Në prag të sezonit të ri, Superkompjuteri bën parashikimin, ja cilën skuadër sheh si kampione të Premier League
Armand Duka vendos zyrtarisht kandidaturën për president në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Duka që kërkon mandatin e tij të pestë në krye të qeverisë së futbollit në vend, e konfirmoi vendimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
“Ndihem jo vetëm i detyruar, por mbi të gjitha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të FSHF kërkuan rikandidimin tim për president të institicuionit”, lexohet në postimin e Armand Dukës. “Që nga ky moment jam në dispozicion të të gjithë anëtarëve të Asamblesë Zgjedhorë”.
Rivali i Armand Dukës në zgjedhjet e radhës së FSHF me shumë gjasa do të jetë Bashkim Fino, ndërkohë që zgjedhjet në këtë institucion do të mbahen në datën 7 shkurt.
Top Channel