‘Jam i neveritur’, J.D. Vance për rastin Guilfoyle: Kushdo që shet akses në Shtëpinë e Bardhë duhet të vuajë pasojat
Autoritetet në Meksikë kanë mbyllur gjashtë liqene artificiale në rajonin turistik të Jukatanit, pasi në ujërat e tyre u zbulua ameba Naegleria fowleri, e njohur si “ameba që ha trurin”.
Masa u mor pas vdekjes së një trajneri të skive në ujë, i cili humbi jetën në shtator si pasojë e infeksionit.
Sipas raportimeve, zyrtarët e shëndetësisë analizuan ujin në gjashtë nga nëntë liqenet e zonës. Këto hapësira artificiale përdoren për aktivitete rekreative, si skijimi në ujë dhe kajaku, dhe ndodhen pranë qendrave tregtare dhe komplekseve luksoze të pushimit.
Ministri i Shëndetësisë i Jukatanit, Alberto Alcocer, u bëri thirrje banorëve që të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse dyshojnë se kanë qenë në kontakt me ujë të kontaminuar.
Ai sqaroi se zbulimi i amebës në mjedis nuk nënkupton domosdoshmërisht përhapjen e një epidemie dhe as që të gjithë personat që kanë vizituar zonën janë të rrezikuar nga infeksioni.
Autoridades de Mérida prohibieron el contacto con el agua en seis lagos artificiales debido a la presencia de la ameba ‘comecerebros’. Hace un mes, un hombre murió luego de entrar en contacto con ella. #ExpresoDeLaMañana con @AnaOrdonana | #nmásforo | #SiempreEnVivo | #SiempreContigo | Sigue la señal en https://t.co/fhlrNLkagJ
— N+ FORO (@nmasforo) October 15, 2026
Sipas tij, infektimi ndodh kur uji i kontaminuar hyn në organizëm përmes hundës.
Trajneri i skive në ujë, rasti i të cilit çoi në kontrollet e autoriteteve, ishte shtruar në spital për disa ditë, por nuk arriti të mbijetonte. Ai ndërroi jetë nga meningoencefaliti amebik primar, një inflamacion shumë i rrallë dhe i rëndë i trurit, i shkaktuar nga kjo amebë.
Naegleria fowleri gjendet në ujëra të ëmbla, si liqenet, lumenjtë dhe kënetat, veçanërisht kur temperaturat janë të larta. Ajo mund të zhvillohet në temperatura nga 35 deri në 46 gradë Celsius.
Megjithëse infeksionet janë jashtëzakonisht të rralla, ato kanë një shkallë shumë të lartë vdekshmërie. Rasti në Jukatan shënon vdekjen e parë të regjistruar nga kjo amebë në rajon.
Jukatani është një nga destinacionet e njohura turistike të Meksikës, i frekuentuar për plazhet, vendpushimet dhe rrënojat e qytetërimit maja. Mbyllja e liqeneve synon të kufizojë ekspozimin ndaj ujit të kontaminuar dhe të mbrojë shëndetin e vizitorëve dhe banorëve.
Top Channel