëtarëve dhe votojnë në favor të ligjit kundër Speciales.

Haradinaj kishte planifikuar të realizonte në fillim të janarit një vizitë në shtetin e Iowa-s. Kabineti i tij tha se aplikime për vizë është kryer në fund të dhjetorit, ndërsa mediat kosovare thonë se nëse aplikuesi kualifikohet për vizë diplomatike, ambasada mund ta procedoje atë edhe brenda një ditë.

Top Channel