Partizani forcon repartin e mbrojtjes në merkaton e janarit. Klubi kryeqytetas zyrtarizoi blerjen 2 mbrojtësve në 24 orët e fundit.

Bëhet fjalë për Egzon Belicën dhe Renato Gojkoviç. Belica, 27 vjeç që ishte pjesë e skuadrës edhe gjatë fazës përgatitore në Antalia, firmosi këtë të hënë me 15 herë kampionët e Shqipërisë një kontratë për 1 vit e gjysmë për të bërë më pas edhe prezantimin e tij.

Ndërsa 22 vjeçari Boshnjak, Gojkoviç ka firmosur me të “Kuqtë” për 2 vjet e gjysmë dhe tashmë i është bashkuar skuadrës.

Gojkovic dhe Belica pasuan dy blerjet e tjera që Partizani bëri në fund të vitit 2017; Esat Malën dhe Bruno Telushin.

Të premten rikthehen ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe Partizani ka një përballje të vështirë atë me Flamurtarin e vendit të dytë.

Top Channel