E martë, 23 Janar 2018
15:16
Në burg, pas divorcit dhunonte ish bashkëshorten në sytë të fëmijëve

Dhuna ndaj grave, nuk është një fenomen vetëm brenda familjes, por vazhdon edhe pas ndarjes së çiftit.

15:06
Aeroporti i Vlorës, qeveria do garantojë nga buxheti fitimet e turqve

Qeveria ka hartuar me shpejtësi një projektligj, i cili autorizon ministrinë e Financave dhe atë të Infrastrukturës të nisin negociatat me konsorciumin turk që ka paraqitur ofertë për ndërtimin e aerportit të Vlorës.

15:04
Kriza kaloi, KESH në dy javë fitoi 2.8 milionë euro

Pas situatës së vështirë financiare që shkaktoi kriza hidrike e vitit të kaluar, kompanitë publike të energjisë duket po përjetojnë një moment të mirë. Korporata elektroenergjetike shqiptare arkëtoi 2.86 milionë euro nga shitja e energjisë në eksport për dy javët në vijim.

15:02
OSHEE, monopol në treg. Sekretariati i Energjisë në Vienë hap çështje ndaj Shqipërisë

Shqipëria duhet ta kishte ndarë ligjërisht OSHEE-në në dy pjesë, në pjesën teknike të rrjetit dhe pjesën tregtare, që merret me furnizmin e konsumatorëve.

14:57
“Magjia e Gramafonit”, në muze disqet me zërin e Nolit dhe sazet e Përmetit

Të dëgjosh sot Sazet e Përmetit, është domethënëse jo vetëm për nostalgjikët e kësaj muzike. Por për të gjithë ata që e duan gramafonin e viteve 20 dhe këngët të po atyre viteve.

14:54
Vasili: Ndjekje penale për Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit

LSI i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të nis procesim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj.

14:52
Belgët në alarm, zhduket një kamion me kimikate

Një kamion që besohet se transporton 34 000 litra kimikate u vodh në Belgjikë. Kamioni u zhduk në qytetin Zedelgem, në afërsi të portit belg të Ostend të shtunën.

13:59
Fox kërkon Sky, dëm pluralitetit mediatik

Blerja e Sky nga kompania Fox nuk është në interesin publik përsa i takon pluralitetit të mediave. Kështu u shpreh Autoriteti Britanik i Konkurrencës dhe tregjeve, sipas të cilit nëse shitje kryhet siç është planifikuar, familja Murdoch do të kishte kontroll të tepruar të organizatave mediatike në Mbretërinë e Bashkuar.

13:54
Krimi kibernetik, 130 miliardë dollarë u vodhën në 2017

Hakerat apo piratët kibernetike vodhën 130 miliard dollarë nga konsumatorët vetëm gjatë vitit 2017, 4.6 miliard vetëm nga përdoruesit britanikë të internetit.

13:30
Nadal dëmtohet dhe tërhiqet nga Australian Open

Vazhdojnë suprizat në Australian Open: Rafael Nadal, numri një i botës dhe finalist i vitit të shkuar është i detyrar të tërhiqet nga aktiviteti.

13:20
Protestë dhe për ekonominë, Basha: 290 mijë shqiptarë, në mjerim absolut

Lulzim Basha vijon turin e takimeve për përgatitjen e protestës së 27 janarit. Por ajo që u paralajmërua si një protestë në emër të drejtësisë së pavarur, por i lë vend gjithmonë e më shumë argumenteve ekonomikë të zotit Basha, që mesa duket janë më të ndjeshëm për të mobilizuar masat.

13:05
Subvencione për peshkimin, 20 lekë për çdo kg sardele dhe açuge

Kryeministri Edi Rama është takuar në Durrës me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha dhe Vlora për kthimin e portit në një port të mirëfilltë për peshkatarët.

13:04
Vota e emigrantëve, Majko: Shpresa per kompromis, Rama dhe Basha me përvoja migracioni

Ministri pa portofol Pandeli Majko, që merret me çështjet e diasporës, i ka bërë thirrje sot përvojave të migracionit të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të gjetur dakordësine e tyre për votën e emigrantëve.

12:51
Di Maria: Argjentina favorite për të fituar Botërorin

Angel Di Maria nuk e fsheh ambicien e tij përsa i përket Botërorit të vitit 2018. Futbollisti argjentinas, që aktualisht është pjesë e PSG nuk ka shfaqur as dyshimin më të vogël se bardhekaltrit janë favoritë për triumfin final në ngjarjen më të rëndësishme futbollistike që do të zhvillohet pas 5 muajsh në Rusi.

12:33
Reforma e ujit, Gjiknuri: Shkëmbim të dhënash me tatimet për debitorët

Nga Elbasani ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i bëri të ditur se aksioni i ujit do të nisë nga bizneset, ku do të ketë shkëmbime të dhënash me tatimet për konsumatorët debitor të ujit.

12:18
Çernobili, fantazma e Luftës së Ftohtë (FOTO)

Një fotograf ka kapur foto të mbetjeve të një sistemi zbulimi raketor sovjetik, që ndodhet në zonën e përjashtimit në Çernobil.

12:06
Gjelbërimi i Tiranës. Janë mbjellë 82 mijë pemë të reja

82 mijë pemë të reja janë mbjellë deri tani në Tiranë, ndërkohë që mbeten edhe 18 mijë të tjera deri në 21 mars, kur është edhe Dita Ndërkombëtare e Pyjeve dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës ka premtuar të thyejë rekord me mbjelljen e 100 mijë pemëve.

12:05
Rikthimi i Berluskonit; Lideri i “Forza Italia” kërkon mbështetje në Bruksel

Ish-kryeministri dhe lideri i Forza Italia-s, Silvio Berluskoni, vizitoi Brukselin me sytë nga një rikthim i mundshëm politik pas zgjedhjeve të përgjithshme të marsit në Itali.

11:45
Gojkoviç e Belica, përforcimet e fundit të Partizanit

Partizani forcon repartin e mbrojtjes në merkaton e janarit. Klubi kryeqytetas zyrtarizoi blerjen 2 mbrojtësve në 24 orët e fundit.

11:41
Vota e emigrantëve, Xhafaj: Identifikim të vendndodhjes

Për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj është momenti që të vendoset sistemi që mundëson ushtrimin e të drejtë së votës për emigrantët ku ata janë pasi ligji aktual lejon vetëm ushtrimin e të drejtës duke u paraqitur në vendin e votimit.

11:31
Alarm për cunam në Alaskë, shkak tërmeti me magnitudë 7,9

Një alarm për cunami është lëshuar pasi një tërmet me fuqi 7.9 ballë është regjistruar pranë brigjeve të Alaskës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

11:27
“Çdo pallat, 5 pemë”, banorët i përgjigjen nismës

Nisma për gjelbërimin ka nisur të shtrihet në të gjithë Tiranën. Pjesë e kësaj nisme nuk është më vetëm Bashkia e Tiranës, por edhe administratorë pallatesh apo edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë vendosur që gëzimet apo ditët e tyre të veçanta ti përjetësojnë duke mbjellë një pemë.

11:22
Memushaj pranon marrëveshjen, një hap larg Barit

Nga sa shkruan sportmediaset futbollisti shqiptar ka pranuar ofertën e Barit dhe tashmë pret vetëm “ok” përfundimtar të Beneventos.

11:01
Arsene Wenger do me çdo kusht Aubameyang

Vijon presioni që Arsenal po ushtron për të bërë të sajin Aubameyang.

10:52
Eder drejt Anglisë, zikaltrit mendjen tek Sturridge

Mbrëmjen e së hënës në Milano ka mbërritur Dougie Freedman, i dërguari i Crystal Palace për të përmbyllur marrëveshjen për blerjen e sulmuesit të Inter, italo-brazilianit Eder.

10:37
“Amerika e para”, Trump shton tarifa për mallrat e importit

SHBA ka miratuar tarifat e shumë diskutuara mbi lavatriçet e importuara dhe panelet diellore. Lëvizja është në një linjë me politikën tregtare të presidentit Trump, “Amerika e Para”, që synon të mbrojë prodhuesit lokalë nga konkurrenca e huaj.

10:27
Pelikani “gangster”, me thikë në shpatull – VIDEO

Një pelikani është dalluar më tepër nga të tjerët, teksa kalon pranë një lumi me një thikë të madhe të ngulur në shpatull.

10:17
Athinë, vetëvritet një 42-vjeçar shqiptar. Mister arsyet

Një shqiptar 42 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin grek, Athinë, pasi u hodh nga kati i pestë i një hoteli ne sheshin Omonia.

10:00
Tenton t’i shpëtojë policisë, përplas makinën e vjedhur – VIDEO

Ky është momenti që një adoleshent përpiqet të shmangë policinë duke shkatërruar një makinë të vjedhur duke e përplasur me makina të tjera në një orvatje për t’i shpëtuar arrestimit.

09:46
56 paqeruajtës të vrarë në 2017-ën, rekord i 20 viteve të fundit

Të paktën 56 paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në vitin 2017 – shifra më e lartë brenda një viti prej 1994-s.

09:41
Hapet qeveria amerikane, republikanët premtojnë debat për emigrantët

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane ka përfunduar pasi republikanët dhe demokratët votuan ligjin për financimin e përkohshëm. Lidershipi demokrat ra dakord të mbështesë ligjin pasi iu premtua nga republikanët një debat në ditët e ardhshme për emigrantët e rinj të paligjshëm.

09:33
Elbasan, përplaset me makinë një 14-vjeçare

Një vajzë e mitur është aksidentuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas, e më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

09:29
Kevin Spacey, miliona dollarë dëme për Netflix

Netflix ka humbur dhjetëra e miliona dollarë për shkak të Kevin Spacey. Rrjeti tha se kishte marrë një faturë të papritur prej 39 milionë dollarësh për përmbajtje me të cilën ai kishte vendosur të mos dilte në transmetim.

09:23
I sëmurë me Parkinson, këngëtari anulon koncertet

Këngëtari Neil Diamond ka lajmëruar se do të tërhiqet nga turet pas diagnostifikimit kohët e fundit me sëmundjen e Parkinsonit.

09:18
Shigjetari, shenja me fat për sot

Entuziazmi juaj sot shkëlqen me shikimin tuaj. Hëna e bën ditën magjike dhe ju lejon të shprehni dëshirat që mund të realizohen shumë shpejt.

09:09
Vasili: Rama asgjëson ONM. Vllahutin dhe Lu, reagoni

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj qëndrimit të mazhorancës për vijimin e reformës në Drejtësi, duke theksuar se kryeministri Rama po asgjëson ONM, i ka bërë thirrje përfaqësuesve të SHBA deh BE në Shqipëri që të reagojnë

08:56
Zhvarroset, murgu shfaqet i buzëqeshur – FOTO

Këto pamje të pabesueshme tregojnë një murg budist që mbante një buzëqeshje në fytyrën e tij pasi trupi i tij u zhvarros nga pasuesit e tij dy muaj pasi vdiq.

08:19
Shpërthim në Lushnjë, eksploziv makinës së 20-vjeçarit

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur mesnatën e sotme qytetin e Lushnjes.

E hënë, 22 Janar 2018
23:38
Senati voton pro financimit të qeverisë në SHBA, pritet rihapja

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane pritet të përfundojë, pasi republikanët dhe demokratët në senat votuan për aprovimin e projektligjit për financimin e përkohshëm të saj.

22:54
Premier League, Liverpool humb ndaj skuadrës së fundit në renditje

Liverpool është mundur nga skuadra e vendit të fundit në renditje në javën e 24 të Premier League.

22:41
Seria A, Juventusi nuk i ndahet Napolit

Rezultat maksimal me sforco minimale për Juventusin, që mund 1-0 Genoan dhe qëndron një pikë pas Napolit kryesues.

22:16
Daçiç: Dialogu me Kosovën, pasi të zbardhet vrasja

Beogradi është i përkushtuar për dialogun me Prishtinën, por bisedimet do të vazhdojnë vetëm pasi pala serbe të marrë informacione konkrete lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

21:14
“Europiani”, Rumania e Gjeorgjia “zëvendësojnë” Shqipërinë

Rasti i dopingut dhe tërheqja nga organizimi i kampionatit europian të peshëngritjes në Shqipëri ka shqetësuar edhe Federatën Ndërkombëtare të Peshëngritjes.

20:52
Tavëll e bilardo në orar të punës, pacientët presin; Fiks Fare denoncon mjekun

Fiks Fare ka denoncuar mbrëmjen e së hënës sesi një mjek i Qendrës Shëndetësore në Orikum, gjatë orarit zyrtar të punës, rri në lokal, duke mbajtur pranë edhe ambulancën.

20:46
Iu refuzua azili, rikthehen vullnetarisht nga Franca 130 shqiptarë

130 shtetas shqiptarë, të cilëve autoritetet franceze u kishin mohuar kërkesat për azil, u riatdhesuan vullnetarisht këtë të hënë.

20:13
Historike: VAR-i do të përdoret për herë të parë në një Botëror

Botërori i futbollit që do të zhvillohet në Rusi këtë vit do të ketë në çdo fushë të fazës finale edhe sistemin e diskutueshëm të teknologjisë VAR, që është testuar anembanë globit.

19:55
Fino i quajti “organizata kriminale”, reagojnë shoqatat e FSHF-së

Shoqatat e futbollit, si Shoqata e Mjekëve Sportivë, ajo e Trajnerëve apo e Arbitrave, që janë anëtare me të drejtë vote të Federatës, janë cilësuar nga deputeti socialist Bashkim Fino, kandidat për kreun e Federatës, si organizata kriminale.

19:48
Dështon reforma në energji, BB: Nuk u reduktuan humbjet

Banka Boterore thotë se reforma në energji nuk arriti objektivat e uljes se humbjeve të energjisë në rrjet, ndaj i sugjeron qeverisë rishikimin e planit për rimëkëmbjen financiare të sektorit energjitik.

18:59
KLGj e KLP, asnjë kandidat nuk siguron 4 vota në Komision, caktohen me short

N/komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nuk arriti të zgjedhë me shumicë të cilësuar votash kandidatët që do t’i dërgohen seancës plenare.

15:37
Dopingu në Peshëngritje, Shqipërisë i hiqet organizimi i Europianit

Si të mos mjaftonte rasti i fundit i dopingut, që rrezikon ta lërë Shqipërinë për një kohë të gjatë larg aktiviteteve ndërkombëtare, vendit tonë i hiqet mundësia edhe për të organizuar një turne elitar si Europiani i të rriturve.

15:19
Rruga e shkatërruar, shembja izoloi zonën Labinot Mal

Rruga që lidh Labinotin Mal dhe disa fshatra të tij me Elbasanin u shemb 2 vjet më parë për shkak të rrëshqitjeve të tokës ndërsa në atë kohë Emergjencat Civile bllokuan lëvizjen për shkak të rrezikshmërisë.

15:08
“CEZ”, kërkesat procedurale po e shtyjnë prej 9 muajsh

Ish drejtuesit e CEZ-it në Shqipëri, Josef Hejsek dhe Jan Ivan, të akuzuar për mashtrime me pasoja të rënda, duket se e kanë marrë peng procesin penal që po zhvillohet ndaj tyre në gjykatën e Tiranës.

15:06
Masakrimi i nënës dhe djalit, policia pyet të afërmit

“Rreth orës 11 .30 minuta e lashë tim shoq dhe vjehrrën duke parë televizor dhe kalova në dhomën tjetër për të fjetur. Nuk kam dëgjuar asgjë. Ndoshta nga ora 4 e mëngjesit më zgjoi një si zhurmë, pashë tym e flakë dhe thirra menjëherë komshinjtë për ndihmë”.

14:43
Lamtumirë Ariela! Autori i vrasjes në koma

Eshtë përcjellë sot për në banesën e fundit studentja Ariela Murati, që u qëllua me pistoletë një ditë më parë në Tiranë nga një i ri, që dyshohet se kërkonte të lidhej me të. Dhimbja është e thellë edhe në fakultetin e drejtësisë ku Ariela studionte. Kurse autori i vrajes, që qëlloi më pas edhe veten, ndodhet në spital në koma.

14:28
Protesta e 27 janarit, Basha në Korçë: T’i japim fund qeverisjes me dy standarde

Kryetari i Partisë Demokratike ftoi shqiptarët të bëhen pjesë e protestës më 27 janar për t’i dhënë fund qeverisjes me dy standarde, që favorizon klientët dhe bandat që e mbajnë në pushtet dhe ngarkon me taksa qytetarët. Lulzim Basha tha në Korçë se pasoja kryesore e blerjes së zgjedhjeve dhe bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, është varfërimi i shqiptarëve dhe pasiguria për të ardhmen.

14:02
Nënkomisioni ad hoc, debat për emrat në listën e kandidatëve

Lista e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për KLGJ dhe KLP është bërë objekt debati në nënkomisionin ad hoc për përzgjedhjen e tyre.

13:51
Sanchez në telashe; Studentja: Më ofroi 1000 paund për seks

Deklaratat e Paulina Sobierajska, mund ta fusin në telashe sulmuesin e Arsenal, Alexis Sanchez.

13:50
Instagram tregon kur keni hyrë për herë të fundit

Instagram merr shkas nga WhatsApp dhe Messenger, të gjitha aplikacione në pronësi të Facebook, dhe tashmë do të tregojë orën se kur miqtë kanë përdorur aplikacionin për herë të fundit.

13:44
Apple mund të heqë iPhone X

iPhone X, smartphone inovativ me të cilin Apple festoi 10-vjetorin e telefonit, po regjistron shitje shumë poshtë pritshmërive, dhe për këtë Apple mund të heqë në vjeshtë pajisjen nga katalogu i saj.

13:39
Arrestohen 4 punonjës të pikave kufitare

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka vënë në pranga 4 punonjës të policisë kufitare, për korrupsion dhe kontrabandë.

12:45
Paloka: Naftëtarët duan punë e paga, Rama u thotë të bëjnë statusin

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar në Facebook pas konferencës së kryeministrit Edi Rama me naftëtarët.

12:23
Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, Kuvendi ia lë përgjegjësinë qeverisë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ia dërgoi qeverisë projektligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në qeveri, duke avancuar kështu iniciativën e shumëkundërshtuar nga ndërkombëtarët, e cila mund t’i dëmtojë ndjeshëm marrëdhëniet me ta.

12:22
225 milionë euro për Kane, Tottenham refuzon ofertën

Interesi i Realit të Madridit për Harry Kane dihet tashmë, por në Angli askush nuk e sheh sulmuesin larg Tottenhamit. E Përjavshmja Times ishte ajo që foli këtë radhë për presionin e madrilenëve, të cilat sipas saj kanë bërë një ofertë rekord për Kane, mbi 225 milionë Euro, por që drejtuesit e klubit londinez e kanë refuzuar menjëherë.

12:16
Rivaliteti ushtarak, britanikët: Rrezikojmë të mbetemi pas Rusisë

“Pa një nivel më të lartë investimesh, forcat ushtarake britanike rrezikojnë të mbeten një hap prapa Rusisë”, paralajmëron shefi i Shtabit, gjeneral Sir Nick Carter.

12:13
Droga nga Shqipëria në Greqi, 9.3 tonë hashash gjatë vitit 2017

Autoritet policore greke të rajonit të Epirit, zona kufitare me Shqipërinë, njoftuan se gjatë vitit 2017 kanë sekuestruar më shumë se 9 tonë kanabis.

12:01
Kërkimet për eshtrat e grekëve, Athina përshëndet gërmimet në Dragot

Athina ka përshëndetur nisjen e gërmimeve për gjetjen e eshtrave të të rënëve grekë në Luftën e Dytë botërore, proces i cili nis këtë të hënë në Dragot të Tepelenës.

12:01
Kërkimet për ushtarët grekë, fillon puna në fushën e Dragotit

Puna për zhvarrimin e ushtareve greke filloi mesditën e së hënës në praninë e ekspertëve shqiptarë dhe grekë. Ekipet përbëhen nga mjekë, ekspertë të historisë, antropologjisë dhe juristë.

12:00
Tiranë, arrestohet hajdutët e makinave dhe telefonëve

Tre persona janë vënë në pranga për vjedhje në kryeqytet, kryesisht vjedhje aksesorësh automjetesh dhe telefonash.

11:57
Meta në Kosovë: Duhen zgjidhje të mençura për shtetin

Kreu i Shtetit Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës kosovare të gjejnë zgjidhje të mençura për të përafruar vendin me integrimin europiane.

11:50
Grindje mes të rinjsh, plagoset një nxënëse në “Eqerem Çabej”

Një grindje mes të rinjve në shkollën “Eqerem Çabej”, ka përfunduar me plagosjen e një nxënëseje.

11:38
Rreziku nga Peniani, stërvitje në rast sulmi në Tokio

Kryeqyteti japonez ka zhvilluar për të parën herë një stërvitje për evakuim, në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut.

11:32
Raporti i “Oxfam”, të pasurit gjithnjë e më të pasur

“Të pasurit, gjithnjë e më të pasur. Të varfërit, gjithnjë e më të varfër”. Ky është alarmi i lëshuar nga “Oxfam” mbi pabarazinë në botë.

11:22
Çështja “Tahiri”, zgjatet afati i hetimeve

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur afatin për veprime të mëtejshme hetimore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

11:11
Rama: Punësimi, problemi kryesor. Nuk duhet anashkaluar

Punësimi ka qenë një nga temat kryesore në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku sipas burimeve për Top Channel, kryeministri Rama u ka bërë thirrje deputetëve se duhet bërë kujdes në përzgjedhje.

11:01
Shakira rrezikon dy vite burg, akuzohet për evazion fiskal

Dhjetëra miliona euro evazion fiskal në 4 vite. Këtë radhë, ajo që nuk ka paguar atë që i detyrohet arkave të Madridit është këngëtarja kolumbiane Shakira, bashkëshorte e futbollistit katalanas Gerard Pique, që akuzohet për mashtrim nga Agjencia e Tatimeve për periudhën nga viti 2011 në 2014-n.

10:55
Në koalicion me Merkel? Schulz: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje

Pas një debati të zgjatur dhe pasigurisë që mbizotëroi deri në minutën e fundit, Kongresi i socialdemokratëve gjermanë i dha “dritën jeshile” pjesëmarrjes në bisedimet e koalicionit të ri qeveritar me konservatorët e Angela Merkelit, gjë që do t’i japë fund ngërçit politik të vendit.

10:46
Mbyllja e qeverisë amerikane, ende s’ka një marrëveshje të re

Qindra mijëra punëtorë federalë në Shtetet e Bashkuara nuk ishin në gjendje të paraqiteshin në punë të hënën, ndërsa Senati amerikan lufton për të gjetur një zgjidhje, e cila t’i japë fund mbylljes së qeverisë.

10:41
Dhuna në Meksikë, 29 mijë vrasje në 1 vit

Meksika ka regjistruar më shumë se 29 mijë vrasje në 2017, shifra më e lartë vjetore kjo në dekada. Vendi, përballet prej vitesh me dhunë ndërsa shteti është angazhuar në luftë me kartelet që janë ndarë tashmë në banda më të vogla dhe më të etura për gjak.

10:35
Kessie, i “rilindur” nga Gattuso

Duket se Rino Gattoso ka gjetur pasardhësin e tij tek Milani, Frank Kessie, të cilin po e përgatit në mënyrën më të mirë të mundshme.

10:20
Bie në humnerë, humb jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht mesnatën e dielës, pasi ka rënë nga njëlartësi 30-40 metra.

10:17
Berlusconi: Nuk i ndjek më ndeshjet e Milanit

Ish-presidenti i Milani, Silvio Berlusconi ka shpjeguar se stili i lojës së Milanit, sipas tij, nuk është i suksesshëm, por as edhe i bukur, çka ka bërë që ai të mos i ndjekë më ndeshjet e kuqezinjve.

09:58
Bashkia e Tiranës nis fushatën për pagesën e ujit

Bashkia e Tiranës po merr masa për mbledhjen e pagesave të konsumatorëve debitorë ndaj ujësjellësit, krahas investimeve për rehabilitimin e rrjetit.

09:51
Digjet shtëpia, në gjendje të rëndë 70-vjeçari

Një 70-vjeçar është plagosur rëndë si pasojë e zjarrit që ra në banesën ku jeton. Njoftimi paraprak bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit në Shijak.

09:31
Rikthehet dielli, por temperaturat mbeten të ulta

Moti i keq, me shira dhe koha e vrenjtur duket se kanë ikur bashkë me fundjavën që lamë pas, por temperaturat do të vijojnë të mbeten të ulëta, karakteristikë për sezonin e dimrit.

09:14
Florjan Bino bën Shakohoxhën në San Siro – VIDEO

Imitimet e tij janë pothuaj perfekte, por një prej atyre që qëndron në faqet e para te katalogut artistik është imitimi i Shakohoxhës.

09:13
E mbyti i shoqi, policia vë në pranga bashkëpunëtorin pas dy vitesh

Kanë qenë shenjat e gishtave në trupin e viktimës që kanë çuar në arrestimin e 35-vjeçarit Fatjon Karmeshtna.

08:48
Vrasja e 21-vjeçares, ministrja Gjonaj: Të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një statusi në “Twitter” ka dënuar vrasjen e një dite më parë në kryeqytet të një 21-vjeçareje nga Fieri, studente në Drejtësi.

08:38
Të blesh pa kuletë e kasierë, “Amazon” hap supermarketin biometrik

Në një lëvizje që pritet të revolucionarizojë të gjithë mënyrën sesi kryhen blerjet, “Amazon” çeli supermarketin e saj të parë pa staf dhe kasierë.

08:30
Kreu i Vetëvendosjes, rizgjidhet me 99% të votave Albin Kurti

Albin Kurti, kandidati i vetëm në garën për kreun e Vetëvendosjes, u rizgjodh në krye të saj me gati 99% të votave. Vetëm një për qind e aktivistëve të kësaj force politike u deklaruan kundër themeluesit të saj, e madje edhe më pak abstenuan.

08:10
Reshjet, përmbytet Durrësi

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej rrugëve të qytetit bregdetar të Durrësit. Mbrëmjen e së dielës në ndihmë të banorëve dhe bizneseve të rrezikuara nga uji është angazhuar shërbimi zjarrfikës.

E diel, 21 Janar 2018
23:07
95 minuta dhe një karton i kuq, PSG bie në Lion

U deshën 95 minuta lojë dhe një lojtar më pak që Lioni t’i shkaktonte humbjen e dytë në Ligë 1, PSG-së.

22:50
Barcelona “vret” kampionatin, Betis shkatërrohet për 10 minuta

Gara për titullin në Spanjë është thuajse e mbyllur. Barcelona bën detyrën dhe thellon sërish diferencën me ndjekësin më të afërt.

22:48
Interi “mbron” zonën Champions, në San Siro s’ka fitues

Interi dhe Roma kanë ndarë nga një pikë, që ashtu siç erdhi rrjedha e lojës u përshtatet me shumë zikaltërve.

21:43
SPD pranon bisedimet formale me Merkelin

Socialdemokratët gjermanë i dhanë dritën jeshile hapjes së negociatave formale me konservatorët e kancelares Angela Merkel për formimin e qeverisë së re.

20:55
Kim dërgon ish të dashurën për “spiunim” në Korenë e Jugut

Delegacioni i Koresë së Veriut që do të mbikëqyrë kushtet ku do të qëndrojë ekipi olimpik i Penianit për lojërat dimërore në Korenë e Jugut drejtohej nga një emër i njohur për jugorët dhe për pjesën tjetër të botës.

19:46
Demostrata e 21 Janarit, si e trajtoi politika dhe çfarë ndodhi me aktorët kryesorë?

Gjatë kohës që ishte në opozitë, Partia Socialiste e quajti vrasjen e protestuesve një krim shtetëror, duke akuzuar drejtpërdrejtë ish-Kryeministrin Sali Berisha. Kurse Sali Berisha ka akuzuar gjithmonë Edi Ramën, si shkaktarin e dhunës. Por si ndodhi 21 Janari dhe cilat ishin pasojat për politikën shqiptare?

19:08
Kryetari i Vetëvendosjes, mbyllen qendrat e votimit

Lëvizja Vetëvendosje lajmëroi se u mbyllën qendrat e votimit në të gjithë Kosovën, si pjesë e zgjedhjeve partiake për të vendosur se cili do të jetë kryetari i ardhshëm i kësaj force politike.

16:26
Zyra e Ndihmës Ligjore, në ndihmë të qytetarëve për çështjet juridike

Shaban Canaj përfaqëson 18 banorë të një pallati, në të cilin njëri prej tyre ka ndërhyrë në objekt duke kryer punime, që sipas tij kanë prekur sigurinë e ndërtesës.

16:22
Ivanka këshilltare e të atit, kryediplomati gjerman: Formë nepotizmi, tek ne as imagjinohet

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka thënë me zë ndoshta atë që shumë kolegë të tij e mendojnë.

15:56
Ndarja nga jeta e Jonuz Musliut, Basha: Humbje e madhe për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjes së Jonuz Musliut, i ndarë nga jeta së fundmi.