Nga dietat te shpenzimet për karburantin/ Mbi 700 mijë euro për deputetët në korrik, u rimbursuan për qiratë edhe ata që deklaruan miliona euro
25/08 19:44
Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtorët e rinj të ALUIZNI-t, deklaroi se do të përmbyset sistemi i korrupsionit dhe parazitizmit në zyrat e hipotekës.
“Të gjithë jeni në provë dhe provën nuk e keni me partinë, por me qytetarët që vijnë në dyert e hipotekave”, tha kreu i qeverisë.
“Lufta me ryshfetin vazhdon çdo ditë. Ka ende skepticizëm dhe mosbesim se platforma e bashkëqeverisjes funksionon, por janë shumë drejtues që sot janë në procese penale si pasojë e kësaj platforme. Çdo drejtor do të mbajë përgjegjësi për ankesat e qytetarëve”, shtoi Rama.
Top Channel