E mërkurë, 17 Janar 2018
02:39
Aksidenti tragjik, ndërron jetë aktorja 29-vjeçare

Aktorja australiane, Jessica Falkholt ndërroi jetë në një spital në Australi, ku mbahej gjallë nga pajisjet mjekësore, prej 26 dhjetorit të vitit të kaluar.

E martë, 16 Janar 2018
23:55
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Trump, i shëndetshëm

Nuk ka asnjë shenjë jo normale te Donald Trump dhe ai gëzon shëndet të plotë. Presidenti amerikan u vizitua nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili sqaroi për gazetarët se, në këtë drejtim nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

21:54
Milani mbron blerjen ndaj akuzave për pastrim parash

Biznesmeni kinez që bleu aksionet e Milanit preferoi të zbresë personalisht në skenë për të mbrojtur investimin e tij në një prej klubeve më të titulluar të futbollit botëror. Përballë akuzave për riciklim parash dhe dyshimeve mbi fondet e siguruara për blerjen e kuqezinjve, Li Jonghong kërcënoi me padi në gjykatë.

21:46
Punësimi i mësuesve, mënjanohen drejtoritë arsimore

Me qëllimin për të rritur transparencën në punësimin e mësuesve, Ministria e Arsimit ka rifreskuar në formë dhe përmbajtje Portalin Mësues për Shqipërinë.

21:00
Ish-të përndjekurit, Basha: Plani i qeverisë i papranueshëm

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar si të papranueshme planin e qeverisë për të hequr familjarët e ish -të përndjekurve politike nga e drejta e ligjshme dhe morale e dëmshpërblimit.

20:49
Vrasja e Oliver Ivanoviç, pasojat në Kosovë dhe ndikimi në dialogun me Serbinë

Për pasojat që mund të ketë vrasja e Oliver Ivanoviç në stabilitetin e Kosovës dhe bisedime e saj direkte me Serbinë, foli në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel analisti Mentor Nazarko.

20:03
Vrasja e Ivanoviç, Haradinaj: Për hetimet mund të ftojmë edhe FBI

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dënoi vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Kosovës, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, Haradinaj tha se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur vrasjen, madje edhe mund të kërkojnë ndihmë të aktorëve të jashtëm si FBI për këtë qëllim.

19:53
Fishat e diabetit, falas. Nis furnizimi për fëmijët e sëmurë deri në 18 vjeç

1500 fëmijë me diabet të moshës 0-18 vjeç, duke nisur nga kjo e martë do t’i marrin fishat e diabetit falas.

18:06
Investigimi i Fiks Fare, MB reagon ndaj PD: Hiqni dorë nga dhuna verbale

Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj deklaratës së Partisë Demokratike, ku me anë të Arben Ristanit, i cili duke iu referua rastit të denoncuar në Fiks Fare, ku një oficer policie ishte i përfshirë në trafikun e kokainës, tha se Vettingu në Polici, i nisur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është thjeshtë propagandë.

18:02
Britania nën pushtetin e borës – FOTO

Thuajse e gjithë Britania është zbardhur nga bora e rënë një natë më parë, duke shkaktuar probleme në shumë rrugë të vendit, e akoma më tepër reshje pritet të ketë në ishullin britanik teksa stuhia e Fionn po kalon përmes saj.

16:06
Bari, kapen me 5 kg heroinë, arrestohet çifti shqiptar

Një çift shqiptar u arrestua në Bari me 5 kg heroinë. Sipas “Guarda di Finanza”-s, droga u gjet në një automjet që erdhi me traget nga Shqipëria.

15:21
Orikum, mijëra ton mbetje në anë të përrenjve

Që prej vitit 2008 kur mbetjet e Orikumit deti i riktheu në breg, pak është bërë për ta ndryshuar situatën. Qyteti i vogël turistik buzë Jonit vazhdon të depozitojë pa kriter mbetjet që shtohen sidomos në verë kur popullsia trefishohet prej pushuesve.

15:12
Iliaz Labi thyen arrestin, pa leje jashtë banesës për Vitin e Ri

Ish-nëndrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Iliaz Labi ndodhet nën arrest shtepiak për llogari të një procesi për çështje korrupsioni.

15:06
Opozita për KLP e KLGJ, Basha: Aleati ynë kundër krimit, reforma në drejtësi!

Partia Demokratike dhe LSI pritet të marrin pjesë në komisionin ad hoc që do ngrihet për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por ajo që ende nuk dihet është nëse do të bëhen edhe pjesë e votimit.

14:58
Video e grabitjes, kamerat regjistruan personin që sulmoi te hipoteka

Këto janë pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë të cilat kanë xhiruar grabitjen e sportelit të një banke të nivelit të dytë në sallën kryesore të godinës së hipotëkës në Tiranë.

14:53
Vrasja në Gjorm, policët në fshat për të shmangur hakmarrjen

Fshati Gjorm në Vlorë kaloi një natë të trazuar. Pas vrasjes se një të riu ne lokalin e fshatit dhe vetëvrasjes së autorit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan atje për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit mes dy familjeve.

14:36
E bleu Skënderbeu, tani e kërkon Chievo

Ndërsa kanë kaluar vetëm 2 javë që kur Skënderbeu bleu kartonin e tij nga Luftëtari, Kristal Abazaj ka hyrë në orbitën evropiane të merkatos.

14:19
Vjedhja e bankës te Hipoteka, arrestohet roja i SHPSF-së

Policia e Tiranës ka vënë në pranga punonjësin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, F. F, 48 vjeç lidhur me grabitjen një ditë më parë në bankën e nivelit të dytë, në brendësi të godinës së Hipotekës.

14:08
Ristani: Rama e Xhafaj mbrojnë krimin në polici

Partia Demokratike thotë se vettingu në Polici, i nisur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është thjeshtë propagandë.

13:53
Basha me degët e PD: Kemi vullnetin për zbatimin e reformës në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nisma e opozitës për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm sipas Kushtetutës dhe me vetting është treguesi më i qartë i vullnetit të opozitës për zbatimin e Reformës në Drejtësi, të pakapur nga krimi.

13:43
Serbia kërkon pjesëmarrjen në hetimet për Ivanoviç, Vuçiç: S’ka kuptim të dialogojmë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç doli para mediave vendase në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, që ai e thërriti pas vrasjes së Oliver Ivanoviç në Mitrovicë.

13:37
Lagjja e Selvive kthehet në identiteti, mbillen 150 drurë dekorativë

Lagja e Selvive është kthyer në identiteti, pasi janë mbjellë 150 drurë dekorativë të tipit të të njëjtit emër, selvi.

13:25
Rama: Vrasja e Ivanoviç, akt qëllimkeq

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

13:24
Përfshihet nga flakët mjeti në lëvizje (VIDEO)

Një mjet është përfshirë nga flakët në Tiranë, teksa ishte në lëvizje në rrugën e Kavajës.

13:23
Vrasja e Ivanoviç, reagon Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç në Kosovë. Kreu i shtetit thotë se kjo ngjarje e rëndë nuk duhet të ndikojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

12:52
Aksident pranë kryeministrisë, përplaset këmbësori

Një aksident është shënuar rreth mesditës pranë selisë së kryeministrisë në Tiranë.

12:35
Ambasadori Delawie: Të hetohet vrasja e Ivanoviç! Të ruhet qetësia

Për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, mëngjesin e kësaj të marte përpara zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

12:35
Ahmetaj letër sipërmarrjes: Shërbimet e reja që lehtësohen

Reforma e derregullimit, e cila thjeshton procedurat për biznesin dhe qytetarët ka hyrë në fazën e dytë. Ministria e Financave njoftoi se brenda janarit do të thjeshtohen apo hiqen edhe 20 procedura dhe dokumenta të tjera, të cilat lëshohen nga administrata fiskale.

12:32
Lista, 36 gjyqtarë e prokurorë në sitën e Vettingut

36 gjyqtarë e prokurorë, mes të cilëve edhe drejtues gjykatash e prokurorish, do t’i nënshtrohen procesit të vettingut, pas shortit të hedhur së fundmi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

12:19
Nuk ka kompromis për institucionet e drejtësisë

Mazhoranca refuzoi propozimin e opozitës për të zgjidhur përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, krizën politike të krijuar pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e shumicës.

12:04
Kryemadhi: Amendamentet e opozitës nuk janë kartë politike

Amendamentet e opozitës për Kushtetutën nuk janë një kartë politike, sipas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, por përgjegjshmëri dhe seriozitet i opozitës.

12:01
Kryemadhi: Dënojmë vrasjen e Ivanoviç, dialogu të vazhdojë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur për zbardhje të menjëhershme të vrasjes së liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, duke kërkuar dhe gjendjen e autorëve.

11:38
BE dënon vrasjen e Ivanoviçit, Thaçi kërkon zbardhjen

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Serbia ndërpreu menjëherë bisedimet që nisën sot në Bruksel dhe u vendos kthimi urgjent i delegacionit në Beograd.

11:34
“Butrinti” niset në Egje, zëvendësoi “Orikun”

Anija “Butrinti” që zëvendësoi Orikun në ujërat e detit Egje në kuadër të misionit të NATO-s është nisur këtë paradite nga baza e Pashalimanit.

11:23
Lushnje, arrestohet shpërndarësi i kokainës

Një 33-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga nga efektivët e policisë pasi shpërndante kokainë.

11:22
Ivanoviç e parandiente rrezikun: Serbët në Veri po frikësohen nga serbët

Politikani i vrarë serb, Oliver Ivanoviç, i cili ishte udhëheqës i Nismës qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, kishte akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e “Listës Serbe” në zgjedhjet e 22 tetorit të vitit të kaluar në Kosovë.

11:15
Policia e Kosovës: Autorët, të panjohur. Vijojnë hetimet

Vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviç ka tashmë edhe një version zyrtar, të konfirmuar nga Policia e Kosovës, sipas së cilës autorët janë ende të panjohur, por që mbetet e përkushtuar për zbardhjen e këtij rasti dhe çuarjen e personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

11:03
Veriu i Kosovës, SHBA kishte paralajmëruar trazira të motivuara politikisht

Vetëm pak ditë përpara vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kishte lëshuar një paralajmërim në faqen e saj zyrtare drejtuar shtetasve amerikanë që jetojnë e punojnë në Kosovë.

10:55
Vasili: Rama i ka në tavolinë vendimet e Strasburgut

Në fund të nëntorit kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili paralajmëroi se Shqipërinë e pret një “tërmet financiar”, për shkak të faturave që qeveria duhet të paguajë për vendimet e Strasburgut.

10:50
Meta: Dialog i mirëstrukturuar për çeljen e negociatave

Një dialog të mirëstrukturuar për çeljen e negociatave, ka kërkuar kreu i shtetit Ilir Meta në një intervistë për Albania Daily News.

10:49
Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e Ivanoviçit

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

10:44
Vrasja e Ivanoviç, Serbia pezullon dialogun me Kosovën; Vuçiç mbledh “Sigurinë”

Megjithëse nuk ka ende asnjë informacion zyrtar për autorin apo autorët e atentatit ndaj Oliver Ivanoviç në pjesën veriore të Mitrovicës, efekti i parë i ngjarjes së rëndë është reflektuar në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

10:33
Telashe të reja për Leon, dyshohet se ka përdorur fondacionin për evazion fiskal

“Hesapet” e Lionel Messit me autoritetet financiare spanjolle nuk janë mbyllur ende, madje sipas mediave iberike, asi argjentinas është në telashe të mëdha.

09:56
Vritet Oliver Ivanoviç, lideri i serbëve të Kosovës

Udhëheqësi i Nismës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviç ndërroi jetë pas një atentati me armë zjarri orët e para të mëngjesit.

09:55
Tronditet peshëngritja! Romela Begaj del pozitive në testet antidoping

Peshëngritja shqiptare tronditet përsëri. Romela Begaj ka rezultuar pozitive me substancën e stanazololit pas Botërorit të zhvilluar në Anaheim të Kalifornisë.

09:34
Mbanin të lidhur 13 fëmijët, arrestohen prindërit “monstra”

Policia në Kaliforni arrestoi një çift vendas, pasi zbuloi se 13 fëmijët e tyre mbaheshin të mbyllur në shtëpi, një pjesë të lidhur me zinxhirë pas këmbëve të krevateve.

09:31
Papa Françesku nis vizitën treditore në Kili

Papa Françesku ka arritur për vizitë treditëshe në Kili, me qëllim rikthimin e besueshmërisë te kisha lokale.

09:30
Raporti i “Freedom House”: Shqipëria, pjesërisht e lirë

“Demokracia po sulmohet e tkurret në mbarë botën”, thuhet në raportin e fundit të organizatës “Freedom House”, që mban titullin “Liria nëpër botë 2018”.

09:27
Arrestohet për korrupsion pasiv efektivi i policisë rrugore

SHÇBA ka arrestuar një efektiv të policisë rrugore për korrupsion pasiv.

00:28
Shpërthim në Belgjikë. Shembet pallati, 14 të plagosur

Shpërthimi që shkatërroi një restorant italian në Anver të Belgjikës ka plagosur 14 persona, 6 nga të cilët rëndë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

00:12
Ausilio darkon me menaxherin e Pastores, nuk harron Rafinhën

Braziliani Rafinha është më i kërkuari nga Interi në këtë sezon merkatoje, por Barcelona po bën një rezistencë shumë të fortë.

E hënë, 15 Janar 2018
23:41
Greqia miraton reformat për paketën e fundit të ndihmës

Parlamenti grek me shumicë votash, 154 nga 295 deputetë të pranishëm në sallë, ka aprovuar mbrëmjen e së hënës projektligjin me parakushtet për vlerësimin e tretë dhe të fundit të programit të ndihmës dhe të reformave fiskale që kreditorët e huaj i kërkojnë Athinës, si kushte për vazhdimësinë e ndihmës financiare.

22:03
De Vrij “dhuratë Tares” 25 milionë euro

Stephan De Vrij qëndron tek Lazio, të paktën për momentin. Ky ka qenë edhe objektivi primar i drejtorit sportiv të të kaltërve, Igli Tare.

21:55
Rinas, ndalohet një i kërkuar ndërkombëtar për vrasje

Një 22-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje është ndaluar në aeroportin e Rinasit.

21:34
Interi zyrtarizon Lopez, Spalleti: Kemi drejtues të aftë

Tashmë është zyrtare. Mbrojtësi 28-vjeçar argjentinas Lisandro Lopez është transferuar nga Benfika te Interi, në formë huazimi me të drejtë blerje.

21:05
Investigimi i “Fiks Fare”, reagon Ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme ka reaguar pak minuta pas publikimit të pamjeve në “Fiks Fare”, ku dallohet përfshirja e efektivit të policisë Julian Balliu në një trafik droge.

20:29
Denoncimi i Fiks Fare: Oficeri i policisë, pazare për të trafikuar 200 gr kokainë

Top Channel në emisionin e tij investigativ Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në radhët e policisë së shtetit. Një shef policie bën pazar për një marrëveshje prej 30 mijë eurosh me një qytetar. Në këmbim të parave zyrtari i policisë ofron drogë.

20:23
Vlorë, autoboti me naftë përplaset me trafikndarësen

Një autobot nafte është përplasur me trafikndarësen gjatë autostradës Levan-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja duke bllokuar rrugën.

20:03
Të paekspozuarit; Nga 25 janari, çdo të enjte në Top Channel

Aktualiteti politik, ekonomik dhe social, personazhet më të ekspozuar të vendimmarrjes, fenomenet që na shqetësojnë përditë, por edhe personazhet më pak të ekspozuar, ata që politika i harron pasi u merr votën, do të vijnë në Top Channel çdo të enjte nga data 25 janar si Të Paekspozuarit.

19:19
Vriten me armë zjarri dy persona në Vlorë

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një lokal në fshatin Gjorm, pas një sherri mes tyre.

19:02
Skandali në polici, sonte në “Fiks Fare”: Shefi i policisë bën pazare droge

“Fiks Fare” denoncon sonte në mbrëmje një skandal që ndodh në radhët e Policisë së Shtetit. Një shef policie bën pazar për një marrëveshje prej 30 mijë eurosh me një qytetar. Ne këmbim të parave zyrtari i policisë ofron drogë.

18:56
Taulant Balla: Opozita prej 2 vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi

Ndërkohë Taulant Balla, teksa u referua seancës së fundit në Kuvend u shpreh se opozita ofron një vizion dhune që nuk ka asgjë të përbashkët me Europën ku duam të bëhemi pjesë.

18:35
Ndahet nga jeta këngëtarja e “The Cranberries”

Dolores O’Riordan, këngëtarja kryesore e grupit të njohur Cranberries, ka ndërruar jetë në mënyrë krejt të papritur në moshën 46-vjeçare.

17:53
Sesioni i ri parlamentar nis me përplasje, PD-LSI: Të ndryshojë Kushtetuta

Gramoz Ruçi çeli sesionin parlamentar duke prezantuar një plan pune për deputetët, ku pikat më të rëndësishme janë ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë dhe përshtatja e legjislacionit sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

17:41
Basha në Kuvend: Kthehemi pas 1 muaji në vendin e krimit

Në fjalën e tij në seancën e ditës së sotme Parlamentare, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se mazhoranca shkeli Kushtetutën më 18 dhjetor për të mbrojtur “peshqit e mëdhenj”.

17:18
Rinis Parlamenti, Ruçi: Shqiptarët kanë pritshmëri të larta

Ka nisur pasditen e sotme sesioni i dytë i legjislaturës së 9-të. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se shqiptarët kanë pritshmëri të larta në pritje të hapjes së negociatave.

17:12
Rusi, Lavrov akuzon SHBA: Po destabilizojnë botën

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara se po destabilizojnë botën, ndërsa prezantoi një listë ankesash ndaj politikës së jashtme të administratës “Trump”.

16:33
Amendamentet e opozitës, Vasili: Ndalin shkatërrimin e reformës në drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se nisma për ndryshimin e ligjit për funksionimin e Prokurorisë dhe amendimi i Kushtetutës, dy propozime të dorëzuara bashkarisht me Partinë Demokratike, janë jetike për integrimin europian.

16:28
Prokurorja Arta Marku pret ambasadorin e Britanisë së Madhe

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman.

16:22
Turqia denoncon planin amerikan për “ushtrinë e terroristëve” në kufi

Fuqitë kryesore të përfshira në luftën civile të Sirisë kanë kritikuar planet e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar milicinë e udhëhequr nga kurdët për ngritjen e një “Force Sigurie Kufitare” prej 30 mijë ushtarësh.

16:22
Kandidat për FSHF-në, Fino dorëhiqet nga PS

Gati 3 javë nga Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, kandidati Bashkim Fino ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij si Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste, por jo si deputet.

15:24
Dropulli, pa lekë për plehrat; Bashkia s’ka mjete

Bashkia e Dropullit, e krijuar pas reformës territoriale, arrin të grumbullojë vëtëm 1/7 e sasisë se mbetjeve urbane. Pjesa tjetër e mbetjeve mbetet rrugëve dhe fshatrave, sepse Bashkia ka vetëm një mjet grumbullues të mbeturinave, nga 10 që do të duheshin për të krehur të gjithë zonën e bashkisë.

15:18
Vrasja në Angli, zhduket në Shqipëri i afërmi i autorit

Prokuroria e Tiranës ka vendosur nën hetim Altin Muratin, 37 vjeç, i dyshuar për bashkëpunim në zhdukjen e shtetasit Artan Lleshi.

15:14
Vrasja e Emiljano Bocit, pistat: Hakmarrje ose drogë

Policia e Tiranës po heton dy pista të mundshme mbi ekzekutimin e Emiljano Bocit dhe plagosjen e shokut të tij Melvin Disha.

15:12
Ministria e Shëndetësisë: Po hetohet për rastin e së miturës në Durrës

Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka reaguar Ministria e Shëndetësisë e cila sqaron se ekspertët janë duke hetuar në lidhje me shkakun e vdekjes së vajzës 7-vjeçare në Durrës nëse ka lidhje me gripin stinor.

15:06
Shfaqet fruthi në Shqipëri, të prekurit janë fëmijë të pavaksinuar

Ekspertët e Shëndetit Publik thonë se densiteti i situatës gripale në vend është shtuar por ende nuk mund të flasim për epidemi të gripit.

14:48
Censusi i zogjve, ekspertët numëruan gjithë shpendët ujorë

Për katër ditë radhazi nga data 11-14 janar në të gjithë Shqipërinë, sikurse edhe në botë, është kryer censusi i zogjve, i njohur ndryshe si numërimi i shpendeve ujorë.

14:37
Ryan Giggs, trajner i Uellsit për 4 vitet e ardhshme

Ryan Giggs është emëruar në postin e trajnerit të Uellsit, për 4 vitet e ardhshme. Ish-anësori i Manchester United, 44-vjeçari Giggs pason Chris Coleman, që u largua në muajin nëntor për të marrë drejtimin e Sunderlandit.

14:34
Tepelenë, sekuestrohen 138 kg kanabis në Nivicë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 138 kg kanabis sativa në fshatin Nivicë të Tepelenës.

14:28
Situatë alarmante në Kinë, gripi mbush spitalet

Duhej të ishte një grip i zakonshëm sezonal, por spitalet në Kinë janë mbushur plot dhe autoritetet e pranojnë se numri i rasteve të raportuara që prej fillimit të vitit është shumë herë më i lartë sesa ai i së njëjtës periudhë të viteve të kaluara.

14:26
Tiranë, grabitet filiali i një banke të nivelit të dytë

Filiali i një banke të nivelit të dytë në Tiranë u grabit pak pas mesditës së të hënës. Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës mori paratë e arkës.

14:22
Shqipëria, i vetmi vend ballkanik me qëndrim perëndimor ndaj fesë

Qytetarët e Ballkanit mbeten shumë më besimtarë sesa ata të Europës Qendrore dhe Perëndimore.

14:00
Mungesa e KLP, opozita propozon amendimin e Kushtetutës

PD e LSI e nisin sesionin e ri të Parlamentit duke depozituar amendamente kushtetuese dhe ligjore për të rregulluar atë që e quajnë situatë antikushtetuetshmërie me Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm.

13:46
Naftëtarët në protestë, kërkojnë të nisë puna në uzinë

Naftëtarët e Ballshit protestuan përballë prefekturës së Fierit duke kërkuar rinisjen e punës në Uzinën e Përpunimit të Naftës.

13:44
Arbitri “karagjoz” ia hedh vetëm me një “pezullim”

Ndërhyrja më absurde e fundjavës futbollistike në arenën botërore është ndëshkuar vetëm me një “pezullim”.

13:14
Arrestohen trafikantët në Athinë, fshihnin kokainën pas ikonave

Pas ikonës së Shën Mërisë, në murin e një prej dhomave të shtëpisë ku banonin, dy shtetas shqiptarë kishin krijuar një vend të fshehtë brenda të cilit policët e Antidrogës kanë zbuluar të paktën 1 kg kokainë.

12:42
Bici dhe Caka zëvendësojnë deputetët Rakipi dhe Rehovica

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar sot deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, të cilëve u hoqi mandatin disa ditë më parë.

12:38
Komisioni i Ligjeve nis të martën procedurat për KLGJ dhe KLP

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj ka dorëzuar raportin për kandidatët e shoqërisë civile për një anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

12:00
Ahmetaj: 2018, rritja ekonomike konsolidohet në 3.9 për qind

Qeveria parashikon që për vitin 2018 rritja ekonomike të konsolidohet në 3.9 për qind.

11:53
Nis puna për zyrat e reja të FSHF-së

Kombëtarja shqiptare do të ketë një shtëpi të re. Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, janë bërë bashkë për t’i dhënë udhë një tjetër projekti në ndihmë të futbollit.

11:26
Greqia paralizohet nga greva kundër reformave të reja

Shërbimet e autobusëve dhe ato hekurudhore në Greqi janë ndërprerë të hënën, me disa fluturime të ndalura, ndërsa punonjësit e transportit publik dhe kontrollorët e trafikut ajror janë në grevë për të protestuar kundër reformave që pritet të ndërmerren nga qeveria, e që ata druajnë se do të kufizojnë të drejtën e tyre për të protestuar.

11:10
PD në Prokurori: Dorëzuam dokumentin që provon bashkëpunimin Tahiri-Habilaj

Deputeti i Partisë Demokartike dhe njëkohesisht kryetari i Departamentit të Sigurisë në këtë parti, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar paraditen e së hënës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të re, që sipas tij vërteton bashkëpunimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me bandën e Habilajve.

11:08
Australian Open, Nadal kalon me lehtësi turin e parë

Ka nisur Grand Slam-i i parë i vitit në tenis dhe në raundin e parë të Australian Open spanjolli Rafael Nadal nuk ka hasur vështirësi për të kaluar më tej.

10:49
Merkel-Macron, bashkë në “përballjen epike” të Davosit me Trump

E gjendur në mesin e përpjekjeve për krijimin e qeverisë së re, e për t’i dhënë fund ngërçit politik që ka pllakosur vendin pas zgjedhjeve të shtatorit, Angela Merkel pritej gjerësisht ta anashkalonte grumbullimin vjetor të udhëheqësve globalë në Davos të Zvicrës.

10:33
Trump reagon pas ofendimit të emigrantëve: Nuk jam racist

Presidenti amerikan u përpoq të mbrohej nga vala e akuzave të ditëve të fundit, lidhur me komentet fyese ndaj vendeve afrikane, duke deklaruar me të madhe se nuk është racist.

10:28
Panairi i Las Vegasit, prezantohen modele robotësh për shtëpi

Robotë të llojeve të ndryshme nga e gjithë bota u prezantuan në Panairin e Elektronikës në Las Vegas.

10:13
Fushë Krujë, bombë artizanale në dyqanin e detergjenteve

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një dyqan detergjentësh në Fushë Krujë.

08:45
Komplikacione nga viroza, humb jetën 7-vjeçarja

Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën në Pediatrinë e Spitalit të Durrësit. Sipas mjekëve, ajo u dërgua në spital nga prindërit pasditen e së dielës me simptoma të rënda gripale.

E diel, 14 Janar 2018
22:37
Barcelona përmbys Sociedadin dhe merr tjetër fitore në La Liga

Në fushën e vështirë të Real Sociadadit, Barcelona u gjend në disavantazh të dy golave brenda 34 minutave të para të ndeshjes, megjithatë katalanasit gjetën forcë dhe bën përmbysjen e madhe.

21:58
Skafi me 31 turistë përfshihet nga flakët – FOTO

Për pak së nuk është shndërruar në një tragjedi një shëtitje me skaf mes mrekullive të Tajlandës për 31 turistë.