E premte, 12 Janar 2018
15:07
A takoi Tahiri Habilajt?! Prokurorët marrin në pyetje shoferin e dytë të ish-ministrit

Prokurorët kanë marre në pyetje shoferin e dytë të ish-ministrit Saimir Tahiri. Prokurorët që ende nuk e kanë marrë në pyetje vetë Tahirin, por verifikojnë të dhënat e një takimi mes ish ministrit me Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, arrestuar për trafik droge. Takimi mendohet të jetë zhvilluar në vitin 2014 në Greqi.

15:07
2018, viti i sprovës për Shqipërinë

Është një mesazh të cilin Brukseli e ka përcjellë qartë kohët e fundit përmes disa zyrtarëve të ndryshëm: 2018-ta duhet konsideruar një vit kyç për Shqipërinë dhe arsyet janë disa. Vendi është shumë pranë çeljes së negociatave të anëtarësimit në muajt në vijim, do të jenë vendimtare për rrugën drejt BE-së.

14:57
“Vdiq mbreti, rroftë mbreti”

Që prej fundjavës Teatri Kombëtar, do të çelë sezonin me dramën shqipe, “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, me autor Ferdinand Hysin, e nën regjinë e Elma Dorezit.

14:52
Në ndihmë të të përmbyturve; Ushtria dërgoi mjekët në zonat e prekura

Ekipet mjekësore të forcave të armatosura vazhdojnë të kryejnë vizita tek banorët e zonave që u prekën nga përmbytjet e fillim dhjetorit të vitit të kaluar. E tillë është edhe zona e Porto Romanos në Durrës.

14:45
Bushati takon Wallstrom: Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me homologen e tij suedeze, margot Wallstrom nga e cila mori mbështetjen e Suedisë për integrimin e vendit.

14:11
Rama: Kredo e LSI për 2018 integrimi europian, reformat në drejtësi e zgjedhore

LSI do të ketë kredo të saj politike për 2018 integrimin europian të vendit, zbatimin e reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore.

14:00
Basha në Lushnje: Kriza ekonomike po ndihet në çdo familje

Lulzim Basha e vazhdoi në Lushnje turin me te cilin po i paraprin protestës së 27 janarit. Kryetari i Partisë Demokratike tregoi disa statistika se si kriza ekonomike, siç tha ai, po ndihet në çdo familje. Po ashtu etiketoi Lushnjën si qytetin ku bandat përcaktojnë kush punon apo dhe kush merr tendera.

13:26
Ryan Giggs drejt stolit të Uellsit

Rayan Giggs është kthyer në favoritin numër 1 për të marrë drejtimin e kombëtares së futbollit të Uellsit. Ish-mesfushori ikonë i Manchester United përfaqësueses ishullore, nuk e ka fshehur asnjëherë ëndrrën për të drejtuar ekipin e vendlindjes, por vetëm këtë fundjavë është konsideruar seriozisht nga federata.

13:15
Zidane-Juve, të destinuar për t’u bashkuar

Zërat që kanë qarkulluar orët e fundit për një interesim të Floretino Perez ndaj Joachim Low, kanë krijuar një efekt zinxhir dhe zhurma nga Madridi ka dërguar jehonën deri në Torino.

12:52
Të maskuar e të armatosur, lidhin kryefamiljarin dhe i grabisin shtëpinë e makinën

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë një grabitje ditën e sotme në Ksamil.

12:15
Ikën fshati i Festave nga “Skënderbej”, por vijnë stolat vjenezë

Plot 41 stola vjenezë janë vendosur në sheshin “Skënderbej”, janë stolat shumëngjyrësh të shpërndarë në mënyrë të çregullt në gjithë hapësirën e sheshit si një mundësi shlodhëse dhe argëtimi për qytetarët.

11:57
Anulohet vizita, Trump nuk shkon në Londër

Donald Trump anuloi vizitën në Mbretërinë e bashkuar, të planifikuar në shkurt, mbase duke i dhënë një ndihmë jo të vogël qeverisë së Thersa May, e përballur me mjaft kundërshtime për këtë nga publiku i gjerë. Sidoqoftë, arsyeja zyrtare e anulimit të vizitës, si zakonisht e publikuar nga presidenti në “Twitter”, nuk kishte të bënte aspak me faktin që britanikët nuk e duan Trumpin atje.

11:39
Bisedimet për koalicion në Gjermani, Merkel pranë suksesit

21 orë bisedime, një rekord edhe për kampionen e negociatave maratonë Angela Merkel, por më në fund arrihet marrëveshja për një koalicion të mëdha të tretë në Gjermani.

11:35
Grabitja spektakolare e hotelit, policia gjen bizhutë me vlerë 4.5 mln euro

Policia franceze arriti t’i gjejë bizhuteritë e grabitura gjatë mësymjes spektaklore të hotelit Ritz në kryeqytetin francez.

10:35
Interkonjeksioni 400 kv, OST firmos kontratën e Shërbimit të Konsulencës

OST ka nënshkruar kontratën e Shërbimit të Konsulencës me një konsulent gjerman. Ky shërbim do të mbulojë si fazën e parë të përgatitjes së projektit dhe fazën e implementimit për të dyja lotet.

10:04
Reforma e ujit, Gjiknuri: Skema lehtësuese si me energjinë

Edhe në reformën e ujit do të zbatohen skema lehtësuese, siç ndodhi me atë të energjisë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka bërë të ditura detajet nga Përmeti, ku inspektoi kantierin për rehabilitimin e ujësjellësit.

10:00
Ministri Bushati në Suedi, vizitë dy ditore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Suedi në kuadër të një vizite dy ditore. Gjatë qëndrimit të tij në Suedi, Ministri Bushati do të takohet me homologen suedeze, Margot Wallström.

09:27
Aksident te mbikalimi i Shkozetit në Durrës, një i vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

09:21
Digjen dy automjete, një në Fushë Krujë dhe një në Elbasan

Dy automjete janë shkrumbuar nga zjarri gjatë natës, një në Fushë Krujë dhe një në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

09:02
Trump e bën sërish, fyen emigrantët e vendet e tyre

Mediat amerikane raportojnë se Donald Trump sulmoi ashpër emigrantët dhe sidomos vendet e tyre me fjalë banale gjatë një takimi në Zyrën Ovale.

08:49
“Facebook” bën ndryshimin radikal…!

“Facebook” ka vendosur të ndryshojë radikalisht mënyrën e funksionit të lajmeve në këtë platformë, duke bërë që postimet nga bizneset, markat apo mediat të mos kenë më prioritet.

08:43
Integrimi, Meta në Kroaci: Jetike, agjendë gjithëpërfshirëse dhe afate konkrete

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, Presidenti Meta është takuar me homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitarović.

08:28
Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku

Në orët e para të mëngjesit të së premtes ështe ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare mjeshtri i vallës shqipe Rexhep Çeliku. Prej kohësh artisti vuante nga një sëmundje.

E enjte, 11 Janar 2018
23:31
Policia franceze gjen të gjitha bizhuteritë e grabitura në hotel Ritz

Policia franceze ka gjetur të gjitha bizhuteritë e vjedhura nga grabitësit e armatosur, në një dyqan në hotelin e famshëm Ritz në Paris të mërkurën në mbrëmje.

23:24
Trump do të rikthejë sanksionet ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin ka thënë se pret që Presidenti Donald Trump të imponojë sanksione të reja ndaj Iranit.

22:39
Rafinha një hap larg Interit

Pasi ka marrë konfirmimin e lojtarit, zikaltrit kanë filluar me ofertat për të bindur Barcelonë që ta lejojë të largohet qendërmesfushorin.

22:10
Ndërhyrja ruse, Bannon do të dëshmojë para komitetit hetimor

Ish-kryestrategu i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon do të merret në pyetje gjatë javës së ardhshme nga komiteti amerikan i Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

21:48
Haradinaj merr pasaportën e Shqipërisë, takoi Metën dhe Ramën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj qëndroi të enjten në Tiranë, në një vizitë të panjoftuar nga autoritetet e të dyja vendeve.

21:48
Vlorë, “peshkohet” një minë luftarake – FOTO

Një minë luftarake me peshë 600 kg është konstatuar nga peshkatarët në afërsi të ishullit të Sazanit.

21:16
Denoncimi i “Fiks Fare”: Qeveria nuk u dha 3.300 lekë invalidëve për Vitin e Ri

Mbrëmjen e së enjtes, “Fiks Fare” solli denoncimin e disa invalidëve, të cilët nuk kishin marrë ende pagesën e invaliditetit për muajin dhjetor. Denoncimet ishin si nga qyteti i Durrësit, ashtu edhe nga ai i Lezhës.

21:11
Zgjedhjet në FSHF, Bashkim Fino zyrtarizon kandidaturën

I përfolur prej kohësh për kandidaturën e tij të mundshme për postin më të lartë në Federatën Shqiptare të Futbollit, deputeti Bashkim Fino, zyrtarizoi mbrëmjen e sotme kandidaturën për kreun e FSHF-së.

20:15
Mogherini dhe diplomatët: SHBA të mos braktisin paktin me Iranin

Udhëheqësit europianë u bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mos e braktisin marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015 me Iranin, që kufizon programin e tij bërthamor, duke theksuar se ajo po e bën botën më të sigurtë.

20:14
Skema e re në arsim, Vokshi: Po përdorin fëmijët si kavie

Deputetja e partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes rrjetit social Facebook ka reaguar kundër skemës së re të propozuar nga Ministria e Arsimit për zhvillimin e mësimdhënies në shkollat shqiptare.

20:09
Fajon paralajmëron: Integrim në BE, ose Ballkani merr drejtim tjetër

Nëse udhëheqësit europianë nuk do të mbajnë premtimet për Ballkanin, rajoni mund të marrë një drejtim tjetër. Kështu shprehet eurodeputetja Tania Fajon, në një intervistë për “Euronews”.

20:06
Vasili: Kryeministri i anti-integrimit sheh nga lindja

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili teksa publikon një pjesë të fjalimit të Ramës në Bruksel në muajin dhjetor, e akuzon këtë të fundit se shikon nga lindja dhe e cilëson atë si kryeministri i anti-integrimit europian.

Kryeministri i antintegrimit europian sheh nga lindja etj…

19:54
Viti i Skënderbeut; Ekspozitë shëtitëse edhe në vende të ndryshme të Europës

Institucionet e Artit dhe Kulturës po angazhohen në projekte dhe ekspozita të ndryshme për motin e madh, apo vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Janari çel edhe ekspozitën e parë në Muzeun Historik Kombëtar me gravura të Shek të XV.

19:48
Si funksionon skema e re e mësimit

Një ditë më parë kryeministri njoftoi nismën për shkurtimin e lëndëve mësimore, propozim i ardhur në të ashtuquajturën platformë për bashkëqeverisje me qytetarët. Por nisma ka shkaktuar shumë pikëpyetje në lidhje me orët mësimore 90 minutëshe dhe se si do të zhvillohet i të gjithë procesit mësimor. Në materialin në vijim kolegia Shpresa Mezini sjell sqarimet e nevojshme.

19:47
Duka për president, komenton rivalin e pritshëm

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zyrtarizoi sot kandidaturën e tij për një mandat tjetër në krye të Federatës së Futbollit.

19:37
Takimi sekret Kotzias-Dimitrov, negociatat për emrin në “Makedonia Palace”

Në Selanik është zhvilluar nën një fshehtësi ekstreme dhe masa të rrepta sigurie, takimi urgjent i shumëpërfolur 24 orët e fundit midis kreut të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, dhe homologut të tij maqedonas, Nikola Dimitrov.

19:30
Shqipja gjuhë zyrtare; duhet firma e Ivanov. Grubi: Nëse kthehet, ligji do të rivotohet

Me 69 vota pro e asnjë kundër, në sallën e Kuvendit maqedonas, ku mungonin ligjvënësit e VMRO DPMNE-se, iu dha drita jeshile ligjit të gjuhëve, i cili do të zgjidhë ngërçin e hershëm të përdorimit të shqipes në institucionet zyrtare.

19:04
Gjonaj takon ish-të përndjekurit, premton transparencë për dëmshpërblimet

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, priti sot në një takim përfaqësues të një grupi ish-të dënuarish politik të regjimit komunist, pas kërkesës së tyre për të marrë informacion lidhur me dosjet e tyre për dëmshpërblim.

19:02
Sherri Conte-Mou, Capello: Kanë luajtur mendsh!

Fabio Capello ka komentuar sherrin mes Antonio Conte-s dhe Jose Mourinho-s në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

18:46
Lë Partizanin “heroi antitrukim”, e rrëmben Skënderbeu

Nga një lojtar që u konsiderua si hero, në momentin kur denoncoi përpjekjen për trukimin e një ndeshjeje të Partizanit, shumë shpejt në një lojtar të panevojshëm.

17:30
Xhafaj pret kreun e antikorrupsionit italian

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Presidentin e Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone. Xhafaj e njohu bashkëbiseduesin me dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme, reformat e fundit që po ndërmerren në Policinë e Shtetit në kuadër të Vettingut në Polici dhe Policimit në Komunitet, ku veçoi asistencën e misionit europian PAMECA.

17:23
Futbollisti më i vjetër në planet rinovon kontratën!

Për futbollistët në përgjithësi kulmi arrihet në moshën 25-30 vjeçare, ndërsa më pas për ta fillon rënia dhe të rrallë janë ata që kanë arritur deri në moshën 40 vjeçare të jenë sërish aktiv si futbollistë.

16:26
Shorti, prokurorët që do të kalojnë në sitën e “Vettingut”

Në Prokurorinë e Përgjithshme u hodh shorti për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

16:04
Tirana përshëndet votimin e gjuhës shqipe në Parlamentin maqedonas

Miratimi nga Parlamenti maqedonas i ligjit për gjuhën shqipe është përshëndetur nga politika në Tiranë.

15:24
Lushnje, domatet hidhen në kanal

Ndodh shpesh që në gusht domatet të mbeten pa u shitur dhe stoqet hidhen nëpër kanale. Por kjo situatë është duke ndodhur edhe në këtë periudhë në fshatin Bishqethëm të Lushnjes.

15:17
I jep fund lidhjes, 22-vjeçari tenton të vrasë të miturën

Një 22-vjeçar ëhstë arrestuar nga policia e Divjakës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një vajze 14-vjeçare, pasi kjo e fundit i kishte dhënë fund lidhjes dhe e kishte fejuar familja.

15:17
Liqeni i plehrave, mbetjet urbane përfundojnë në ujërat e Fierzës

Në anë të liqenit të Fierzës ndodhet një nga dy fushat e depozitimit të mbetjeve në Kukës.

15:12
Hetimi për pajisjen përgjuese, prokuroria nuk bën dot ekspertizën

Prokuroria e Tiranës shtyn edhe tre muaj të tjerë afatet hetimore për Imsi Catcher, një çështje kjo që qëndron e hapur prej dy vitesh nga njësia Task Force për veprën e shpërdorimit të detyrës.

15:12
Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Qeverinë shqiptare të paguajë mbi 13 milionë euro për të kompensuar pronarët e ish-kompleksit “Jon”, që u prish nga Inspektorati Kombëtar i Territorit në dhjetor të 2013-ës.

15:09
Ndotja e ajrit shkakton vdekje të parakohshme

Specialistë të shëndetit publik deklarojnë se ekspozimi i banorëve për një kohë të gjatë në ambient të ndotur shkakton kancer në organizmin e tyre.

15:03
Basha: 27 janar, mesazh kundër kapjes politike të drejtësisë

Lulzim Basha deklaroi se nuk mund të ketë Shqipëri në Europë kur drejtësia nuk ndëshkon krimin dhe korrupsionin. Në Kurbin kreu demokrat tha se pjesëmarrja në protestën e 27 janarit është mesazhi i shqiptarëve kundër kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama.

14:39
Bushati në Itali në përurimin e Konsullatës së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ndodhur në Itali në përurimin e selisë së re të Konsullatës së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në Milano, ka kërkuar që ky të jetë modeli i bashkëpunimit edhe në vende të tjera.

14:38
Prodhuesit shqiptarë e kosovarë: Bashkoni ekonomitë

Prodhuesit shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas kundërshtuan deklaratën e Ministrit të Diasporës Pandeli Majko se ka biznese që pengojnë hapjen e kufirit tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

14:24
Vasili: LSI të hënën në seancë. Ruçi të dorëhiqet

Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë të hënën në seancën hapëse të sesionit të ri parlamentar, sipas kreut të grupit Petriti Vasili.

14:09
Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, Rama: Historike!

Ditën e sotme Parlamenti në Maqedoni votoi ligjin për gjuhën shqipe, për të cilin ka reaguar menjëherë edhe kryeministri Rama në “Facebook”.

13:53
Barcelona zyrtarizon blerjen e radhës

Barcelona, pas blerjes së Coutinho për 160 milionë euro, ka përforcuar skuadrën me një tjetër element.

13:14
Tentoi të hidhte në erë thertoren pranë shtëpisë, arrestohet 52-vjeçari

Policia e Krujës ka mundur të zbardhë një ngjarje të ndodhur dy muaj më parë ku një 52-vjeçar ka vendosur një sasi eksplozivi në një thertore.

13:01
Shqipja gjuhë zyrtare, Kuvendi në Maqedoni voton ligjin

Me 69 vota pro e asnjë kundër, në sallën e Kuvendit maqedonas ku mungonin ligjvënësit e VMRO DPMNE-se, iu dha drita jeshile ligjit të shumëdiskutuar të gjuhëve, i cili do të zgjidhë më në fund ngërçin e hershem të përdorimit të shqipes në institucionet zyrtare.

12:37
Veliaj: Në 21 mars aksion i madh mbjelljesh në Tiranë

Në 21 mars, Dita Botërore e Pyjeve, në Tiranë do të ketë një aksion të madh mbjelljesh, bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj.

12:32
Balla: Nis të hënën puna për KLGJ dhe KLP

Puna për ngritjen e KLGJ dhe KLP do të nisë që të hënën, bën të ditur socialisti Taulant Balla vendimin e Konferencës së Kryetarëve. Ai bëri apel opozitës të jetë bashkëpunuese.

12:12
Armand Duka zyrtarizon kandidaturën për kreun e FSHF

Armand Duka vendos zyrtarisht kandidaturën për president në Federatën Shqiptare të Futbollit.

11:52
Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE, Juncker: Nuk ndodh gjatë mandatit tim

“Vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë një perspektivë anëtarësimi në BE”, deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë dhënë “Deutsche Welle”, ku u kujdes njëkohësisht të tregonte se kjo nuk do të ndodhë përsa kohe ai të jetë president i Komisionit Europian.

10:56
PD kërkon dorëheqjen e Gramoz Ruçit

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare u mblodh të enjten për miratimin e programit të punës për sesionin e ri të Kuvendit. Por opozita e djathtë hyri për të dalë shpejt nga mbledhja, ndërsa LSI mungoi. Demokratët kërkuan dorëheqjen e Gramoz Ruçit.

10:51
Riatdhesohen 30 persona, Voda: Dokument i ri politkash për migracionin

30 persona janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika, dhe për zv. ministren e Brendshme Rovena Voda, viti që lamë pas pasti rënie të azilkërkimit.

10:47
Ndiqej nga policia, humb jetën shqiptari në Greqi

Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi gjatë ndjekjes nga policia.

10:32
Luan Rama: Institucionet që luftojnë krimin pa drejtues

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama shpreh shqetësimin se institucionet që luftojnë krimin janë në kaos dhe pa drejtues. Në një status në Facebook Rama thotë se këto janë institucione të kapura dhe nën presion.

09:32
Kolegji i Komisionerëve: Ballkani Perëndimor, prioritet i BE për 2018

Sipas një drafti të BE-së të publikuar nga EUObserver, Ballkani Perëndimor mund të anëtarësohet në 2025 në union, ndërsa dje eurokomisionerët e kanë vendosur procesin e integrimit të këtyre vendeve në prioritetet e 2018-tës të institucionit europian.

08:33
Rrëshqitjet e dheut në Kaliforni, vazhdojnë kërkimet

Qindra anëtarë të ekipeve të shpëtimit po kërkojnë mes rrënojave në Kaliforninë e Jugut për ata që janë shpallur të humbur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që vranë 17 persona.

00:13
Tërhiqet Trump: Mund t’i ribashkohemi marrëveshjes së klimës

Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka bërë një hap pas, sa i përket përfshirjes së SHBA-ve në marrëveshjen e Parisit për klimën.

E mërkurë, 10 Janar 2018
23:59
Grabitje spektakolare në hotel Ritz, në Francë (Foto)

Njerëz të armatosur kanë grabitur mallra me vlerë prej disa milionë eurosh nga një dyqan bizhuterish në hotelin e famshëm Ritz në Paris.

22:30
Marrja në pyetje nga Mueller, Trump: E pagjasë të ndodhë!

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se “është e pagjasë” që ai t’i përgjigjet kërkesës për t’u marrë në pyetje nga prokuori special, Robert Mueller, në vazhdën e hetimit të këtij të fundit mbi koordinimin potencial mes Rusisë dhe drejtuesve të fushatës së Trumpit.

21:21
Greqi-Maqedoni, pranë një marrëveshjeje për emrin

Vetëm një ditë pas vizitës së zv.kryeministrit maqedonas, Bujar Osmani, në Greqi shkon me urgjencë edhe ministri i Jashtëm i vendit, Nikola Dimitrov.

20:48
Emri i Maqedonisë, kisha greke shpreh shqetësimin e saj

Me një deklaratë me tone të fuqishme, Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë thekson se “Kisha ka qenë martire me fjalën dhe gjakun e Klerit dhe të popullit për helenizimin e Maqedonisë, e për këtë arsye nuk mund të pranojë atributet e termit ‘Maqedonia’ apo të një derivati të tij, si komponent emri të një shteti tjetër”.

20:35
“Fiks Fare”, lagjja në Cërrik që rrezikon të përmbytet nga firma e inerteve

Banorët e Lagjes Nr. 3 në Cërrik iu drejtuan emisionit “Fiks Fare”, pasi rrezikojnë të përmbyten nga lumi Shkumbin, së bashku me shtëpitë e tyre 100-vjeçare.

19:55
Gara për kreun e FSHF, Duka kërkon një tjetër mandat përballë deputetit Fino

Asambleja zgjedhore e 7 shkurtit, që do të vendosë për organet drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit, i ngjason për momentin më tepër një loje shahu, ku më të shumta janë të panjohurat dhe lëvizjet e gurëve të prapavijës së protagonistëve kryesorë.

19:49
Ndotja alarmante në Fushë-Krujë; Ministria e Mjedisit e pafuqishme për ta ndalur

Kemi hyrë në atë që Qeveria e ka shpallur vitin jubilar të Skënderbeut. Turistët vendas dhe të huaj që shkojnë në Krujë, në Kalanë e Skënderbeut gjatë rrugës pranë fshatit Krastë përballen me një pamje të rënduar.

19:37
Ndotja në Kosovë, mjekët japin alarmin! Matjet, nga Ambasada e SHBA

Pamjet nga Pekini, me njerëz që ecin me maska në fytyrë për t’u mbrojtur sadopak nga ajri i ndotur, janë të njohura nga shumëkush. Por, së fundmi, edhe Kosova renditet ndër vendet më të ndotura të botës, e mjekët japin alarmin për rrezikun.

19:35
Korrupsioni në universitete, studentët tregojnë si “vidhen” nga pedagogët

Studentët kanë treguar sesi pedagogët e tyre bëjnë korrupsion. Studimi i një organizate tregon edhe se cilat universitete publike kanë perceptimin më të madh për korrupsionin.

18:54
Banka Botërore: Ekonomia në Eurozonë, në lulëzim

Banka Botërore thotë se ekonomia në Eurozonë është rritur më shpejt nga sa parashikohej në vitin 2017, e kjo tendencë pritet të vijojë edhe gjatë këtij viti.

18:14
Mesnata afati i fundit, Albin Kurti i vetmi kandidat për kryetar

Mesnata është afati i fundit për të gjithë anëtarët e Vetëvendosjes që duan të kandidojnë për postin e kryetarit.

17:58
Iu refuzua viza, por Haradinaj merr mesazh urimi nga Trump

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook njoftoi se ka marrë dy urime nga Shtetet e Bashkuara me rastin e festave.

17:44
Makina del nga rruga, përfundon në lumë

Një makinë tip Mercedes-Benz ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në ujërat e Lumit Mat.

17:39
Prezantohet portali i infermierëve, Rama: Ligj për mbrojtjen e tyre

Në prezantimin e portalit për infermierët, Kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë shpejt do të kalojë në Kuvend një ligj që do të mbrojë nëpunësit e administratës nga padrejtësitë.

17:27
Milan largohet nga San Siro?!

Në San Siro duket se do të luajë vetëm një skuadër dhe ajo skuadër nuk do të jetë Milani.

17:00
Pallati i rrezikuar, kryebashkiakja e Gjirokastrës apel banorëve

Pas mbërritjes së raportit gjeologjik mbi gjendjen e terrenit në pallatin e rrezikuar në Gjirokastër, kryebashkiakja e këtij qyteti, Zamira Rami u takua me banorët e prekur.

15:27
Ndotja alarmante e ajrit; Shtëllungat e tymit nga Fushë Kruja deri në Tiranë

Pothuajse çdo ditë mbi Tiranë mbërrijnë retë e zeza të tymit që del nga furrat e paligjshme që prodhojnë gëlqere në zonën e Fushë-Krujës. Banorët e zonës jetojnë nën retë e zeza dhe thonë se janë të pafuqishëm, zgjidhje nuk japin as autoritetet shtetërore, të cilat njohin problemin, ndërsa ende nuk ka një studim mbi ndotjen në ajër nga aktivitetet e paligjshme.

15:24
Rrugët me para private, përcaktohen katër akse

Qeveria ka përzgjedhur përfundimisht 5 akset kombëtare që do të ndërtohen përmes skemës së Partneritetit Publik Privat. Në programin buxhetor afatmesëm, përveç rrugës së Arbrit, janë pranuar edhe 4 akse të tjera kombëtare, të cilat do të ndërtohen me fonde të privatëve.

15:20
Raporti për shembjen në Tiranë-Elbasan, rruga u shkatërrua nga uji

Studimi gjeologjik për shembjen e masivit shkëmbor në aksin nacional Elbasan-Tiranë ka dalë në përfundimin se shkak është mosdisiplinimi i ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë.

15:17
Banorët kthehen në pallat, gjeologët: Duhet të largohen

Për të pestën ditë me radhë, banorët e pallatit të rrezikuar në Gjirokastër presin përfundimet e raportit gjeologjik. Megjithëse elektronikisht raporti mbërriti të martën dhe fizikisht posta e dorëzoi atë në bashki dhe prefekturë të mërkurën në mesditë, banorët janë zemëruar që askush nuk u ka komunikuar përfundimet e tij.

15:17
Bullizmi në shkolla; Preket një në pesë nxënës, shumica janë femra

Bullizimi, apo sjelljet e dëmshme agresive në shkolla, është një fenomen mbarëbotëror dhe si i tillë është i pranishëm edhe në Shqipëri. Top Channel ka raportuar edhe më parë për këtë problem, por raporti i fundit i ministrisë së arsimit dhe Këshillit të Europës sjell gjetje të reja për shtrirjen e fenomenit.

15:13
Ligj për të miturit, kodi i ri për t’i mbrojtur nga krimi dhe dënimet

Të miturit që kryejnë vepra penale, apo që janë të dëmtuar dhe dëshmitarë të veprave penale, tashmë do të trajtohen sipas një kodi të ri që ka hyrë në fuqi në 1 janar të këtij viti.

15:08
Nxënës të kequshqyer; në Kamëz të paushqyer, në Tiranë mbipeshë

Vëzhgimi i fëmijëve në klasë të dytë, në shkolla të qarkut të Tiranës tregon se një pjesë e mirë e fëmijëve janë të kequshqyer. Shifrat më të larta janë në Kamëz ku dhe zhvillimi fizik i 8 vjeçareve është i mangët sepse fëmijët hanë vetëm njëherë në ditë. Në kryeqytet është rritur numri i të miturve obezë. Probleme edhe me shikimin, aq sa fëmijët nuk ndjekin dot mësimin.

15:01
Sekuestrohen 148 kg marijuanë, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar nga Borizani i Fushë Krujës është vënë në pranga nga policia pasi i janë gjetur një sasi prej 148 kg marijuanë.

13:43
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Devoll, dy të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Devoll.

13:38
Veliaj: 2018, akoma më e mirë për Tiranën

2018 do të jetë një vit akoma më mi mirë për Tiranën, është shprehur kreu i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, teksa ka marë pjesë në mbjelljen edhe të 200 pemëve të tjera në zonën e Liqenit të Thatë.

13:21
Task Force Qendrore, bashkëveprim për “Forca e Ligjit”

Task Force Qendrore Ndërinstitucionale është mbledhur këtë të mërkurë për planin e veprimit kundër krimit të organizuar “Forca e Ligjit”.

12:52
Vlorë, gjendet një gomone në grykëderdhje të Vjosës

Një gomone është gjetur në vendin e quajtur “Delisuf”, në grykëderdhje të Vjosës, pas një njoftimi në Sallën Operative të Kufirit dhe Migracionit, ku u raportua se ndodhej i qëndruar mjeti lundrues.