Policia franceze gjen të gjitha bizhuteritë e grabitura në hotel Ritz

11/01/2018 23:31

Policia franceze ka gjetur të gjitha bizhuteritë e vjedhura nga grabitësit e armatosur, në një dyqan në hotelin e famshëm Ritz në Paris të mërkurën në mbrëmje.

Zyrtarë të policisë thanë se sendet me vlerë rreth 4.5 milionë euro ishin në një thes, që i kishte rënë njërit nga anëtarët e bandës.

Të mërkurën në mbrëmje, njerëz të armatosur grabitën mallra me vlerë prej disa milionë eurosh nga një dyqan bizhuterish në hotelin e famshëm Ritz në Paris.

Pesë burra të armatosur thyen një dritare në dyqanin brenda hotelit, rreth orës 18:00 me orën lokale dhe arritën të realizojnë grabitjen. Tre prej grabitësve janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë mbeten ende në arrati.

Hoteli luksoz, me 5 yje, Ritz, është e vendosur në ‘Place Vendôme’, në rrethin e parë historik të Parisit, në bregun e djathtë të lumit Sena, ngjitur me Ministrinë e Drejtësisë. Hoteli përfshin një zonë dyqanesh pranë hyrjes së pasme, që shesin bizhuteri dhe veshje luksoze.

Top Channel