E diel, 14 Janar 2018
21:58
Skafi me 31 turistë përfshihet nga flakët – FOTO

Për pak së nuk është shndërruar në një tragjedi një shëtitje me skaf mes mrekullive të Tajlandës për 31 turistë.

21:39
Ndërron jetë kirurgu hero!

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare kirurgu hero Rick Jolly.

21:15
“Kujdes nga Koreja! SHBA jo e gatshme të mbrohet”

Një ish-oficer i lartë ushtarak amerikan ka ngritur alarmin që i kanoset Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga një sulm i mundshëm raketor nga Koreja e Veriut.

20:55
Të fshehur në motorin e makinës! Policia zbulon emigrantët

Katër emigrantë janë zbuluar nga policia në territorin spanjoll të Melillas në Veri të Afrikës në tentativën e tyre për t’u futur ne Europë.

19:42
Procesi i dixhitalizimit, “Digitalb”: Abonim 12 mujor, dekoder falas

Në kuadër të procesit të dixhitalizimit që vijon me radhë në qarqet e vendit, “DigitAlb” njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës e Durrësit, që kanë ende një dekoder apo modul të vjetër tokësor SD, që duhet ta konvertojnë me një dekoder flyBOX ose T2-HD, për të përftuar programet në sistemin dixhital.

19:30
Tërmet i fuqishëm, tronditet Peruja

Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë i ka marrë jetën dy personave dhe ka plagosur 65 të tjerë në Perunë jugperëndimore.

19:20
Sevilla nuk “ngre kokë”, humbet dhe në fushën e Alaves

Sevilla nuk ngre kokë në kampionatin spanjoll pavarësisht ndryshimit të teknikut.

19:12
Atentat në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati mafioz mbrëmjen e së dielës në kryeqytet.

18:38
Spektakël në “Anfield”, Man City “zgjohet vonë”, triumfon Liverpool

Udhëheqin me diferencë të madhe renditjen në Premier League, por ndaj Liverpool Manchester City-t të Guardiolas i ka “ngecur sharra në gozhdë”.

16:32
Bournemouth përmbys Arsenalin, “zverdhet” Xhaka

Pas disa rezultateve radhazi pozitive, Arsenali nuk ka mund të dalë me pikë në fushën e Bournemouth.

16:26
Wenger nuk e grumbulloi, zbulohet e ardhmja e Alexis Sanchez

Arsene Wenger la jashtë listës së të grumbulluarve sulmuesin Alexis Sanchez dhe fantazistin Mesut Ozil, në kuadër të ndeshjes me Bournemouthin, pasi të 2 futbollistët nuk kanë pranuar rinovimin e kontratës dhe janë në prag të largimit.

15:42
Partizani luan nesër miqësoren e dytë në tokën turke

Partizani ka njoftuar se ka zyrtarizuar miqësoren e radhës, në kuadër të fazës përgatitore dimërore në Antalia të Turqisë.

15:31
Punësim sezonal në Gjermani, aplikime për studentët

Të gjithë studentët që kërkojnë një punë gjatë 3 muajve të verës, mund të aplikojnë deri në fund të janarit për punësim sezonal në Gjermani. Një student që e ka kaluar këtë eksperiencë, na rrëfen kushtet e punës, por edhe arsyet pse shkoi atje.

15:21
Rama për protestën: Barrikadë për të dëmtuar Shqipërinë

Përvjetori i eurosocialistëve shqiptarë ishte një rast për kryeministrin Edi Rama për të shigjetuar opozitën për protestën që ka thirrur më 27 janar, por edhe për të bërën një pohim të fortë për rolin e qeverisë së tij në miratimin e ligjit që zyrtarizon përdorimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoni.

15:12
Të papunët, kualifikim me detyrim; MF po përgatit vendimin

Trajnimi i të papunëve në qendrat e Kualifikimit do të bëhet me detyrim. Sipas ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj qeveria synon ta përshtatë kualifikimin me nevojat e tregut të punës.

15:11
Rritja ekonomike? Instituti i Vjenës dhe BB, parashikime të ndryshme

Banka Botërore dhe Instituti i Vjenës për studime ekonomike janë të ndarë në lidhje me rritjen ekonomike të Shqipërisë në dy vitet e ardhshme. Por më optimiste nga të gjithë tregohet qeveria shqiptare.

15:03
Atentati në Shkodër është filmuar nga kamerat e sigurisë

Një ditë pas atentatit me tritol që tronditi qytetin e Shkodrës, burime nga grupi hetimor konfirmojnë se kamerat e sigurisë së një biznesi mund të ofrojnë të dhëna të vlefshme, që do të mundësonin identifikimin e autorit të ngjarjes.

14:58
Kriza në kampionat, Real mendon vetëm për PSG

Pas humbjes së fundit me Vilarealin në kampionat, Reali i Madridit i është larguar shumë Barcelonës së vendit të parë. Analizat nuk mungojnë për këtë krizë të thellë të klubit, ku e vetmja shpresë mbetet Liga e Kampioneve dhe sfida e radhës më Paris Sën-Zhermenin.

14:38
Shërbimet ndaj qytetarëve, Gjonaj: S’tolerohen shkeljet ligjore

Për të ndryshuar perceptimin e deritanishëm të funksionimit të institucioneve mbi shërbimet ndaj qytetarit, Ministrja e Drejtësisë u shpreh e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje ligjore, abuzime me detyrën apo marrje ryshfeti, duke paralajmëruar largime nga puna, procedime për ndjekje administrative apo penale për çdo punonjës apo drejtues.

14:24
Prag tragjedie në Turqi, avioni rrëshqet nga pista – FOTO

Pasagjerët e një avioni të kompanisë turke Pegasus Airlines përjetuan momente paniku, pasi mjeti fluturues rrëshqiti nga pista duke përfunduar në një shpat të pjerrët, buzë Detit të Zi.

14:15
Tërhiqen nga tregu 12 milionë kuti qumështi pluhur

Më shume se 12 milionë kuti qumështi pluhur janë tërhequr nga 83 vende në mes të skandalit për salmonelë që ka përfshirë kompaninë franceze Lactalis.

14:08
Diskriminimi gjinor, ndodh edhe në Hollywood

Lajmi se aktori Mark Wahlberg ishte paguar me 1.5 milion dollarë për të rixhiruar disa skena në filmin ‘All the money in the world’, kur Christofer Plummer zëvendësoi Kevinv Spacey në vazhdën e skandalit seksual, bëri buje pak ditë më parë.

13:53
Sfida e Siver në “Windsurfing”, nga oqeani në borë

Livi siver, një windsurfer profesionist bëri atë që shumë pak persona e kanë menduar; shkëmbeu dallgët e oqeanit me borën. Sfida interesante ndodhi në Japoni, pikërisht në malet e Rishiri Island në Hokkaido.

13:37
DASH alarm për Kosovën: Rrezik për sulme terroriste dhe dhunë politike

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që planifikojnë të vijnë në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore – Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – që të jenë të kujdesshëm, thuhet në njoftimin e ri për udhëtime të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

13:04
Shpërthen një bombol gazi, fatmirësisht vetëm dëme materiale – VIDEO

Një bombol gazi shpërtheu në një banesë në kryeqytet. Nga shpërthimi i fuqishëm në rrugën “Thoma Koxhaj” fatmirësisht nuk pati të lënduar, sepse bombola ishte vendosur në ballkon dhe në banesë nuk kishte njeri.

12:49
Hauai në panik, alarm fals për sulm me raketë

Alarmi për një rakete balistike, që shkaktoi panik mes banoreve të Hauait ditën e shtunë, rezultoi të ishte i rremë. Përdoruesit e celulareve morën një mesazh që i paralajmëronte ata për kërcënimin e një rakete balistike duke i udhëzuar të strehoheshin menjëherë në një vend të sigurt.

12:23
Protesta e opozitës; Basha në Vorë, thirrje për pjesëmarrje masive

Vora ka qenë ndalesa e radhës e Lulzim Bashës, në turin e tij të takimeve për përgatitjen e protestës së 27 janarit.

12:14
Trazirat në Tunizi, qeveria fillon reformat

Prej fillimit të vitit Tunizia u përfshi nga protesta popullore për shkak të planeve të qeverisë për rritjen e taksave dhe të çmimeve. 800 persona janë arrestuar dhe pavarësisht vendimit të qeverisë sot për të ndërmarrë reforma, opozita tuniziane thotë se protestat do të vazhdojnë.

11:47
Prej një javë nën flakë, mbytet anija me naftë

Anija-cisternë iraniane, e cila prej më shumë se një javë ishte përfshirë nga flakët në detin e Kinës lindore, u fundos të dielën siç bëri me dije media kineze.

11:34
Shpërthen kaldaja, 8 të vdekur e dhjetëra të plagosur në Portugali

Të paktën 8 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që përfshiu një qendër komunitare në veri të Portugalisë.

11:24
Nisin reshjet e borës në verilindje, priten edhe në juglindje

Në Kukës, reshjet e dendura të borës nisën që në orën 09:30 të mëngjesit. Rruga e Kombit kalohet pa zinxhirë, por në akse të tjera malore rurale duhet përdorimi i tyre.

11:14
Rusia, plan mashtrimi me dopingun edhe në botëror

Hija e dopingut rus shfaqet edhe në futboll. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, përfaqësuesja ruse po mendon të aktivizoje futbollistë të dopuar në Botërorin e këtij viti dhe për të evituar sanksionet ishte përpiluar plani për ndërrimin e kampioneve të urinës së lojtarëve.

10:41
Juventus, 10 milionë euro në sezon për Ozil

Mesut Ozil nuk do të luaj më në Angli, por në Itali, kështu pritet të ndodhë sipas britanikes Daily Mail.

10:29
Emri i Maqedonisë, Kammenos kërkon referendum

Kreu i partisë së koalicionit qeveritar “Greket e Pavarur”, Panos Kammenos, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, në një intervistë për gazetën e së dielës “Demokraracia” ka kërkuar mbajtjen e një referendumi për emrin e Maqedonisë.

10:22
Kante, objektivi i radhës për PSG

Pas Neymar e Mbappé, PSG synon të përforcojë akoma edhe më tej mesfushën.

10:18
Tramezzani trajner në Kinë?

Ish-zv/trajneri i kuqezinjve në kohën e Gianni De Biasi, Paolo Tramezzani është një prej emrave të përfolur se do të marrë drejtimin e një ekipi kinez.

10:07
7 ekipe në sulm për Babacar të Fiorentinës

24-vjeçari nga Senegali, Khouma El Hadji Babacar nuk po gjen hapësirën e nevojshme, konstante, tek Fiorentina, por ai pëlqehet së tepërmi në merkato.

10:00
Juve mendon për Fares

Mohamed Fares është emri i ri që përmendet në shtëpinë e Juventus. Duket se Marotta e Paratici i kanë hyrë seriozisht punës për të shkëputur nga Verona mesfushorin francez.

09:37
Xhaçka: Së shpejti investime të reja për bazat detare

Rivitalizimi i vendbazimeve ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë një potencial i jashtëzakonshëm zhvillimor në zonat ku janë ndërtuar. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi këtë fundjavë vendbazimet në Shëngjin, qarku i Lezhës dhe në Kepin e Palit, qarku i Durrësit.

09:29
E rrëmbyer që në maternitet, 19-vjeçarja kërkon që “mamaja” të falet

Kamiyah Mobley ishte një bebe e porsalindur kur u rrëmbye në spitalin e Jacksonville të Floridas në vitin 1998. Një vit më parë ajo u gjet e gjallë nga policia e Karolinës së Jugut, ndërsa 51-vjeçarja Gloria Williams, gruaja që besohet se u hoq si infermiere duke rrëmbyer foshnjën, pritet të gjykohet

E shtunë, 13 Janar 2018
20:58
Gjurmë Shqiptare: Enigma e varrit të Gjergj Kastriot-Skënderbeut

Cilat janë të fshehtat dhe enigmat e vendprehjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut? Çfarë fle nën memorialin e tij? Përse u mbuluan gërmimet arkeologjike?

20:01
Kukësi barazon 2-2 me Fenerbahçen në miqësoren e fundit

Pas dy fitoreve të pak ditëve më parë me rezultat të njëjtë, 2-1 ndaj Kayserisporit dhe Bursasporit, kampionët në fuqi të Shqipërisë janë frenuar vetëm dy minuta nga fundi i takimit të tretë miqësor, nga një emër i madh i futbollit turk, Fenerbahçe.

19:43
Kryemadhi: Rama i frikësuar, jo nga këpuca, por nga fati i tij

Monika Kryemadhi ka reaguar përmes rrjeteve sociale, pas fjalës së Kryeministrit Edi Rama në Mirditë, ku ftoi qytetarët t’i bashkohen platformës së bashkëqeverisjes.

18:43
Kurti paraqet programin, figura të Vetëvendosjes mungojnë

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh themelues i kësaj lëvizjeje, paraqiti para anëtarëve të saj platformën me të cilën ai kandidon për të rimarrë drejtimin e partisë.

18:16
Kriza s’ka fund për Realin, mposhtet edhe nga Villarreal

Kampionët në fuqi të Europës dhe botës nuk po kalojnë një moment të mirë në La Liga dhe kriza e “Los Blancos”-ve duket se nuk po njeh fund.

16:56
Rama prezanton platformën e bashkëqeverisjes në Rrëshen

Kryeministri Edi Rama u ndal në qytetin e Rrëshenit për të prezantuar me banorët e Mirditës platformën e bashkëqeverisjes.

16:21
Strazimiri: Shkodra u trondit, Rama radhit sukseset në polici

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri reagoi pak pas lajmit për shpërthimin me tritol në qytetin e Shkodrës, plagosi disa persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

15:17
Reforma e ujit, nis verifikimi i aparateve matës

Grupet e teknikëve të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve janë shpërndarë në terren për verifikimin e aparateve matës të ujit.

15:14
Gratë e periferisë, vështirësitë e ditës dhe zakonet që nuk janë shkulur

Vetem një orë larg kryeqytetit, në periferi të Tiranës, jeta e grave është tejet e vështirë.

15:11
Buxheti pa fond rezervë

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për dëmshpërblimin e pronarëve të kompleksit Jon, asgjëson tërësisht fondin rezervë të buxhetit duke i lënë financat e shtetit të ekspozuara ndaj goditjeve të tjera deri në fund të vitit.

15:09
Orët e papaguara të Vettingut

Premtimi i qeverisë se do të shpërblente financiarisht punën e vështirë të anëtarëve të vettingut me sa duket deri më tani nuk është realizuar në atë masë që u premtua. Vetë Kryeministri pati premtuar përmbushjen e nevojave për mbarëvajtjen e punës së institucioneve të vettingut.

14:34
“Hetimi për shitjen e Milanit, një sulm politik”

Hetimi mbi shitjen e Milanit nga Silvio Berlusconi te Yonghong Li rezulton të jetë një lajm i rremë. Mëngjesin e kësaj të shtune, “La Stampa” publikoi një lajm sipas të cilit një hetim është hapur nga Prokuroria e Milanos për “shitjen me çmim të mbivlerësuar dhe të ardhura financiare nga Hong Kongu”.

14:27
Rreziku i pallatit në Gjirokastër

Në ditën e 8-të pas rrëshqitjes së tokës, vijon të jetë shqetësuese situata për banorët e pallatit në Gjirokastër.

14:13
Vasili: Rama do t’u rrëmbejë futbollin shqiptarëve

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shkruan në Facebook se kryeministri Edi Rama “do të bëhet edhe president i FSHF”.

14:05
Gjermani, akord për një sërë çështjesh në bashkëqeverisje

Qeveria e re gjermane do të duket shumë si ajo e vjetra, të paktën këtë ka në plan Angela Merkel. Tri partitë e koalicionit të fundit të madh, ajo kristiandemokrate CDU, simotra e saj Unioni Kristian Social, CSU, si dhe socialdemokratët prekën rezultate të ulëta historike në zgjedhjet federale të shtatorit.

13:57
Ngërçi me Demarkacionin, çështja kryesore e 2018-s në Kuvendin e Kosovës

Ligjvënësit kosovarë kthehen në punë më 15 janar pas pushimeve të dimrit, e të hënën Komisioni parlamentar për Punët e Jashtme do të diskutojë mbi marrëveshjen e shenjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ku do të vendoset procedimi i mëtejshëm në seancën e radhës.

12:39
105-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Sukses në 4 vjet, por ka edhe policë të lidhur me krimin

Për kryeministrin Edi Rama, 105-vjetori i Policisë së Shtetit e ka gjetur këtë organizatë të rilindur dhe institucionin me besueshmëri më të lartë të publikut.

12:21
Meta për Rexhep Çelikun: Shqiponja që vallëzon dhe fluturon vetëm lart

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në homazhet në nder të valltarit të shquar Rexhep Çeliku.

11:57
Veliaj inauguron bibliotekën: Po fitojmë betejën me bingot e llotot

Biblioteka “Musine Kokalari” në njësinë nr. 7 ka çelur ambientete e reja për lexuesit. “Po fitojmë betejën me bingot dhe llotot”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj në inaugurimin e saj.

11:52
Kryemadhi: Shteti po i shërben krimit dhe korrupsionit

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e LSI-së, deklaroi se “shteti po i shërben krimit dhe korrupsionit”.

11:32
Irani reagon ashpër: Do të hakmerremi ndaj sanksioneve të SHBA-së

Irani reagoi ashpër ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i vendosur sanksione kreut të tij të gjyqësorit, duke e cilësuar një veprim të tillë si “shkelje të vijave të kuqe”.

11:09
105-vjetori i Policisë, Meta dekoron Sokol Baraj dhe FNSH Shkodër

Në 105-vjetorin e policisë së shtetit Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes Sokol Baraj, ish drejtori i policisë në 1997 me dekoratën e Artë të Shqiponjës.

11:01
Shpërthim i telekomanduar, 8 persona të plagosur

Qyteti i Shkodrës është tronditur paraditen e së shtunës nga një shpërthim eksplozivi në lagjen Rus, pranë tregut të qytetit.

10:57
Bushati në Suedi: Reforma në drejtësi, prioritet kryesor për integrimin

Reforma në drejtësi është prioritet kryesor për integrimin dhe për thithjen e investimeve është shprehur ministri për Europën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në takimin e tij ën Suedi me Karin Enstrom, kryetar e komisionit për BE në parlamentin suedez.

10:48
Tirana me lulishte të re

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e sipërfaqes së mbuluar nga balta pranë Bankës së Shqipërisë ku është dhe stacioni i autobusit për disa linja të transportit publik.

10:44
Basha: Korrupsioni nuk nisi nga radhët, por nga koka politike e policisë

Për Lulzim Bashën, ky 105-vjetor e gjen Policinë e Shtetit në momentin më tragjik të saj dhe të tradhtuar.

10:10
Rama: Reforma e ujit ka në qendër interesin e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Shëngjin me drejtuesit lokalë, theksoi se “reforma e ujit ka në qendër interesin e qytetarëve”.

08:01
Dorëhiqet ambasadori amerikan në Panama: Nuk mund t’i shërbej Trumpit

Ambasadori i SHBA në Panama është dorëhequr, sepse ka thënë se nuk është më në gjendje të shërbejë nën Presidentin Donald Trump.

00:05
Pornostari që i kushtoi shtrenjtë Trumpit

Një ish aktore e filmave porno është paguar 130 mijë dollarë për të heshtur mbi marrëdhënien seksuale me Donald Trumpin.

E premte, 12 Janar 2018
23:39
Kili, sulmohen kishat para vizitës së Papa Françeskut

Disa kisha në Kili kanë rënë pre e sulmeve vandale, vetëm pak ditë para një vizite të Papa Françeskut, parashikuar javën e ardhshme.

23:27
Bayerni e nis me fitore, thellon diferencën me ndjekësit

Bayerni i Mynihut e ka nisur me fitoren 2018-ën në Bundesligë, duke vijuar ecurinë e mirë të vitit të kaluar.

23:08
Lu: Prokurorë të FBI-së për çështjen Tahiri

Ambasadori Donald Lu deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar prokurorë të FBI-së dhe agjencive të zbatimit të ligjit për një hetim të plotë dhe zbulimin e së vërtetës për çështjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

21:49
Tare “ngrin” Interin: De Vrij nuk largohet

Stefan De Vrij nuk ka ndërmend që të ndryshojë ambient…të paktën në këtë merkato dimërore.

21:45
Denoncimi i “Fiks Fare”: Të “burgosur” në pronat e tyre me hipotekë

“Fiks Fare” denoncoi falsifikimin e një vendimi gjyqësor të vitit 2000 nga Gjykata e Bulqizës. Eksperti Baftjar Bici, i cili figuron se ka bërë një akt ekspertimi për një çështje gjyqësore, për një pronë në Shupenzë të Bulqizës, thotë se nuk ka firmosur asnjë akt të tillë. Ndërkohë, gjyqtari Arjan Qafa pranoi këtë akt ekspertimi.

21:34
Trump konfirmon për herë të fundit marrëveshjen me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump do t’i japë edhe një herë “dritën jeshile” marrëveshjes bërthamore me Iranin, por kjo do të jetë hera e fundit.

20:31
“Fiks Fare”, kushtet në të cilat jeton 41-vjeçarja me aftësi të veçanta

“Fiks Fare”, kushtet në të cilat jeton 41-vjeçarja me aftësi të veçanta

20:16
Pallati i Vlorës, 16.8 mln euro; vjehrri i Lulzim Bashës përfituesi kryesor

Pagesa që ish-ndërtuesit dhe pronarët e apartamenteve që u shkatërrua në vitin 2013 në Vlorë është 16 milionë e 800 mijë euro.

20:05
BE paralajmëron sërish Kosovën për shfuqizimin e Speciales

Zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë, si dhe misionet diplomatike të vendeve të BE-së paralajmëruan sërish të premten mbi pasojat që mund të ketë shfuqizimi i Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte në Kosovë.

20:02
Meta në Zagreb edhe për Ballistin, temë diskutimi me presidenten kroate

Në takimin me Presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, Ilir Meta nuk ka diskutuar vetëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfidat e integrimit për Shqipërinë.

19:58
Nga politika, në sport. Bashkim Fino shpalos platformën për FSHF-në

Ai është një tifoz në shkallët e stadiumit, por pas dy dekadave në politikë, Bashkim Fino vendosi që të bëjë kapërcimin e madh drejt sportit. Pas shpalljes së kandidaturës për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, përballë Armand Dukës, në një intervistë për Top Channel, Fino shpalos platformën e tij.

19:37
Studim për Berishën. Alfred Lela, analizë për diskursin e politikanit

Ligjërimi politik ka qenë pika e fortë e tij, shembull i përsosur sesi nga kardiolog arriti të shndërrohet në njeriun që dominoi për dy dekada skenën politike shqiptare, duke qenë ende aktiv edhe sot.

19:26
Hahn i përgjigjet “Syriza”-s: Tekstet shkollore, çështje dypalëshe Shqipëri-Greqi

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn i është përgjigjur interpelancës së kërkuar nga dy eurodeputetët e partisë qeveritarë “Syriza” për hartat etnike dhe irredentiste, që siç theksojnë ata përmbajnë librat shkollore të Shqipërisë.

19:11
“Shqipja” në tryezën e Ivanov, maqedonasit kërkojnë bllokimin

Akademikë maqedonas, organizata të diasporës dhe parti opozitare të së djathtës i bënë thirrje Presidentit Gjorgje Ivanov të vendosë veton kundër ligjit të ri për gjuhën shqipe i miratuar të enjten, me pretendimin se ai është antikushtetues dhe kundër interesave kombëtare.

17:27
Indeksi, demokracia amerikane kategorizohet “e brishtë”; Shqipëria në vendnumëro

Njësia e Inteligjencës e The Economist ka publikuar raportin e radhës për gjendjen e demokracisë në botë. 167 vende kanë kaluar në sitën e ekspertëve, që kanë nxjerrë përfundimet për vitin 2016.

17:02
Qeveria në Lezhë, vendime për rrugët, agro-turizmin dhe Skënderbeun

Banorët e Torovicës të pakënaqur me mungesën e rrugës, e pritën Kryeministrin me protesta.

15:34
Ministrja Gjonaj kërkon shkarkimin e hetim për dy gjyqtarë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka depozituar në Këshillin e lartë të Drejtësisë 2 kërkesa, përmes të cilave kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petraq Curri të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Durrësit, si dhe fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares, Enkeleida Hoxha me detyrë gjyqtare në Krujë.

15:12
Policia, konkurs për të zgjedhur dhe pasuesin e Çakos

Policia e Shtetit ka hapur konkurset për të dhënë gradën drejtues i parë. Top channel ka siguruar urdhrin që specifikon se janë vetëm 5 vende që kanë këtë gradë të lartë dhe duket se konkursi është hapur për të graduar një oficer policie që do të pasojë në detyre ish-drejtorin e Policisë se Shtetit Haki Çako, i larguar nga kjo detyrë.

15:10
ONM dorëzon raportin për institucionet e drejtësisë, problem tensioni politik

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dorëzoi në Kuvend raportin e vlerësimit për katër kandidatët e Shoqërisë civile për një anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

15:07
A takoi Tahiri Habilajt?! Prokurorët marrin në pyetje shoferin e dytë të ish-ministrit

Prokurorët kanë marre në pyetje shoferin e dytë të ish-ministrit Saimir Tahiri. Prokurorët që ende nuk e kanë marrë në pyetje vetë Tahirin, por verifikojnë të dhënat e një takimi mes ish ministrit me Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, arrestuar për trafik droge. Takimi mendohet të jetë zhvilluar në vitin 2014 në Greqi.

15:07
2018, viti i sprovës për Shqipërinë

Është një mesazh të cilin Brukseli e ka përcjellë qartë kohët e fundit përmes disa zyrtarëve të ndryshëm: 2018-ta duhet konsideruar një vit kyç për Shqipërinë dhe arsyet janë disa. Vendi është shumë pranë çeljes së negociatave të anëtarësimit në muajt në vijim, do të jenë vendimtare për rrugën drejt BE-së.

14:57
“Vdiq mbreti, rroftë mbreti”

Që prej fundjavës Teatri Kombëtar, do të çelë sezonin me dramën shqipe, “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, me autor Ferdinand Hysin, e nën regjinë e Elma Dorezit.

14:52
Në ndihmë të të përmbyturve; Ushtria dërgoi mjekët në zonat e prekura

Ekipet mjekësore të forcave të armatosura vazhdojnë të kryejnë vizita tek banorët e zonave që u prekën nga përmbytjet e fillim dhjetorit të vitit të kaluar. E tillë është edhe zona e Porto Romanos në Durrës.

14:45
Bushati takon Wallstrom: Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me homologen e tij suedeze, margot Wallstrom nga e cila mori mbështetjen e Suedisë për integrimin e vendit.

14:11
Rama: Kredo e LSI për 2018 integrimi europian, reformat në drejtësi e zgjedhore

LSI do të ketë kredo të saj politike për 2018 integrimin europian të vendit, zbatimin e reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore.

14:00
Basha në Lushnje: Kriza ekonomike po ndihet në çdo familje

Lulzim Basha e vazhdoi në Lushnje turin me te cilin po i paraprin protestës së 27 janarit. Kryetari i Partisë Demokratike tregoi disa statistika se si kriza ekonomike, siç tha ai, po ndihet në çdo familje. Po ashtu etiketoi Lushnjën si qytetin ku bandat përcaktojnë kush punon apo dhe kush merr tendera.

13:26
Ryan Giggs drejt stolit të Uellsit

Rayan Giggs është kthyer në favoritin numër 1 për të marrë drejtimin e kombëtares së futbollit të Uellsit. Ish-mesfushori ikonë i Manchester United përfaqësueses ishullore, nuk e ka fshehur asnjëherë ëndrrën për të drejtuar ekipin e vendlindjes, por vetëm këtë fundjavë është konsideruar seriozisht nga federata.

13:15
Zidane-Juve, të destinuar për t’u bashkuar

Zërat që kanë qarkulluar orët e fundit për një interesim të Floretino Perez ndaj Joachim Low, kanë krijuar një efekt zinxhir dhe zhurma nga Madridi ka dërguar jehonën deri në Torino.

12:52
Të maskuar e të armatosur, lidhin kryefamiljarin dhe i grabisin shtëpinë e makinën

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë një grabitje ditën e sotme në Ksamil.

12:15
Ikën fshati i Festave nga “Skënderbej”, por vijnë stolat vjenezë

Plot 41 stola vjenezë janë vendosur në sheshin “Skënderbej”, janë stolat shumëngjyrësh të shpërndarë në mënyrë të çregullt në gjithë hapësirën e sheshit si një mundësi shlodhëse dhe argëtimi për qytetarët.

11:57
Anulohet vizita, Trump nuk shkon në Londër

Donald Trump anuloi vizitën në Mbretërinë e bashkuar, të planifikuar në shkurt, mbase duke i dhënë një ndihmë jo të vogël qeverisë së Thersa May, e përballur me mjaft kundërshtime për këtë nga publiku i gjerë. Sidoqoftë, arsyeja zyrtare e anulimit të vizitës, si zakonisht e publikuar nga presidenti në “Twitter”, nuk kishte të bënte aspak me faktin që britanikët nuk e duan Trumpin atje.