Një panoramë ndryshe nga tubimi në Tiranë/ Protestuesit dhe policët përqafohen mes tyre, lihen “pezull” gurët dhe gazi lotsjellës

16/10/2026 15:23

Ora shënon 13:22… Situata para Ministrisë së Arsimit, e cila më herët ishte mes kaosit, përplasjeve, hedhjes së gurëve drejt policisë, e këta të fundit me gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve, tashmë ka një panoramë tjetër.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel në terren, Dorjana Bezat, protestuesit dhe efektivët e policisë kanë bërë ‘paqe’ dhe janë përqafuar, duke lënë mënjanë gurët dhe gazin lotsjellës e ujin me presion.

Se sa do të zgjasë ky “armëpushim”, kjo nuk dihet, por në këto momente (13:22), situata duket e qetë.

Top Channel