‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi gjatë ndjekjes nga policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:00, në afërsi të Selanikut, ku policia gjatë një kontrolli rutinë ka tentuar të ndalojë një kamionçinë në të cilën dyshohej se kishte klandestinë. Drejtuesi i saj, një shtetas grek, ka rritur shpejtësinë për t’i shpëtuar forcave të rendit. Policia është vënë në ndjekje të mjetit për disa kilometra përgjatë aksit rrugor Polikastron-Selanik, ku si pasojë e shpejtësisë, mjeti ka dalë nga rruga duke u përmbysur në kanal.
Rrëzimi rezultoi fatal për 60-vjeçarin Hytbi Lila, i cili ndërroi jetë si pasojë e goditjes, ndërkohë që edhe dy shqiptarë të tjerë që udhëtonin me të u plagosën dhe u dërguan menjëherë për në spital. Sipas policisë, të tre shqiptarët po udhëtonin drejt Selanikut si klandestinë. Ata kishin paguar një shumë parash te drejtuesi i kamionçinës, i cili ishte proceduar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Forcat e rendit besojnë gjithashtu se kjo është edhe arsyeja pse ai nuk iu përgjigj thirrjes së efektivëve për të ndaluar në vendin e kontrollit. Autoritetet ndërkohë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel