Foto ilustruese

Një 70-vjeçar është plagosur rëndë si pasojë e zjarrit që ra në banesën ku jeton. Njoftimi paraprak bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit në Shijak.

H.SH, 70 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë, kishte lënë ndezur një qiri e për pasojë është djegur e gjithë shtëpia e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel