Policia ka finalizuar me sukses ditën e sotme operacionin e koduar “Avokati”, duke vënë në pranga një shtetas me profesion avokat, i cili akuzohet për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit: Gazmir Xhurxhi, 35 vjeç, banues Tiranë, avokat.

Arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 186 i K.Penal”, pasi; shtetasi Gazmir Xhurxhi me profesion avokat, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 1.700.000 lekë, (1.7 milionë lekë të reja), duke falsifikuar disa fatura dhe dokumenta shtetasit; H. D, 59 vjeç, banues në Klos.

Top Channel