E enjte, 18 Janar 2018
23:23
Reali triumfon në Kupë ndaj Leganesit

Reali i Madridit është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur Leganesin në Kupën e Spanjës. Pa Ronaldon, Balen dhe Benzemanë, madrilenët vuajtën shumë për të marrë fitoren, e cila erdhi vetëm në minutën e 90′, falë golit të Marcos Asensios.

23:16
May pret Macron: Marrëdhënie unike Britani-Francë

Theresa May ka folur me elozhe për marrëdhënien e fortë dhe të thellë mes Francës dhe Britanisë së Madhe ndërsa presidenti Emmanuel Macron nisi vizitën e parë të tij në Britani. Kryeministrja tha se të dy liderët mbeteshin të angazhuar për marrëveshjen kufitare “Le Touquet”, në Kale.

22:06
Shkodër, pranga 57-vjeçarit, u kap me 4,5 kg heroinë

Një 57-vjeçar është kapur me 4 kilogramë e 476 gramë heroinë në pikën kufitare të Muriqanit.

21:31
Ylli i Real Madrid dëshiron Manchester United

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos së dimrit, në Britani publikohen lajme se një yll i “galaktikëve” dëshiron të largohet nga Madridi për t’u bërë pjesë e djajve të kuq në Angli.

21:21
“50 hijet…” vijnë sërish, e thotë Rita Ora

Ajo është shfaqur në trilogjinë e filmave “Fifty Shades Of Grey”, në sagën e tretë dhe të fundit që pritet të dalë në kinema Ditën e Shën Valentinit.

21:19
Notarët në vështirësi, shpëtohen me dron – VIDEO

Dy notarë, 16 dhe 17-vjeçarë, pranë brigjeve lindore të Australisë, u gjetën në vështirësi në mes të dallgëve, kur një dron erdhi për t’i shpëtuar.

21:06
Suedia në “luftë”, qeveria instruksione për qytetarët

Suedia do t’u shpërndajë fletëpalosje 4.7 milionë familjeve me instruksione se çfarë duhet të bëjnë në rast të një lufte.

21:00
Meta me ambasadorët: Jetike për rajonin, një agjendë gjithëpërfshirëse

Presidenti Ilir Meta deklaroi gjatë një pritjeje me ambasadorët e huaj në Tiranë se Shqipëria pret që në 6 muajt e ardhshëm të çelë negociatat e anëtarësimit me BE.

20:46
Fiks Fare/ “ARMO”, afera 600 milionëshe

Fiks Fare denoncoi abuzimet ndër vite të strukturave shtetërore me kompaninë e përpunimit të naftës, “ARMO”.

20:35
Gjergj Kastrioti në kartëmonedha…

Për herë të parë figura e Skënderbeut në kartëmonedhën shqiptare është përdorur në vitin 1921, kur Shqipëria ende nuk e kishte një Bankë Kombëtare. Në ekspozitën e çelur në 550 e vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Banka e Shqipërisë prezanton në mënyrë kronologjike prezencën e tij në monedhën e kartëmonedhën shqiptare.

20:03
“The Voice Kids 2”, 72 konkurrentë të vegjël në garë për zërin më të mirë

“The Voice Kids 2” starton nesër në mbrëmje në ekranin e Top Channel. 72 fëmijë do të ngjiten në skenën e audicioneve të fshehura, ku trajnerët do të kompletojnë skuadrat e tyre në kërkim të zërit më të mirë mes talenteve të vegjël për këtë vit.

19:47
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese; Gjata: Mungesa e kuorumit, arsye për të përsëritur ankimin

Juristi Çlirim Gjata mendon se një vendim i marrë dje nga Gjykata Kushtetuese me 4 vota pro dhe 3 kundër, i jep të drejtë ankimuesëve ta paraqesin sërish kërkesën. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren me të paktën 5 vota, por Gjykata ka 2 anëtarë më pak dhe shqetësimi për mungesën e kuorumit është ngritur më herët edhe nga vetë kryetari i Gjykatës.

19:32
U vra për një autogol në Botëror, arrestohet pas 24 vitesh urdhëruesi

Pas 24 vitesh është arrestuar urdhëruesi i vrasjes së Andres Escobar më 2 korrik 1994, 5 ditë nga eliminimi i Kolumbisë nga Botërori i luajtur në SHBA.

18:58
Mbërrin në Tiranë, shqiptari i nisur nga Londra me ZIL

Gent Jakupi sëbashku me menaxherin e firmës së tij, Rob Gerrish kanë mbërritur në Tiranë pasi kanë përshkruar 2600 kilometra me një automjet të vjetër ushtarak rus, ZIL.

18:40
Tjetër kandidat për kreun e FSHF

Në ditën e fundit të dorëzimit të dokumentacioneve dhe kandidimeve, më 18 janar, skuadra e Delvinës ka propozuar surprizën, kandidatin e tretë për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili do të vendoset pas zgjedhjeve të 7 shkurtit.

18:33
Fundjavë me shi, më pas rikthehen ngricat

Edhe pse ditën e sotme thuajse në të gjithë vendin mbizotërojë dielli, fundjava do të jetë krejtësisht ndryshme, pasi parashikohet të ketë reshje shiu ditën e shtunë dhe të diel.

17:56
Finalizohet “Avokati”, arrestohet Gazmir Xhurxhi

Policia ka finalizuar me sukses ditën e sotme operacionin e koduar “Avokati”, duke vënë në pranga një shtetas me profesion avokat, i cili akuzohet për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

17:10
Shtrëngata vdekjeprurëse shkakton 4 viktima në Holandë e Gjermani

Katër persona kanë mbetur të vdekur nga rënia e pemëve apo nga mbetje të tjera, teksa një stuhi e ashpër vdekjeprurëse ka mbërthyer thuajse të gjithë veriun e Europës.

15:27
Ndahet nga jeta ish-kreu i Asamblesë komunale të Bujanocit

Lugina e Preshevës dhe shqiptarët që jetojnë në Serbi kanë humbur një personalitet të shquar këtë të enjte, kur është ndarë nga jeta Jonuz Musliu.

15:25
Diplomat e doktoraturave, së shpejti nisin regjistrimet e reja

Masivizimi i doktorantëve, si në publik edhe në privat është bërë shkak për bllokimin 4-vjeçar të kuotave të reja për këtë cikël studimi nga ana Ministrisë së Arsimit.

15:17
MD: Hetim kreut të Gjykatës së Shkodrës

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar hetimin disiplinor për kreun e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.

14:55
Ivanoviç prehet në Beograd, në funeral mungon Vuçiç

Oliver Ivanoviç, ish-kreu i Nismës Qytetare serbe “Liri, demokraci, drejtësi”, i qëlluar për vdekje me 6 plumba në gjoks dy ditë më parë ndërsa hynte në zyrën e tij në veri të Mitrovicës, u varros në Beograd në prani të familjarëve, një numri të madh qytetarësh të thjeshtë, politikanësh, atletësh e aktorësh.

14:48
“Shërbëtoret” në skenë

Teatri bashkëkohor francez nuk mund të konceptohet pa trillet e forta psikologjike, rebelimet e apo trazirat. Aq më shumë të gjitha këto bëhen bashkë kur flitet për një kryevepër të tille si “Shërbëtoret” e Jean Genet.

14:31
Protestë pas deklaratës së Ahmetaj, naftëtarët: Ndizni uzinën!

Naftetarët e uzinës së Ballshit dhe rafinerisë së Fierit protestuan kundër thirrjes së qeverisë që ata të aplikojnë për statusin e papunësisë.

14:30
Spaho: PD s’ka diskutuar dhe as miratuar ndryshimin e rregullores

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike thotë se forca që ai përfaqëson nuk ka dhënë asnjëherë miratimin për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

14:28
Shkumbini del nga shtrati, përmbyt tokat në Rrogozhinë e Lushnje

Shirat e rrëmbyer në krahinën e Myzeqesë kanë rritur nivelin e lumit Shkumbin. Pika më e lartë është regjistruar tek ura e Rrogozhinës dhe në fshatin Cermë Proshkë, ku lumi ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa hektarë tokë e fusha të mbjella.

13:52
Rregullorja e Kuvendit, Vasili: Asnjë mbështetje, farsë e shëmtuar

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, bërë publike pak më herët nga Taulant Balla, janë një mburojë e re e maxhorancës për çdo çështje korruptive.

13:45
Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet në vendin e 60

Kombëtarja shqiptare fiton dy pozicione në klasifikimin e FIFA-s të këtij muaji.

13:31
Letër për Lu e Vlahutin, Kryemadhi: Prioritet i mazhorancës kapja e drejtësisë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër zyrtare ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu dhe asaj të BE-së Romana Vlahutin, si dhe përfaqësive të tjera të vendeve të BE në Shqipëri për reformën në drejtësi.

13:21
Eliminime surprizë në Australian Open

Dita e katërt e Australian Open dhuroi surpriza të mëdha. Numri 3 i renditjes botërore për femra, Garbine Muguruza u eliminua në raundin e dytë të turneut nga tenistja nga Tajvani, Su Vei Hsieh me rezultatin 2-0.

13:19
Rregullorja e Kuvendit, Balla: Propozimet për ta përshtatur me Kushtetutën

Mazhoranca thotë se propozimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit bëhet për të reflektuar ndryshimet kushtetuese.

12:55
Pallati i rrezikuar, Shërbimi Gjeologjik: Frenoni rrëshqitjen e shpatit

Situata e rrëshqitjeve në Gjirokastër vijon të mbetet problematike edhe pas konkluzioneve të raportit të dytë gjeologjik.

12:45
Sekretari i NATO-s në Shkup, takon krerët e vendit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndodhet në Shkup të Maqedonisë për një vizitë zyrtare, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit maqedonas, si dhe kryetarët e partive parlamentare.

12:26
Mercedes-Ferrari, prezantim makinash në të njëjtën ditë

Dueli mes Mercedesit dhe Ferrarit ka nisur shumë shpejt. Për momentin, ky duel është në distancë dhe akti i parë ka të bëjë me prezantimin e makinave të reja, që do të përdoren në Botërorin e Formulës 1.

12:13
Kushtetuesja rrëzon Arben Frrokun, s’ka rigjykim për vrasjen e Dritan Lamajt

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Arben Frrokut për rishqyrtim të çështjes së tij.

12:03
Basha: Rama po mbron peshqit e mëdhenj

Lulzim Basha thotë se pas një propozimi të mazhorancës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, fshihet një ligj i posaçëm për të mbrojtur “peshqit e mëdhenj” nga drejtësia.

11:46
Arrestohet bombëvënësi, shkatërroi automjetin e biznesmenit

Klajdi Gjeçi u arrestua për të disatën herë nga policia e Tiranës.

11:34
Kokainë në Kurbin, në pranga 25-vjeçari

Policia e Lezhës ka arrestuar një 25-vjeçar, si shpërndarës kokaine në Kurbin. Alfons Lleshaj, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në Fushë Milot.

11:30
Barcelona rinovon kontratën me Pique dhe i vendos klauzolë stratosferike

Gerard Pique do të luajë me Barcelonën deri në 30 qershor 2022.

11:08
Mazhoranca e opozita bashkojnë votat, ngrihet komisioni për KLGj e KLP

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për ngritjen e komisionit ad hoc, nga ku do të dalin anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

10:56
Veliaj i dorëzon “Çelësin” arbëreshëve: Kalendar për promovimin e turizmit

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka dorëzuar në shenjë mirënjohjeje “Çelësin e qytetit”, përfaqësuesve të komunitetit arbëresh, të cilët ishin pjesëmarrës në aktivitetet e zhvilluara për 550-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

10:53
Reforma e ujit, Bonati apel prefektëve: Administrata të japë shembullin

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati është takuar me 12 prefektët e qarqeve të vendit ku i njohu me ecurinë e deritanishme të ndërhyrjes në terren nga ndërmarrjet e ujësjellësave.

10:31
Rama: Lufta me ryshfetin në hipoteka vazhdon çdo ditë

Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtorët e rinj të ALUIZNI-t, deklaroi se do të përmbyset sistemi i korrupsionit dhe parazitizmit në zyrat e hipotekës.

10:04
Trullosëse elektrike dhe pranga, arrestohet 27-vjeçari

Trullosëse elektrike dhe pranga i janë gjetur me vete një 27-vjeçari nga Lushnja, i cili është arrestuar për posedim të armëve të ftohta.

09:39
Gjendet gomone e braktisur në Radhimë

Mëngjesin e të enjtes policia kufitare dhe Delta Force gjatë patrullimit të territorit kanë hasur në Radhimë në breg të detit një gomone 9 metra të gjatë, me dy motore.

09:37
Mbytet 53-vjeçari në Karaburun, policia në kërkim të trupit

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Karaburun, teksa policia është vënë në kërkim të gjetjes së trupit.

09:24
Arrestohet taksisti që shpërndante kokainë

Klaudian Sina, 38 vjeç nga Peqini shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për shpërndarjen e kokainës, ku u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e “TEG”.

08:56
Erzen Shkololli, drejtori i ri i Galerisë Kombëtare të Arteve

Erzen Shkololli do të jetë drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve. Ai do të zëvendësojë në këtë post Artan Shabanin.

08:45
Aksion kundër piraterisë. Tre të arrestuar dhe 58 aparate të sekuestruara në Tiranë

Pirateria televizive merr një tjetër goditje në Shqipëri. një rrjet që tregtonte në mënyrë të paligjshme Dream Box e Android Smart Box u shkatërrua nga policia e Tiranës.

00:06
Negociatat për emrin, Nimitz: Zgjidhja do të përfshijë edhe fjalën “Maqedoni”

Negociatori i OKB-së për çështjen e emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Mattheë Nimetz, pasi është takuar në Nju Jork në mbrëmjen e së mërkurës me përfaqësuesit e Athinës dhe Shkupit, ka deklaruar se është tepër optimist për gjetjen e një zgjidhjeje dhe se procesi po shkon në një drejtim pozitiv.

E mërkurë, 17 Janar 2018
23:21
Poker i Neymar, PSG ‘arratiset’ drejt titullit

Neymar arriti të shënojë plot 4 gola në fitoren e thellë 8-0 të PSG-së ndaj Dijonit.

22:55
Dasma Ledion Liço-Sara Hoxha, zbulohet një tjetër detaj

Në prag të Krishtlindjes së vitit që lamë pas, Sara Hoxha në “Shiko kush LUAN” deklaroi se viti 2018-ë, do të ishte edhe viti që ajo së bashku me Ledion Liçon do të kurorëzonin marrëdhënien tyre në martesë, por pa caktuar ende një datë.

22:44
“The Voice Kids”, Miriam Cani: Një spektakël me shumë talente. Eneda Tarifa: S’ka me hatër

Miriam Cani dhe Eneda Tarifa janë dy prej trajnerëve të këtij edicioni në “The Voice Kids”, por ato janë edhe 2 nëna të reja, e si të tilla do të jenë më të ndjeshme ndaj fëmijëve që do të marrin pjesë në këtë spektakël.

22:22
Trajner në “The Voice Kids”, Aleksandër Gjoka: Hezitova, prekem lehtë

I ftuar në “Top Show Magazine”, një nga trajnerët e “The Voice Kids”, kantuatori Aleksandër Gjoka ka treguar se ka hezituar fillimisht për të qenë pjesë e këtij spektakli, pasi siç tregon ai vetë ka një natyrë të ndjeshme.

22:11
Cikalleshi, mrekulli ndaj Beshiktashit! – VIDEO

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka qenë njeriu i ndeshjes ndaj Beshiktashit në Kupën e Turqisë, duke shënuar të dy golat për skuadrën e tij të Osmanlispor në triumfin 2-1.

21:47
Përvjetori i Skënderbeut, Meta: Vit i reflektimit dhe rrugëtimit drejtë integrimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në takimin përmbyllës të aktiviteteve lidhur me 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

21:11
“Fiks Fare”: Gjykata shemb shtëpinë me leje dhe hipotekë

Fiks Fare denoncoi sonte sesi gjykata lejoi shembjen e një shtëpie me dokumente të rregullta, duke pretenduar se ndërtesa nuk do të shembet, pasi nuk ka asnjë vendim shembjeje. Qytetari Haxhi Nelaj denoncoi në Fiks Fare se që në vitin 2000 kishte blerë truall nga bashkia e Sarandës, kishte nxjerrë leje të rregullt dhe kishte ndërtuar shtëpinë, të cilën e kishte regjistruar në hipotekë.

20:10
Athinë, ekzekutohet organizatori i arratisjeve të Alket Rizait

Persona të panjohur kanë ekzekutuar me 15 plumba një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi. Vasilis Stefanakos ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës, kur është qëlluar në makinën e tij në lagjen “Hajdari” të Athinës.

19:56
Përvjetori i Skënderbeut, klerikët myslimanë: Heroi, figurë që na bashkon

Pasardhësit e luftëtarëve që qëndruan krah Skënderbeut 5 shekuj më parë, morën pjesë në meshën e mbajtur në nder të heroit tonë kombëtar në katedralen e Shën Nikollit. Ceremonitë në përkujtim të heroit vijuan më pas në memorialin e Skënderbeut, ku është përcjellë edhe mesazhi i Papa Françeskut.

19:41
Polici trafikant, Julian Balliu në grupin që çoi në Itali 2.5 tonë hashash

Një tjetër ish-zyrtar policie i shtohet listës së policëve të implikuar dhe që kërkohen nga drejtësia për dyshimet se janë përfshirë në rrjetet e trafikantëve të kanabisit.

19:37
Deputetët, garanci ndaj arrestit? Socialistët propozojnë ndryshime të Rregullores së Kuvendit

Grupi parlamentar socialist i ka paraqitur kryetarit socialist të Parlamentit, Gramoz Ruçi, disa propozime për ndryshimin e rregullores.

18:49
550 rrënjë ulliri për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Në 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 550 rrënjë ulliri u mbollën rreth Kalasë së Petrelës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shoqërua në këtë ditë nga përfaqësues të komunitetit arbëresh të ardhur nga Italia.

18:22
Homazhe për Ivanoviçin. Trupi i tij do të prehet në Beograd

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën të mërkurën në Mitrovicë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Oliver Ivanoviçit.

18:13
Maqedoni, Ivanov nuk dekreton ligjin për gjuhën shqipe

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov përdori veton për të mos dekretuar ligjin për gjuhët, që zyrtarizon gjuhën shqipe, duke e cilësuar atë antikushtetues.

17:11
Ish-kryestrategu i Trumpit refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në Kongres

Steve Bannon, ish-kryestrategu i presidentit amerikan Donald Trump, refuzoi që t’iu përgjigjet pyetjeve gjatë një seance dëgjimore në Kongres, në kuadër të hetimit që po shqyrton lidhjet mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

17:04
Mesazhi i ipeshkvijve shqiptarë për vitin jubilar të Skënderbeut

Me rastin e Vitit mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes, ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë i kanë drejtuar gjithë shqiptarëve një mesazh, me anë të të cilit falenderojnë Zotin që, falë burrave dhe atdhedashësve si Skënderbeu, trojet shqiptare gëzojnë lirinë e banorët e tyre kanë një atdhe.

16:44
Asteroidi gjigant rrezikon Tokën, do kalojë më 4 shkurt

Një asteroid gjigant pritet të kalojë pranë Tokës brenda dy javëve të ardhshme.

16:27
Kosovë, dy të akuzuar për terrorizëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur dy aktakuza pranë dy gjykatave të ndryshme, atë Themelore të Mitrovicës dhe atë Themelore të Prishtinës, për dy persona të akuzuar për “bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj”.

16:06
Ish-bosi i McLarenit rikthehet me një rol në FIA

Ish-bosi i McLarenit në Formulën 1, Martin Whitmarsh pritet të rikthehet me një rol të ri, pasi ka pranuar pozicionin e përkohshëm të konsulentit në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit, FIA.

15:37
Viti i Skënderbeut, debat shkencor në Fakultetin e Historisë

Si një nga institucionet më të rëndësishme të studimeve albanologjike në vend, Fakulteti i Historise dhe Filologjisë do të organizojë një debat shkencor për figurën dhe epokën e Skënderbeut.

15:28
I shpërtheu bombula gazit, kryefamiljari: Do të tregoj më shumë kujdes

Familja Vasjari ishte mbledhur për një darkë familjare dhe bombola ishte ndezur për gatim, kur shpërtheu.

15:18
Kushtetuesja rrëzon prokurorët; nuk arrihet kuorumi për kërkesën

Gjykata Kushteteuse nuk ka arritur dot kuorumin e nevojshëm duke rrëzuar kërkesën e Unionit të Prokurorëve.

14:43
Samsung, model të veçantë Note 8 për Lojërat Olimpike

Atletët e të gjithë botës po përgatiten për Lojërat Dimërore Olimpike 2018 që nisin në 9 shkurt në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

14:30
5 kg heroinë në Bari, u nis nga Porti i Durrësit

Çifti që u arrestua të hënën në Bari me 5 kg heroinë rezulton të jetë nisur nga Porti i Durrësit.

14:29
Gjilan, ceremoni për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është shënuar edhe në Kosovë.

14:24
“EuroMoney”, Sejko fton investitorët në Shqipëri

Guvernatori Sejko u bëri thirrje investitorëve të pranishmëve në forumin “EuroMoney” të rrisin vëmendjen e tyre ndaj Shqipërisë si një destinacion i përshtatshëm biznesi dhe investimesh.

14:18
Kali hyn në kopshtin e fqinjit, plagoset me çifte 28-vjeçari

Kafsha e fqinjit del në kopshtin e shtëpisë së tij dhe Zek Asllanaj nuk ka hezituar të konfliktohet me 28-vjeçarin.

14:14
Aksident në Levan-Vlorë, përplasen dy makina

Një aksident rrugor është shënuar mesditen e së mërkurës në autostradën Levan- Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.

14:09
Një ton hashash, droga shqiptare në magazinën italiane

Policia italiane sekuestroi 800 kg kanabis në një operacion ku u arrestuan edhe dy shtetas shqiptarë. Guarda di Finanza ka ndërhyrë në momentin kur trafikantët shqiptarë dhe një shtetas italian po shkëmbenin mallin në një magazinë në zonën e Puljas.

14:08
Pallati që rrezikon shembjen, procedohen penalisht dy punonjës së Bashkisë së Gjirokastrës

Dy punonjës të Bashkisë së Gjirokastrës janë proceduar penalisht për rastin e pallatit që rrezikon të shembet në këtë qyteti.

13:48
Shfuqizimi i Speciales, përpjekje e re. Ndërhyjnë sërish ambasadorët

Në mungesë të kuorumit, mbajtja e mbledhjes së Kryesisë në Kosovë, ku do të diskutohej edhe çështja e Gjykatës Speciale, u anulua.

13:45
Efektet e Vettingut, eksperti amerikan: Vitin e ardhshëm drejtësia pastrohet

Brenda vitit të ardhshëm gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nuk do të jenë më pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

13:05
Kompensimi i të përndjekurve, reagimi i PD për mundësinë e ndërprerjes

Partia Demokratike deklaron se qeveria ngriu fondin e dëmshpërblimit të ish-të përndjekuve politikë me qëllim përjashtimin e 13 mijë familjeve që ligji ua njeh këtë të drejtë.

12:55
Institucionet e drejtësisë, opozita nuk voton komisionin e përbashkët

Përmes Komisionit të Ligjeve, Kuvendi nisi procedurat për ngritjen e n/komisionit ad hoc që do të merret me përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë, të cilët do të bëhen pjesë e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë.

12:48
EKSKLUZIVE, UEFA: Politika larg futbollit! Drejtori i Komunikimit komenton garën në FSHF

Gara për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të futbollit po hyn në një pikë të nxehtë, me gjithçka ndodh në sipërfaqe dhe nën të. Në një intervistë eksklusive për Top Channel, Pedro Pinto ish-gazetar i njohur i CNN dhe sot drejtor i komunikimit në UEFA, tregon për herë të parë qëndrimin e “qeverisë europiane të futbollit” për garën në FSHF dhe fushatën që po paraprin këtë proces zgjedhor.

12:40
Flota e Solidariteti, Rama: Përmirësim i rrugëve që nga pranvera

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga pranvera qytetarët shqiptarë do të ndjejnë përmirësime të akseve rrugore.

12:11
Ndërron jetë ish-legjenda e Dinamos, Ilir Luarasi

Ndërron jetë në mënyrë të papritur ish-legjenda e portës së Dinamos, Ilir Luarasi.

11:22
Basha pret zv.kryeministrin e Maqedonisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti këtë të mërkurë në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani.

11:10
Autobusat elektrikë, Veliaj: Këtë vit do t’i shikojmë hajrin

Autobusat elektrike në transportin urban në Tiranë mund të futen brenda këtij viti, sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, në konferencën “Bashkëpunimi Territorial, perspektivë e re për nxitjen e integrimit”.

11:05
Miratohet rregullorja për anëtarët e KLP e KLGj, opozita abstenon

Komisioni i Ligjeve ka miratuar rregulloren për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

10:59
Takohen drejtoreshat e kufirit: Patrullim të sinkronizuar policor shqiptar dhe grek

Patrullimet e sinkronizuara të shërbimeve policore shqiptare dhe greke, me qëllim parandalimin, zbulimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar, ka qenë në fokus të takimit të nivelit të lartë mes drejtoreshës së Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj dhe koleges së saj greke, Zaharoula Tsirigoti.

10:59
Hetimi për dështimin më të madh të CIA-s, një ish-agjent arrestohet në Nju Jork

Një ish-agjent i CIA-s u arrestua nga autoritetet amerkane, i dyshuar se në mënyrë të paqëllimshme është autor i rrjedhjes së së informacioneve sekrete, që shkatërruan një operacion të agjencisë amerikane të inteligjencës në Kinë.

10:55
“Ofensiva e sharmit”, Japonia paralajmëron Penianin

Japonia tha në një takim ndërkombëtar mbi Korenë e Veriut se bota nuk duhet të verbërohet nga “ofensiva e sharmit” që Peniani po ndjek kohët e fundit.

10:47
Puigdemont, një President-hologram

Parlamenti katalanas në Barcelonë është i zbrazur prej 83 ditësh . Të vetmit që punojnë atje janë pjesëtarët e stafit të pastrimit që heqin rrjetat e merimangave.

10:19
Dy mina me sahat në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka gjetur në një mjet dy mina me sahat, duke vënë në pranga dhe drejtuesin e saj.

09:40
Aeroporti i Vlorës, interes nga tri kompani turke

Tre kompani turke kanë paraqitur në Ministrinë e Infrastrukturës një ofertë për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës. Lajmi u dha më parë nga Kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter dhe më pas u konfirmua nga Ministria e Transporteve.

09:26
Kthehet i deportuar nga Zvicra, në pranga kosovari me pasaportë false

Një 31-vjeçar nga Gjakova është arrestuar në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë nga autoritetet kosovare.

09:09
550 pemë në Petrelë për Skënderbeun, zbardhet axhenda

Viti i Skënderbeut, 550 pemë në Petrelë nga arbëreshët e Italisë, zbardhet axhenda e aktiviteteve.

08:52
Në kërkim nga Interpol Roma, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në prang një 49-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

08:52
Atentati ndaj Ivanoviçit. Mediat e huaja: Ekzekutim mafioz. Fajtorët, serbë

Vrasja e Oliver Ivanoviçit mbizotëron në mënyrë të pashmangshme lajmet e medies kosovare e asaj serbe.