Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka përdorur ironinë për të komentuar lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

“Edhe i “suksesshëm” edhe e shkarkuan Haki Çakon”, shkruan Petrit Vasili në profilin e tij në “Facebook”.

“Të “suksesshmit” zakonisht dekorohen, ndërsa keta i heqin. Gjithë ajo drogë pa fund në kohën e Çakos ishte një arritje e “paparë” dhe me paratë e së cilës kryeministri bleu zgjedhjet. Çfarë Kryeministri mosmirënjohës, si e shiti ish-drejtorin me të cilin priu dhe u bë njësh me bandat dhe trafikantët në 25 qershor dhe me të cilin na vuri në faqet e para të gjithë medias botërore”, shkruan Vasili.

Top Channel