Turqia sulmon kurdët, bombardon pozicionet në sirinë veriore

20/01/2018 21:08

Avionët luftarakë turq kanë sulmuar pozicionet kurde në sirinë veriore, një lëvizje kjo që do të shkaktojë tensione me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turqia kërkon të dëbojë luftëtarët kurdë nga rajoni Afrin në Siri, rajon ku që ndodhet në afërsi të kufirit jugor të saj. Ajo i konsideron luftëtarët kurdë një grup terrorist.

Por, këta të fundit, në një masë të madhe, kanë qenë aleatë të shteteve të bashkuara në luftën kundër grupit shteti islamik. Turqia në fakt ka bombarduar zonën prej dy ditësh para se të shpallte fillimin e operacionit ushtarak, të shtunën. Rusia, një figurë ushtarake kyçe në rajon, thotë se është e shqetësuar nga zhvillimi dhe ka mobilizuar disa prej trupave të saj në rajon.

Zyrtarët thanë më herët sidoqoftë se Moska nuk do të ndërhynte në konflikt. Departamenti amerikan i shtetit ka bërë ndërkohë apel për qetësi. “Ne nuk besojmë se një operacion ushtarak i shërben kauzës së stabilitetit rajonal, stabilitetit të Sirisë ose shqetësimeve të Turqisë për sigurinë e kufijve të saj”, thuhej në një deklaratë.

Vetë Siria kishte paralajmëruar më herët kundër ndonjë operacioni dhe kishte thënë se do të rrëzonte avionët turq. Mediat turke raportojnë se sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson, i ka telefonuar ministrit të jashtëm Mevlut Cavusoglu pas fillimit të operacionit anti-terror të Turqisë në Afrin, por nuk jepen detaje të mëtejshme.

Top Channel