Lugina e Preshevës dhe shqiptarët që jetojnë në Serbi kanë humbur një personalitet të shquar këtë të enjte, kur është ndarë nga jeta Jonuz Musliu.

Musliu ishte kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, e njëherazi edhe kryetari Asamblesë Komunale të Bujanocit.

Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit e tij, por edhe për miqtë, bashkëluftëtarët për çështjen kombëtare, si dhe për të gjithë faktorin politik shqiptar në Luginën e Preshevës.

I thirrur edhe si komandant Jonuz Musliu, ai ka lënë pas bashkëshorten e tij, si dhe tri djem, Fatlumin, Shqiprimin dhe Sarandin. Ai u lind në vitin 1959 në fshatin Konculj, teksa ka qenë edhe i burgosur politik për disa vite.

Musliu ka ndërruar jetë në një spital në Turqi, ku po trajtohej për një sëmundje. Ai ka qenë komandanti politik i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, e më vonë themeloi Lëvizjen për Progres Demokratik (PDP).

Top Channel