E PLOTË/ “Qeveria nuk rrëzohet me dhunë”, Rama: Për 4 muaj kam dëgjuar sharje dhe kërcënime poshtë zyrës, asnjë kërkesë konkrete. Ja ç’më tha pedagogu protestues Gramoz Ruçi çeli sesionin parlamentar duke prezantuar një plan pune për deputetët, ku pikat më të rëndësishme janë ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë dhe përshtatja e legjislacionit sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Jo vetëm që kërkojnë për miratim dy të tretat e anëtarëve të vendit, por do të jetë një kontribut i drejtpërdrejt për procesin e hapjes së negociatave”, tha Ruçi.
Opozita me diskutimet e saj u rikthye më 18 dhjetor duke, e cilësuar seancën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm si krim kushtetues. Për mazhorancën sjellja e opozitës në atë seancë ishte goditje e procesit të integrimit europian.
“Kur Kryeministrit i duhet një Prokuror i Përgjithshëm për të kontrolluar dhe mbyllur çështjet penale të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe jo vetëm kaq, por për të diktuar përmes një Kryeprokurori të paligjshëm e jo kushtetues edhe formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një qëllim: Të shmangë me çdo kusht krijimin e një SPAK-u të pavarur nga kontrolli i Kryeministrit, instrumenti më i rëndësishëm për kapjen dhe vënien para drejtësisë të peshqve të mëdhenj, si kushti kryesor për hapjen e negociatave”, tha Lulzim Basha.
“Shqipëria sot është më afër se kurrë çeljes së negociatave të anëtarësimit, çka do të bënte një hap epokal në historinë e Shqipërisë, ndaj nuk e meriton aspak, as baltën as tymin, as dëshpërimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi”, u shpreh Taulant Balla.
Pa tension nuk kaloi as kjo seancë e parë, kur opozita kërkoi përfshirjen në programin e punës të amendamenteve të saj kushtetuese dhe ligjore për zgjedhjen e një kryeprokurori tjetër të përkohshëm dhe shkarkimin e Arta Markut.
Me rikthimin në normalitet, Gramoz Ruçi e cilësoi të panevojshëm tensionimin.
“Propozimi juaj… e ka futur rregullorja automatikisht në Kuvend që në momentin…në programin e Kuvendit. S’keni pse ziheni për këtë çështje”, u shpreh Ruçi.
Duke ruajtur raportin e marrëdhënies së kushtëzuar me Parlamentin opozita braktisi procesi e votimit, ndërsa mazhoranca miratoi kalendarin dhe programin e punës.
Top Channel