Ligj për të miturit, kodi i ri për t’i mbrojtur nga krimi dhe dënimet

10/01/2018 15:13

Të miturit që kryejnë vepra penale, apo që janë të dëmtuar dhe dëshmitarë të veprave penale, tashmë do të trajtohen sipas një kodi të ri që ka hyrë në fuqi në 1 janar të këtij viti.

Ky kod parashikon standartet më të mira të së drejtës për të miturit me qëllimin kryesore rehabilitimin dhe jo dënimin e tij. Por kërkesat e kodit, duket se kanë nxjerrë disa sfida për sistemin e drejtësisë i cili nuk është plotësisht gati që ta zbatojë ketë kod gërmë më gërmë. Dhe këto sfida nisin që nga trajnimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjet e të miturve.

“Flasim për 24 gjyqtarë nga 300 e ca që janë në shkallë vendi të cilet kanë nisur së bashku me prokurorët trajnimet pranë shkollës së magjistraturës”, thotë Toni Gogu, zv/ministër i Drejtësisë.

Njësitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe personeli i tyre është një tjetër sfidë në zbatim të Kodit të ri për të miturit, i cili parashikon rehabilimin nën kujdesin e institucioneve të certifikuar.

“Në të gjithë bashkitë janë 218 njësi të tilla, por që vetëm 141 prej tyre kanë raportim dhe këtu lind si nevojë trajnimi i punonjësve të këtyre qendrave”, vijon ai.

Alternativa e fundit e kodit të ri, që është paraburgimi ose burgimi, parashikon që qelitë e të miturve duhet të jenë plotësisht të veçuara nga ato të tjerëve dhe shmangien e çdo kontakti me të burgosurit e tjerë.

“Brenda 6 muajve në një nisme së bashku me policinë e shtetit dhe drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, duhet të sjellim në parametra dhe kushte sic i parshikon kodi qelitë për të miturit.

Zevendesminsitri i Drejtësisë ngre problematiken e trajnimit te personave.

Top Channel