Një vit Trump, përvjetori i parë me festë në Mar a Lago

20/01/2018 12:48

Si sot një vit më parë, presidenti amerikan, donald trump, bënte betimin para amerikanëve, me dorën në bibël, se do ti shërbente vendit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sot, një vit më pas, opinionet se si ai e ka kryer detyrën e tij janë diametralisht të kundërta…Ka nga ata që e mbështesin, por akoma më të shumtë në numër janë zërat kritikë…

Sidoqoftë, ai ka zgjedhur që ta shënojë përvjetorin e parë të inaugurimit të tij të shtunën me një festë në resortin e tij Mar a Lago në Florida, ku biletat fillojnë nga 100 mijë dollarë çifti. Kjo shumë, sipas ftesës, do të shërbejë për të mbuluar darkën dhe një fotografi me presidentin.

Për 250 mijë dollarë, një cift mund të jetë i pranishëm edhe në një tryezë të rrumbullakët. Trump i tha gazetarëve që në nëntor se kishte menduar për një festë, një vit pasi mundi hillari klintonin, por asokohe ai ishte i zënë në turneun në Azi.

ndoshta ky përvjetor i parë nuk është ai që trump do të kish dëshiruar. Ekspertët nuk mundën të gjejnë një arritje të madhe të rëndësishme të tij për gjatë një viti, përvec reformës së taksave të kaluar në kongres, ndërkohë që mbyllja e qeverisë, e lajmëruar pikërisht në ditën e përvjetorit të tij, është një telash më tepër. Për të mos folur për politikën e jashtme, ku shumëkush vlerëson se trump ka shkaktuar kaos dhe telashe.

Top Channel