Aksidenti tragjik, ndërron jetë aktorja 29-vjeçare

17/01/2018 02:39

Aktorja australiane, Jessica Falkholt ndërroi jetë në një spital në Australi, ku mbahej gjallë nga pajisjet mjekësore, prej 26 dhjetorit të vitit të kaluar.

Ajo u përfshi në një aksident mjaft të rëndë automobilistik, fundvitin e kaluar, ku humbën jetën edhe prindërit e saj, motra dhe shoferi i makinës tjetër.

29-vjeçarja u bë e famshme për rolin e Hope Morrison në filmin ‘Home and away’.

Vendimi për fikjen e pajisjeve që e mbanin në jetë aktoren, u firmos nga të afërmit e saj, pasi familjarët kishin ndërruar jetë më herët, si pasojë e aksidentit tragjik.

Aktorja Jessica Falkholt dhe familjarët e saj që humbën jetën në aksident

Top Channel