E diel, 21 Janar 2018
19:08
Kryetari i Vetëvendosjes, mbyllen qendrat e votimit

Lëvizja Vetëvendosje lajmëroi se u mbyllën qendrat e votimit në të gjithë Kosovën, si pjesë e zgjedhjeve partiake për të vendosur se cili do të jetë kryetari i ardhshëm i kësaj force politike.

16:26
Zyra e Ndihmës Ligjore, në ndihmë të qytetarëve për çështjet juridike

Shaban Canaj përfaqëson 18 banorë të një pallati, në të cilin njëri prej tyre ka ndërhyrë në objekt duke kryer punime, që sipas tij kanë prekur sigurinë e ndërtesës.

16:22
Ivanka këshilltare e të atit, kryediplomati gjerman: Formë nepotizmi, tek ne as imagjinohet

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka thënë me zë ndoshta atë që shumë kolegë të tij e mendojnë.

15:56
Ndarja nga jeta e Jonuz Musliut, Basha: Humbje e madhe për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjes së Jonuz Musliut, i ndarë nga jeta së fundmi.

14:34
Serie A, Napoli mposht Atalantën dhe tenton arratinë

Ka mjaftuar vetëm një gol i Dries Mertens, në minutën e 65-të të pjesës së dytë, që Napoli të dalë triumfator nga një transfertë tejet e vështirë si ajo e Bergamos, kundër Atalantës së Etrit Berishës.

14:22
“Emri”, Shkupi kundër Tsiprasit. Protesta në Selanik

Klima e negociatave të emrit të Maqedonisë po nxehet.

14:10
Në Pogradec për 27 janarin. Basha, ftesë për protestë

Plot 6 ditë përpara protestës së opozitës, tregtarë të mishit në Pogradec i treguan kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sesi vendimi i qeverisë për mbylljen dhe përqëndrimin e thertoreve në pak pika ka rritur çmimin e mishit, duke ndikuar në uljen e fitimit dhe rritjen e kostos për qytetarët.

13:23
Gjelbërimi i Tiranës, 77 mijë pemë të reja

Aksioni i nisur nga Bashkia e Tiranës e ka çuar numrin e pemëve të mbjella në 77 mijë.

13:10
Mbyllet “samiti” i Korçës. U diskutua për pronat, minoritetin dhe detin

Raundi i dytë i bisedimeve shqiptaro-greke është mbyllur mesditën e së dielës me një deklaratë të përbashkët të të dyja ministrive të Jashtme.

12:43
Australian Open, Nadal kalon në çerekfinale

Rafael Nadal ia doli të mbërrijë i pari në raundin çerekfinal të Australian Open, Grand Slam-it që ka fituar në vitin 2009, por që shpreson se do t’i dhurojë kënaqësi sërish në tokën e kangurëve, në një prej turneve më të lakmuar.

12:19
Qeveria amerikane, pa buxhet. Senati, seancë të jashtëzakonshme

Senati amerikan do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme në përpjekje për t’i dhënë fund bllokimit të buxhetit përpara fillimit të javës së punës, kur mbyllja e shumë shërbimeve federale do të ndihet në mbarë vendin.

12:14
Preshevë, shqiptarët të ndarë

Ragmi Mustafa e ka drejtuar për tre mandate Komunën e Preshevës në jug të Serbisë. Por, zgjedhjet e fundit të parakohshme thotë se i kanë ndarë keq shqiptarët atje. Ai flet për parregullsi dhe ndërhyrje të Beogradit.

11:52
Homazhe për “21 Janarin”, familjarët e viktimave: Presim ende drejtësi!

Më 21 janar 2011, gjatë protestës së thirrur nga opozita socialiste humbën jetën përpara Kryeminstrisë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

11:08
Vetëvendosja voton kandidatin e vetëm për kryetar, Albin Kurtin

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje patën mundësinë këtë të diel të votojnë për kryetarin e ri të partisë. Gara, në fakt as që mund të quhet e tillë. Kandidati i vetëm për kreun e partisë thellësisht të përçarë është themeluesi i saj, Albin Kurti.

08:30
Vlorë, vriten nënë e bir. Autorët dogjën shtëpinë

Dy persona u gjetën të vrarë në Vlorë, në lagjen “1 Maji”. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

E shtunë, 20 Janar 2018
23:06
Ilaçi i të sëmurëve me tumor, Vokshi: Rama nuk i siguroi për 4 vite

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj kryeministrit Rama për sigurimin e ilaçit të quajtur Herceptine për të sëmurët me tumor.

22:52
Reshje dëbore në Kosovë; Bllokohet autobusi me nxënës në Brezovicë

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në Kosovë, ku një autobus me nxënës doli nga rruga dhe qëndroi i bllokuar për disa orë në pikën turistike të Brezovicës.

22:44
Enon apo Islin, me kë do ta vijonte “Wake Up” Ori Nebiaj?!

Në “Shiko kush LUAN” të ftuarit pyeten dhe “detyrohen” që t’u përgjigjen pyetjeve, të cilave do të dëshironin që të mos u përgjigjeshin kurrë.

21:46
Buzët apo trupin?! Ku do që ta puthin Zhaklina…

Gazetarja Zhaklin Lekatari ka qenë pjesë e ekipit të Edi Manushit mbrëmjen e kësaj të shtune në “Shiko kush LUAN”.

21:42
SHBA mbyll qeverinë; S’ka buxhet, ndërpriten shërbimet

Akuzat dhe kundërakuzat janë ndezur pas dështimit të Senatit amerikan në miratimin e buxhetit të ri dhe parandalimit të mbylljes së qeverisë.

21:38
I jepet lamtumira e fundit atdhetarit Jonuz Musliu

Sot në Konçul, i është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliut, i cili u varros sot në varrezat e fshatit.

21:36
‘Pyeongchang 2018’; Dy koretë, delegacion të bashkuar

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut do të prezantohen së bashku në ceremoninë e hapjes së Lojërave Dimërore që do të mbahen në Pyeongchang muajin e ardhshëm.

21:20
Bisedimet shqiptaro-greke, Bushati: Kemi bërë progres. Temat janë publike

Dita e dytë e bisedimeve shqiptaro-greke në Korçë përfundoi siç u zhvillua, në mënyrë hermetike, pa detaje mbi temat konkrete që janë biseduar. Dy ministrat e Jashtëm Bushati dhe Kotzias vizituan muzeun e artit mesjetar në përfundim të së cilës ishte ministri Bushati që dha një deklaratë ku konfirmoi vetëm progresin e bërë.

21:08
Turqia sulmon kurdët, bombardon pozicionet në sirinë veriore

Avionët luftarakë turq kanë sulmuar pozicionet kurde në sirinë veriore, një lëvizje kjo që do të shkaktojë tensione me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

21:04
“Gjurmë Shqiptare”: Kush po i tradhton malësorët?!

Çfarë po ndodh me shqiptarët e Tuzit dhe të gjithë malësisë? Si u mposhtën sërish nga partia në pushtet e Gjukanoviç edhe pse janë shumicë dërrmuese?

20:30
Manchester City rigjen fitoren

Në Premier League, Manchester City e harroi disfatën me Liverpoolin falë suksesit ndaj Newcastle të Rafael Benitez me rezultatin 3-1.

20:19
Kriza e peshëngritjes; Trajneri Zef Kovaçi shpjegon pse sportistët marrin doping

Peshëngritësit dhe trajnerët e këtij sporti, protestuan sot për situatën në të cilën ndodhet Federata e Peshëngritjes. Rezultati pozitiv për përdorim dopingu nga peshëngritësja Romela Begaj ishte lajmi i keq që tronditi nga themelet këtë federatë. Një nga trajnerët më me eksperience i peshëngritjes, Zef Kovaçi tregon për Top Channel arsyet se perse sportistet shqiptare tundohen dhe përdorin doping duke dëmtuar kështu karrierën e tyre, por edhe sportin shqiptar që dikur ka qenë, elitë. 

19:59
Bllokohet rruga, gurët bien në aksin Elbasan-Librazhd

Një masiv shkëmbor ka rënë në shtratin e rrugës Elbasan-Librazhd, fatmirësisht në një moment kur aty nuk po kalonin mjete.

19:38
Javën e ardhshme, temperaturat nën zero edhe në bregdet

Në veri të vendit kanë nisur reshjet e borës, ndonëse nuk janë shfaqur probleme në rrugët nacionale apo ato rurale.

19:06
Moti i keq, probleme në disa akse

Si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, në akset rrugore, në segmente të ndryshme ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, si dhe në disa akse ka prezencë të dëborës.

18:52
Reforma e ujit, Veliaj: Nisim me fushatë ndërgjegjësimi

Nga e hëna nisin 10 ditë fushatë ndërgjegjësimi për pagesën e faturave të prapambetura të ujit të pijshëm dhe lidhjen e kontratave të reja. Ndëshkimet ligjore për abuzuesit nisin nga 1 shkurti dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj edhe si kryetar i shoqatës për Autonomi Vendore, paralajmërimin e parë e ka për bizneset.

18:14
Hakmarrja e hebrenjve, planifikuan vrasjen e 6 milionë gjermanëve

Disa kaseta të vjetra kanë zbuluar detaje të reja të një plani të disa hebrenjve që planifikonin të vrisnin miliona gjermanë duke helmuar furnizimin me ujë të vendit si hakmarrje për Holokaustin.

18:02
“Fast and Furious” spektakël në Londër – FOTO

Prej së mbrëmjes mbrëma ka nisur në Londër spektakël që do të përshkruajë qytetet të ndryshme përreth globit.

17:10
Ndahet nga jeta ciklisti më i shpejtë në botë

Lee Fancourt, i cili mban rekordin si çiklisti më i shpejtë në botë në garën prej 6900 km përmes Europës është ndarë nga jeta në moshën e 40-vjeçare.

16:08
Grumbullohet Kombëtarja U-19, Bogdani publikon listën

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 në futboll do të zhvillojë një grumbullim 4-ditor në qytetin e Elbasanit, duke filluar nga dita e nesërme.

15:51
3 makina përfshihen në aksident pranë Selitës

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Unazën e Re, në zonën pranë mbikalimit të Selitës.

15:15
Digjet shtëpia, shpëtojnë banorët

Një familje në Shkodër mbeti e pastrehë sot pas zjarrit që shpërtheu në shtëpinë e tyre.

15:00
Gjykatat janë në ngërç, KLD “shpik” gjyqtarët fluturues

Prej muajsh Këshilli i Lartë i Drejtësisë po vepron me kompetenca të kufizuara derisa të ngrihen organet e reja, siç është edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

14:58
Polici i drogës në kërkim, Krimet e Rënda vendosin arrest me burg

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrest me burg në mungesë ndaj ish shefit të policisë Julian Balliu, i dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge.

14:08
Ftohet moti, javën e ardhshme temperaturat nën zero

Megjithëse paraditja e të shtunës është shoqëruar me reshje të dendura shiu, temperaturat, sipas Meteoalb janë rritur, me përjashtim të zonave të thella malore ku temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

14:05
Thaçi në Davos, bashkë me liderët e tjerë botërorë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ai francez, Emmanuel Macron, kryeministri i Indisë Narendra Modi, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau dhe liderë të tjerë botërorë do të marrin pjesë në Forumin Botëror më të madh ekonomik që organizohet në Davos të Zvicrës.

13:58
Koalicioni në Gjermani, socialdemokratët para Kongresit

600 delegatë nga partia social demokrate e gjermanisë do të mblidhen në qytetin e bonnit të dielën në kongresin e posacëm të partisë.

13:39
Basha në Vaun e Dejës: Në 27 Janar të marrim fatin tonë në duart tona

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është takuar me banorët e Vaut të Dejës ku bëri përgjegjëse qeverinë për varfërinë dhe humbjen e shpresës tek shumica e shqiptarëve, të cilët nuk kanë më mundësi për të paguar faturat e shtrenjta dhe taksat e rritura.

12:51
SHBA, mbyllet qeveria. Nuk miratohet buxheti në Kongres

Qeveria amerikane ka nisur mbylljen e një pjese të madhe të shërbimeve të saj pasi senati nuk arriti dakord për buxhetin e ri. Një ligj për të financuar qeverinë deri më 16 shkurt nuk mori 60 votat e nevojshme si pasojë e një përplasjeje mbi emigracionin dhe sigurinë e kufirit.

12:48
Një vit Trump, përvjetori i parë me festë në Mar a Lago

Si sot një vit më parë, presidenti amerikan, donald trump, bënte betimin para amerikanëve, me dorën në bibël, se do ti shërbente vendit në mënyrën më të mirë të mundshme.

12:46
Vuçiç në Mitrovicë: Serbia, gjithçka nga vetja për të ruajtur paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka porositur në Kosovë se Serbia do të japë gjithçka nga vetja për ta ruajtur paqen, se do të bëj gjithçka që mospajtimet shumëshekullore me shqiptarët të zgjidhen, që të sigurohet paqe dhe siguri e qëndrueshme për të gjitha familjet serbe dhe shqiptare.

12:16
Ilaçi i të sëmurëve me tumor, Rama: Mjekimet rinisën

Ankesa që mësuesja nga Rrësheni i bëri kryeministrit Rama u bë shkas që me urdhër të tij në spitalin Onkologjik të Tiranës të nisë furnizimi me ilaçin e quajtur Herceptine.

12:03
Eshtrat e ushtarëve grekë, bëhet gati infrastruktura

Ditën kur në Korçë niste raundi i dytë i bisedimeve shqiptaro-greke, në Dragot të Tepelenës niste nga puna montimi i kampit për operacionin e kërkimit, gjetjes dhe rivarrimit të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke dhe është duke përgatitur infrastrukturën teknike në fushën e Dragotit në Tepelenë.

11:57
Bushati-Kotzias në Korçë, të dielën mbyllet takimi 3-ditor

Ka zgjatur katër orë takimi i parë dypalesh mes delegacioneve të nivelit të lartë të Shqipërisë dhe Greqisë në Korçë.

11:50
Korça si “qyteti i samitit”, qytetarët urojnë sukses, por dhe protestë

Fundjavat dimërore në Korçë tërheqin gjithmonë shumë turistë, por këtë herë, qyteti i ftohtë juglindor pret mysafirë të rëndësishëm.

11:43
Kryemadhi: 27 janari nuk është protestë e opozitës, por e ndërgjegjësimit të shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në Elbasan u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 27 janarit. Ajo tha se protesta nuk është për të sjell Europën në Shqipëri, por ta bëjmë Shqipërinë Europë.

11:27
Drita do të shkruajë memorien e kompjuterave

Do të jetë drita ajo që do të shkruajë dhe lexojë të dhënat e memories së kompjuterit të së ardhmes, thotë një studim i publikuar në Nature Nanotechnology.

10:55
Tajlandë, kapet kreu i kontrabandës së kafshëve të mbrojtura

Policia tajlandeze ka vënë në pranga një person që mendohet se është koka e tregtisë së zezë të kafshëve të egra.

10:42
Tre lagje të Tiranës me rrjet të ri ujësjellës-kanalizime

Tre lagje të Tiranës kanë një rrjet të ri furnizimi me ujë të pijshëm, falë sistemimit të bërë nga UKT.

09:50
Të divorcuar, por në një shtëpi. Arrestohet 51-vjeçari

Dhe pse të divorcuar jetojnë në të njëjtën banesë, çka ka shërbyer gjithmonë si burim konflikti.

09:42
Luan Rama: Kryeministri, pazarpropagandë me jetët e qytetarëve

Mëngjesin e sotëm, në faqen e tij në Facebook, kryeminstri Edi Rama postoi një video me mësuesen mirditore që vuan nga kanceri, ku tregon historinë e bashkëqeverisjes me qytetarët.

09:33
Debat për pronësinë e shtëpisë, arrestohet për dhunë në familje 32-vjeçari

Një debat për pronësinë e shtëpisë ka degjenaruar në konflikt mes dy vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori” të Fierit, ku Besmir Lika, 32 vjeç u arrestua për dhunë në familje.

08:12
Interi nuk ndalet në merkato, pas Rafinhës gati edhe anësori i Liverpoolit

Ndonëse në verë i zhgënjeu fansat me merkaton e vakët, Interi duket se po rindez edhe njëherë fantazinë e tyre, në këto ditë të ftohta janari.

08:03
Strategjia e mbrojtjes, SHBA: Terrorizmi, jo më prioritet

Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis tha se konkurrenca mes fuqive të mëdha dhe jo terrorizmi, është tani fokusi i sigurisë kombëtare amerikane.

E premte, 19 Janar 2018
23:53
Zbulimi i tumorit, së shpejti me një analizë gjaku

Shkencëtarët kanë hedhur një hap të madh përpara drejt një prej prioriteteve kryesore të mjekësisë: një analizë universale gjaku për kancerin.

23:34
Stuhia Frederika shkakton kaos në Europë

Kalimi i stuhisë Friederike në Evropë ka shkaktuar kaos. Me erërat që kapën shpejtësinë e 200 km në orë, 12 persona nga të cilët tetë në gjermani, humbën jetën ndërsa pemët u shkulën me rrënjë, kamionët nxirreshin jashtë rruge dhe qindra fluturime u anuluan.

22:47
“The Voice Kids” rrëmben audiencën televizive

Rikthimi i “The Voice” ne ekranin e Top Channel ka qenë shpërthyes. Programi që ka në qendër talentin e fëmijëve ka tërhequr audiencën televizive në Shqipëri në një mbrëmje spektakolare.

21:19
Fëmijët mes shkëmbinjve për të shkuar në shkollë…

Fiks Fare ka risjellë sonte në vëmendje gjendjen e rrugëve në fshatrat e Shqipërisë, konkretisht në tre fshatra të Gramshit, Kukur, Holtas dhe Kabash. Banorët ankohen se prej disa vitesh kanë kërkuar të ndërtohen rrugë për fshatrat e tyre, pasi po rrezikohet jeta e fëmijëve, të cilët janë të detyruar të ecin mes shkëmbinjve për të shkuar në shkollë, po nuk kanë marrë një përgjigje pozitive.

20:53
Rafinha tek Interi, merr fund “telenovela”

Barcelona ka pranuar ofertën e zikaltërve të Inter, duke i thënë “PO” propozimit të tyre për qendërmesfushorin Rafinha, shkruan gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo”.

20:38
Eshtrat e ushtarëve grekë; Bëhet gati infrastruktura për ekspertët që do të gërmojnë

Operacioni i kërkimit, gjetjes dhe rivarrimit të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke është duke përgatitur infrastrukturën teknike në fushën e Dragotit në Tepelenë.

20:19
Takim Rama-Tsipras, dy kryeministrat në një tavolinë në Prill

Ndërsa në Korçë ditën e sotme kanë zhvilluar takime dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Bushati-Kotzias, një takim i një niveli më të lartë pritet të zhvillohet në muajin Prill.

20:00
Tirana i përgjigjet Moskës: I ka keqinterpretuar deklaratat e Ramës

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur me dy mesazhe në Twitter reagimit të Rusisë ndaj deklaratave të Kryeministrit Rama mbi ligjin për gjuhën shqipe në Maqedoni, duke shprehur keqardhje ndaj Moskës.

19:58
Gara për kreun e FSHF, kryebashkiakët kërkojnë të drejtën e votës

Mesnatën e së enjtes është mbyllur afati i dorëzimit të dokumentacioneve për Asamblenë Zgjedhore të Federatës shqiptare të Futbollit. Asambleja do të mbahet më 7 shkurt dhe në garë për postin e presidentit të Federatës janë zyrtarisht 3 kandidatë: Presidenti aktual Armand Duka, i propozuar nga 13 anëtarë, deputeti socialist Bashkim Fino, i propozuar nga 2 anëtarë, Lushnja dhe Flamurtari dhe ish-arbitri, Shpëtim Hala, i propozuar nga Delvina.

19:54
Ndërtuesi i Aeroportit të Vlorës, mediat ndërkombëtare: “Cengiz”, e afërt me presidentin Erdogan

Konsorciumi turk që ka paraqitur ofertën për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës është i njëjti që po ndërton aeroportin më të madh në botë, atë të Stambollit me vlerë 22 miliardë euro. Në krye të tij qëndron Cengiz Construction, e zotëruar nga biznesmeni Mehmet Cengiz.

19:44
Shitet rafineria e Fierit; ARMO mban rafinerinë e Ballshit, bashkë me borxhet

Një grup operatorësh në tregun e karburanteve kanë blerë rafinerinë më të vogël të ARMO-s, atë të Fierit, e vetmja që mund të dalë me fitim për shkak se prodhon bitum, një material shumë i kërkuar në ndërtim. Por kjo shitje nuk ndryshon asgjë te borxhet që ARMO i ka shtetit.

19:38
Refuzon vaksinën, frikë nga autizmi. Doktoreshë Liri Berisha: Vaksina asnjë lidhje me sëmundjen!

Monda Qyshka është mësuese pikture në një institucion privat. Është nënë e katër fëmijëve, dy djem dhe dy vajza. Ajo ka vaksinuar dy fëmijët e parë, të dy djem, por refuzon të vaksinojë vajzat, sepse fajëson vaksinën e fruthit për autizmin e djalit të dytë.

18:45
Kryemadhi: Të bashkohemi në protestën e 27 janarit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e partisë në Njësinë numër 1 në Tiranë.

17:49
Ministria e Jashtme dënon gjuhën e urrejtjes në Manastir

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pasditen e sotme duke shprehur keqardhjen e saj dhe dënuar gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve.

17:21
Terrorizmi, jo më prioritet i SHBA, Mattis: Konkurenca ushtarake me Kinën e Rusinë, parësore

Terrorizmi nuk është më prioriteti i Shteteve të Bashkuara. Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis tha se tashmë prioritet është konkurenca me fuqitë e tjera të mëdha.

16:42
Nis punën Komisioni ad hoc për KLP e KLGJ. PD: Lista, eleminon konkurimin

N/komisioni ad hoc që do të përzgjedhë kandidatët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atë të Prokurorisë, zhvilloi të premten mbledhjen e tij të parë të kostituimit.

15:58
Arta Marku ngre strukturë për inspektimin e prokurorëve

Kryeprokurorja Arta Marku ka urdhëruar ngritjen e Drejtorisë së Inspektimit të Prokurorëve.

15:52
Tre makina përfshihen në një aksident në Tiranë-Durrës

Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në orët e pasdites së të premtes në autostradën Tiranë-Durrës.

15:29
Dopingu në Peshëngritje, jep dorëheqjen presidenti i Federatës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka dhënë dorëheqjen, për shkak të ngjarjeve të fundit, ku nënkampionia e botës Romela Begaj rezultoi pozitive.

15:24
Ruçi, 3 herë mat; hiqen nga rendi i ditës ndryshimet e rregullores

Me kërkesë të opozitës, Kryeparlamentari Ruci hoqi nga rendi i ditës së Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe imunitetit, propozimin e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

15:15
Fruthi, 20 të prekur. Fluks vaksinimesh, edhe ata që kishin refuzuar

Arrin në 20 numri i të prekurve nga virusi i fruthit në vendin tonë. Frika nga fruthi ka rritur fluksin e pridnërve që kërkojnë të vaksinojën fëmijët e tyre, ndonëse më parë kishin deklaruar që nuk do ta bënin.

15:01
Pas Kretës, Kotzias e Bushati tri ditë në Korçë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias mbërriti në orët e pasdites së të premtes në qytetin e Korçës. Ai u prit nga homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati.

14:21
Rita Ora publikon këngën e re

Pas publikimit të këngës “For You”, në bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora tashmë ka publikuar këngën e saj të re “Proud”.

14:09
Dita e “Ujit të bekuar”, Putin sfidon temperaturat e acarta

Vladimir Putin nuk lë rast pa treguar se po sfidon vitet me fizikun e tij, e festën e “Ujit të bekuar” e kremtoi me një zhytje në ujërat e ngrira të liqenit Seliger, rreth 400 km në veri të Moskës, si pjesë e ritualit të krishterë ortodoks që kujton pagëzimin e Jezu Krishtit.

13:56
Historia, të ardhurat e sponsorët, Ferrari mbetet ende në krye

Skuderia italiane nga Maranello, Ferrari vlen më shumë sesa Mercedesi dhe Red Bull së bashku. Ky është përfundimi i një studimi të “Business Camp Sport Consulting”, një agjenci marketingu spanjolle e specializuar në sportet e automobilizmit dhe motorëve.

13:42
Pele humb ndjenjat, shtrohet në spital

Pele, legjenda e futbollit botëror, është shtruar në spital pasi ka humbur ndjenjat në shtëpinë e tij.

13:30
Tri propozime për emrin, fjala “Maqedoni” do të jetë pjesë e zgjidhjes

Propozimet mbi emrin e Maqedonisë, për të cilat u negociua në Nju Jork mes përfaqësuesve dhe ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz, nuk u bënë publike, por kjo mbetet një prej çështjeve kryesore për shtypin maqedonas e atë grek.

13:22
LSI i përgjigjet Lu-së: Kërkesa jonë sipas Komisionit të Venecias

Pas deklaratës së Donald Lu, dhe reagimit të kryeministrit, Edi Rama, Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar përmes kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili.

13:15
Shkresa e PD për Kuvendin: Po kualifikohen të skualifikuarit nga ONM

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku akuzon mazhorancën se po shkel Kushtetutën dhe synon kapjen e drejtësisë.

13:10
Basha: Banditët në burg, jo në qeveri

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në qytetin e Beratit ku ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit.

12:49
Nuk kontrolluan kamionin, arrestohen polici dhe doganieri

Një polic dhe një doganier janë arrestuar pasi nuk kanë bërë kontrollin e një kamioni.

12:07
Naftëtarët përplasen me policinë

Për të dytën ditë radhazi, naftëtarët e uzinës së Ballshit dhe rafinerisë së Fierit protestuan përpara prefekturës për plotësimin e kërkesave të tyre, rifillimi i punës së uzinës dhe pagën e muajit dhjetor.

11:30
Zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm, Lu: Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”.

11:18
Administratorët e pallateve, Veliaj: Procesi mbyllet brenda vitit

Procesi i administratorëve të rinj të pallateve në Tiranë do të mbyllet brenda këtij viti, duke e kthyer kryeqytetin në një model. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj në takimin me administratorët e pallateve dhe ata të 24 njësive administrative.

10:56
Vasili: Rama përdor shëndetin e fëmijëve për ca ditë më shumë në pushtet

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministri Edi Rama se po përdor shëndetin e fëmijëve për të qendruar më shumë në pushtet.

10:53
Hetimet për vrasjen e Ivanoviç, makina e atentatorëve përdorej prej 9 vitesh në Serbi

Vetura e përdorur për vrasjen e Oliver Ivanoviçit ishte blerë në vitin 2017 dhe që prej vitit 2009 ka qenë në Serbi. Këto janë informacionet më të fundit mbi rezultatin e hetimeve të Kosovës rreth veturës së djegur në veri të Kosovës, pas ekzekutimit të politikanit të njohur serb, dhe u bënë publike nga ministri i Brendshëm kosovar, Flamur Sefaj, përmes një postimi në Facebook.

10:41
Ndryshimet e rregullores së Kuvendit hiqen nga rendi i ditës

Këshilli i Rregullores ka hequr nga rendi i ditës ndryshimet në rregullore të propozuara nga Partia Socialiste. Kjo është bërë me kërkesë të Partisë Demokratike.

10:22
Lufta në Ukrainë, Kievi: Rusia, shtet agresor

Parlamenti i Ukrainës miratoi një ligj që i përkufizon zonat në lindje të vendit të kontrolluara nga separatistët prorusë si të pushtuara përkohësisht nga Rusia.

10:11
Operacion antidrogë shqiptaro-italian, sekuestrohen në Leçe 217 kg marijuanë

Operacioni i përbashkët i policisë së Shtetit dhe asaj Italiane ka sekuestruar plot 217 kg marijuanë në zonën e Leçes, teksa janë arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë me banim në Itali.

09:08
Kthehet nga Italia me emër të rremë, arrestohet i dënuari 41-vjeçar

Ishte kthyer nga Italia nën emrin Kristian Deda, por policia arriti të zbulojë që bëhej fjalë për 41-vjeçarin Agron Lleshaj nga Mamurrasi, të dënuar me 18 vite burg, për vjedhje me pasojë vdekjen.

08:49
SHBA, prindërit përbindësha shpallin pafajësinë në gjyq

Prindërit e akuzuar se mbanin lidhur me zinxhirë 13 fëmijët e tyre në shtëpinë e familjes në Kaliforni, u vetëdeklaruan të pafajshëm para gjykatës.