Barcelona ka pranuar ofertën e zikaltërve të Inter, duke i thënë “PO” propozimit të tyre për qendërmesfushorin Rafinha, shkruan gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo”.

Rafinha do të mbërrijë tek zikaltërit fillimisht në formën e huasë, e më pas me të drejtë blerjeje për shumën prej 38 milionë euro (35+3 milionë euro si bonuse), pagesë që do të bëhet e detyrueshme nëse zikaltërit do të arrijnë të kualifikohen në sezonin e ardhshëm të Champions League.

Më 1 korrik të këtij viti Interi do të ketë të drejta të plota sportive mbi futbollistin, i cili do ta mbajë veshur fanellën zikaltër për 3 sezone e gjysmë, pra deri në qershor të Vitit 2021.

Mesfushori me origjinë braziliane do të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë që ka prodhuar “La Masia”.

Top Channel