Vrasja e Ivanoviç, Serbia pezullon dialogun me Kosovën; Vuçiç mbledh “Sigurinë”

16/01/2018 10:44

Megjithëse nuk ka ende asnjë informacion zyrtar për autorin apo autorët e atentatit ndaj Oliver Ivanoviç në pjesën veriore të Mitrovicës, efekti i parë i ngjarjes së rëndë është reflektuar në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas mediave serbe, kreu i delegacionit serb në dialogun dypalësh në Bruksel, Marko Djuriç njoftoi tërheqjen nga dialogu teknik dhe rikthimin në Serbi deri në një njoftim të dytë.

“Ky është një akt terrorist dhe kriminal që duhet dhe do të ndëshkohet”, deklaroi ai shkurtimisht për mediat, pas njoftimit për tërheqjen nga dialogu.

Ndërkohë, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç njoftoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për këtë çështje.

Top Channel